Plazhi i Velipojës
Plazhi i Velipojës është një plazh i cili ndodhet në bregdetin e fushës me të njëjtin emër, në anën e majtë të grykës së lumit të Bunës, 22 km në jugperëndim të qytetit të Shkodrës, në Shqipëri. [1] [2]
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Plazhi ka një gjatësi prej rreth 4 km, (nga grykëderdhja e Bunës deri në Lagunën e Vilunit), me një gjerësi mesatare prej rreth 200 metrash, sipërfaqja e përgjithshme e plazhit sillet rreth 80 ha, me një kapacitet prej 130 mijë pushues. Deti është i cekët dhe thellësia rritet gradualisht. Plazhi është i rrethuar nga një pyll pishash, drunj fletorë dhe shkurre përherë të gjelbra. Plazhi i Velipojës ka një infrastrukturë relativisht të zhvilluar. Klima në zonë është e butë. Temperatura mesatare vjetore sillet rreth 16 ° C. Muaji më i ngrohtë është korriku, kur temperatura mesatare është 29 ° C, dhe më i ftohti është janari, me 4 ° C. Reshjet mesatare vjetore janë 1 792 milimetra. Muaji me më së shumti të reshura atmosferike është shkurti, me një mesatare prej 220 mm reshjesh, dhe më i thati është gushti, me 41 mm reshje. [3] [4]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Lafe, Emil, red. (2009). "Fjalor enciklopedik shqiptar". (Encyclopedic Dictionary of Albania). Vëll. 3. Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë. fq. 2869. ISBN 9789995610326. OCLC 426069353.
- ^ Plazhi i Velipojës sa GeoNames.Org (cc-by); post updated 31-03-2005; download sa 14-11-2015
- ^ Gloyer, Gillian (2012). Albania (në anglisht). Bradt Travel Guides. fq. 193. ISBN 978-1-84162-387-0.
- ^ Tibor, Dienes (2017) Albánia: Útikönyv. 4. kiadás. Budapest: Hibernia. Varázslatos Tájak, p. 163 - 199. ISBN 9789637617638