Jump to content

Portal:Ngjarjet e tanishme/26 Gusht 2006

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
26 gusht 2006 : E shtunë redaktoni historiku
Spanja ka mposhtur Serbinë dhe Malin e Zi, kampion aktual i botës në basketboll, të shtunën në Seitama 87:75, në kuadër të ndeshjeve të 1/8 të finales së kampionatit të 15-të të basketbollit i cili po mbahet në Japoni
85 persona kanë humbur jetën nga vërshimet e mëdha që në dy ditët e fundit kanë kapluar shtetin Raxhastan në veriperëndim të Indisë, bëjnë të ditur të shtunën mediat vendore
Të paktën 17 persona kanë vdekur dhe 33 të tjerë janë lënduar në një aksident komunikacioni që ka ndodhur të shtunën në Kinë, me rastin e ndeshjes së një autobusi me një kamion
Kuvendi i Maqedonisë po vazhdon punimet pas pauzës së rregullt një orëshe për drekë debatin për zgjedhjen e qeverisë së re pasi që shumica e deputetëve votuan që mbledhja të vazhdojë edhe pas orës 17:00 deri në votimin e përbërjes së re qeveritare.
Së paku 24 udhëtarë kanë humbur jetën të shtunën kur një autobus është rrotulluar në autostradën në pjesën veriore të Iranit
Ministri i Mbrojtjes së Austrisë, Gunter Plater, do të vizitojë të martën trupat austriake që shërbejnë në misionin paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë, të stacionuar në komunën e Therandës, ndërsa ai do marrë pjesë edhe në përurimin e një qumështore në Therandë, njofton të shtunën zyra për informim e Task Forcës Shumëkombëshe të Jugut me seli në Prizren.
Presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski, tha të shtunën se nuk është e njohur për të nëse deputetët e Bashkimit Demokratik për Integrim do t'i kthejnë mandatet e deputetëve, por vlerësoi se vendimi i tillë do të kishte pasoja negative