Jump to content

Portal:Ngjarjet e tanishme/Kosova/18 Qershor 2007

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
KOSOVA SOT 18 qershor 2007 : E hënë redaktoni
Ministri i Jashtëm francez, Bernard Kouchner, nga ana tjetёr ka konfirmuar se pala amerikane e ka propozuar pauzёn nё kohёzgjatje prej 4 muajsh, si kundёrpёrgjigje nё propozimin e Sarkozyt pёr shtyrje gjysmёvjeçare.
Njëherë për njëherë është vlerësuar më mirë një shtyrje edhe për disa kohë, se sa një ndeshje me veto dhe mosmiratim të saj. /s. gashi/
  • Vendimi për statusin e Kosovës mund të marrë kohë, thotë kryeministri Agim Çeku // RTK live
Liderët kosovar druajnë ta përdorin fjalën “shtyrje” të përcaktimit të statusit nga frika se deklaratat e tilla mund të ngrisin tensione në opinionin publik.
"Rrugëdaljen nga situata e tanishme, serbët dhe shqiptarët do të duhej ta kërkojnë në marrëveshje me Bashkimin Evropian, sepse më në fund, ata bashkë do të duhej të jenë në BE", ka thënë ish ministri i Jashtëm i Serbisë.
  • Institucionet e Kosovës dhe shoqëria civile duhet angazhuar maksimalisht për integrimin e Kosovës ne BE // RTK live
  • Kryeministri Çeku priti në takim shefin e ri të Zyrës së Sllovakisë në Prishtinë, Miroslav Nad // RTK live
  • Pas incidentit tragjik në Prizren, ku u vra një dhe u plagosën 3 persona tjerë Kryesia e PLK-së mbanë mbledhje urgjente // RTK live
  • Policia e Maqedonisë dhe Kosovës avancojnë bashkëpunimin // RTK live
"Duke marrë parasysh zhvillimet e ardhshme në rajon, vlerësuam se është e domosdoshme që bashkëpunimi ynë të jetë i vazhdueshëm, i hapur dhe i drejtpërdrejtë", deklaroi Jankullovska
  • Statusi duhet të zgjidhet sa më shpejt, por ndërkohë duhet ruajtur qetësinë, thotë Kather // RTK live
  • Beogradi mohon mundësinë e vendimit të KS të OKB për shtyrje 120 ditëshe // RTK live
Ministri serb për Kosovën Sllobodan Samarxhiq deklaroi dje se pa marrëveshje me Rusinë, përgatitjet eventuale për aprovimin e rezolutës së re në Këshillin e sigurimit të KB do të jenë të pasuksesshme.
  • Në takimin e sotëm në Luksemburg, ministrat e jashtëm të BE-së diskutojnë për statusin e Kosovës // RTK live
  • Zëvendëskryeministri Lutfi Haziri beson se nuk do të ketë zvarritje të procesit për pavarësinë e Kosovën // RTK live
  • Ligjvënësit reagojnë për rritjen e pensioneve vetëm për 10 euro // RTK live
  • Skandaloze –nën kërcënimin e dajakut policët grekë detyrojnë dy adoleshentë shqiptarë ta rrahin njëri-tjetrin // RTK live
"E bëmë thjesht për shaka. Ishte thjesht një mënyrë për t'u dhënë një dënim," theksoi oficeri grek i cili godet me dërrasë shqiptarët në video.
  • Serbia nuk guxon të dorëzohet deri në momentin e fundit , thotë Tadiq // RTK live
Boris Tadiq ka deklaruar se "izolimi i Serbisë dhe lufta janë mënyrë e sigurtë që të humbet Kosova", ndërsa hapja, komunikimi i vazhdueshëm dhe politika e paqes është shansi i vetëm që Kosova të mbetet në Serbi.
  • Diplomatët në KB janë duke e diskutuar projektrezolutën e Kosovës // RTK live
  • Porosia e amerikane për fqinjët - duart larg nga Kosova // RTK live