Jump to content

Pushpagiri Vihara

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Pushpagiri)
Stupat shkëmbore në Pushpagiri

Pushpagiri ishte një mahavira e lashtë budiste e vendosur në majën e kodrave Langudi në distriktin e Jajpurit të shtetit indian të Odishas. Kompleksi përmban rrënoja stupash, skulptura shkëmbore dhe artifakte të tjera. Pushpagiri është përmendur në shkrimet e udhëtarit kinez Xuanzang (rreth viteve 602-664 të e.s.) dhe disa burime të tjera të lashta. Deri në vitet 1990, hamendësohej se ishte pjesë e kompleksit Lalitgiri-Ratnagiri-Udayagiri, i vendosur gjithashtu në distriktin Jajpur. Megjithatë, gërmimet arkeologjike të drejtuara në kodrat Langudi gjatë viteve 1996-2006 rezultuan në zbulimin e një tjetër siti, me mbishkrime që e përshkruanin manastirin si puṣpa sabhar giriya dhe i identifikuar nga arkeologët si Pushpagiri. Vizita e Xuanzang-ut tregon se Pushpagiri ishte një sit i rëndësishëm budist në Indinë e lashtë. Bashkë me Nalanda-n, Vikramashila-n, Odantapuri-n, Takshashila-n dhe Vallabhi-n, besohet se është një nga qendrat e lashta më të mëdha të mësimit. Ai lulëzoi midis shekujve të III dhe të XI të e.s..[1]

Përmendjet historike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Udhëtari kinez Xuanzang (rreth viteve 602-644 të e.s.) përshkruan një sangharama (manastir) të quajtur Pu-se-p'o-k'i-li një rajonin jug-perëndimor të vendit, emri i të cilit shqiptohet në mënyra të ndryshme si U-Cha ose Wu-T-U. Studiuesit si Stanislas Julien dhe Samuel Beal e identifikuan emrin Pu-se-po-k'i-li si "Pushpagiri" dhe emrin e vendit si Ota ose "Udra".[2][3] Studiuesit e identifikojnë këtë vend si Odra në Odisha e tanishme. Xuanzang e përshkruan manastirin siç vijon:[4]

Në jug-perëndim të vendit ishte manastriri Pu-sie-p'o-k'i-li në një mal; maja prej guri e këtij manastiri shfaqte drita mbinatyrore dhe mrekulli të tjera, tenda për hije të vendosura nga besimtarët në të midis kubesë dhe amalaka-s mbetën aty si gjilpër të mbajtura nga një magnet.

Një mbishkrim i shekullit të III i mbretit Andhra Ikshvaku, Vira-purusha-datta, i gjetur në Nagarjunakonda (në Andhra Pradeshin aktual), përmend se një upasika e quajtur Bodhisiri bëri dhurata të shumta për stablishmentin budist. Një nga këto përfshinte sponsorizimin e ngritjes së një mandapa prej guri në "Puphagiri".[5] Sipas Thomas E. Donaldson, kjo është e njëjtë me Pushpagirin e përmendur në udhëtimin e Xuanzang-ut ("Puphagiri" është forma në gjuhën pali e fjalës në sanskritisht "Pushpagiri) dhe ishte i vendosur në Odisha-n e sotme.[4] Pratapaditya Pal vëren se nëse ky identifikim është i vërtetë, siti në Odisha duhet të ketë qenë vendosur të paktën në shekullin e III.[5] Gjithësesi, disa studiues, si Dineshchandra Sircar dhe B. S. L. Hanumantha Rao, e identifikojnë këtë "Puphagiri" me kompleksin tempullor Pushpagiri në distriktin e sotëm të Cuddapah të shtetit të Andhra Pradeshit.[6][7] Murgu budist i shekullit të IX Prajna, pasi kaloi 18 vjet në vende të ndryshme duke përfshirë Nalanda-n, të vendosur në një manastir të paemërtuar të Wu-ch'a-së (i identifikuar me Odra-n), përpara se të shkonte në Kinë.[5][8] Pak studiues si Prabhat Mukherjee, e identifikojnë këtë manastir me Pushpagirin.[9]

Në shekullin e XX, një numër studiuesish e identifikojnë Pushpagirin e përmendur në udhëtimin e Xuanzang-ut me site të ndryshme në Odisha-n e sotme. Ramaprasad Chanda (1930) i Archaeological Survey of India (ASI) beson se edhe Udayagiri ose Lalitgiri mund të jenë Pushpagiri historik.[10][11] Bazuar në gjetjet arkeologjike, Krishna Chandra Panigrahi (1961) hamendësoi se Udayagiri, Lalitgiri dhe Ratnagiri formonin një kompleks të përbashkët të quajtur Pushpagiri.[12] N. K. Sahu (1958) e identifikoi atë diku në rajonin Phulbani-Ghumsur, bazuar në përshkrimin gjeografik i udhëtimit të Xuanzang-ut.[13] Në vitin 1985, Archaeological Survey of India (ASI) filloi gërmimet në Lalitgiri për të lokalizuar Pushpagirin. Gërmimet çuan në mjaft zbulime të rëndësishme arkeologjike, por asnjë prej tyre nuk konfirmonte identifikimin e Lalitgirit me Pushpagirin.[14]

Gërmimet e kodrës Langudi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitet 1990, lektori i kolegjit, Harish Chandra Prusty zbuloi një sit budist në kodrën Langudi në distriktin Jajpur. Në vitin 1993, ai dhe Pradeep Mohanty e përshkruan sitin në një artikull të publikuar në Bulletin of the Deccan College Research Institute.[15] Në vitin 1996, Orissa Institute of Maritime and South East Asia Studies si dhe departamenti i arkeologjisë së shtetit të Odisha-s filloi ta shqyrtonte sitin.[14] Midis viteve 1996 dhe 2006, Instituti kreu gërmime në një zonë të shtrirë në mbi 0.53 km2. Një mbishkrim frangmentar në shkrimin Brahmi i zbuluar në sit e emërton sitin si puṣpa sabhar giriya ("kodra e mbushur me lule"), i identifikuar nga arkeologët si Pushpagiri.[16][17] Në vitin 2000, një gërmim i drejtuar nga Instituti, nën mbikqyrjen e arkeologut Debraj Pradhan, rezultoi në zbulimin e një stupa-je të madhe ashtu si dhe mjaft artifakte të tjera. Artifaktet përfshinin kolona, një mbishkrim fragmentar Brahmi, vula terrakote dhe Enë qeramike të zeza veriore të lëmuara. Debraj Pradhan besonte se stupa ishte ngritur nga perandori mauryan Ashoka (304–232 p.e.s.): Megjithëse Xuanzang sugjeron se Odra kishte 10 stupa të ngritura nga Ashoka, kjo është e vetmja që është zbuluar deri tani. Sipas B. N. Mukherjee i Calcutta University, i cili deshifroi shkrimin Brahmi, stupa mund të ketë qenë ngritur nga "një besimtar budist i quajtur Ashoka".[18] Nga viti 2007, u zbuluan 34 stupa shkëmbore me madhësi të ndryshme në pjesën veriore të kodrës. Një numër skulpturash shkëmbore budiste u zbuluan në pjesën jugore të kodrës, duke përfshirë skulptura të Buddha-ve Dhyani në postura të ndryshme. Sipas D. K. Dimri, mbikqyrësi i rajonit të Orissa-s së ASI-t, gjetjet arkeologjike në sit mbulojnë një periudhë midis shekullit të I të e.s. dhe shekullit të IX të e.s. dhe sugjeron ekzistencën e një stabilimenti të rëndësishëm murgjëror budist. Në vitin 2007, ASI mori nën përgjegjësi sitin e zbuluar.[14]

Në vitin 2005, qeveria e shtetit indian të Odisha-s filloi ta zhvillonte sitin e kodrave Langudi si një vend turistik duke ndërtuar rrugë dhe infrastruktura të tjera.[19] Përreth kodrave Langudi ndodhen site të tjera turistike budiste. Kodra Kaima, në afërsi, përmban një elefant unik të skalitur në shkëmb rrethuar nga katër kolona khondalite monolitike; kjo daton nga periudha Mauryane në shekullin e III p.e.s.. Deuli, një kodër e vendosur në pikën e bashkimit të lumenjve Brahmani dhe Kimiria, ka ruajtur pesë dhoma budiste të skalitura në shkëmb brenda shpellave. Site të tjera budiste janë zbuluar në Bajragiri, Sarapur dhe Paikrapur. Sitet në Langudi ndoshta janë kompleksi më i madh historik budist në Indi. Langudi mund të arrihet nga Jaraka dhe Chandikhol-i në autostradën kombëtare 5 dhe është e arritshme lehtësisht nga qendrat urbane të Cuttack-ut dhe Bhubaneswar-it. Muajt me të mirë për ta vizituar vendin janë gjatë tetorit dhe shkurtit.[17]

  1. ^ Scott L. Montgomery & Alok Kumar: A History of Science in World Cultures: Voices of Knowledge; Routledge, 2015, isbn 9781317439066, fq. 121
  2. ^ Hiuen Tsang: Buddhist records of the Western World; përkthyer në anglisht nga Samuel Beal; 1885, J. R. Osgood, fq. 204
  3. ^ Thomas Watters: On Yuan Chwang's travels in India, 629-645 A.D.; red. nga Thomas William Rhys Davids & Stephen Wootton Bushell; Royal Asiatic Society, London, 1905, fq. 193–194
  4. ^ a b Thomas E. Donaldson: Iconography of the Buddhist Sculpture of Orissa; 2001, Abhinav, isbn 978-81-7017-406-6, fq. 4–
  5. ^ a b c Pratapaditya Pal: Orissa Revisited; Marg, 2001, fq. 29
  6. ^ D. C. Sircar: The Successors of the Sātavāhanas in Lower Deccan; University of Calcutta, 1939, fq. 33
  7. ^ B. S. L. Hanumantha Rao: Religion in Andhra; Department of Archaeology and Museums, Government of A.P.; 1993, fq. 87
  8. ^ Bimalendu Mohanty: Odisha's contribution to Buddhism written in golden letters; gazeta: The Pioneer; data 14 maj 2014
  9. ^ Prabhat Mukherjee: The Buddhist Remains of Orissa; Government of Orissa, Cuttack, 1964, fq. 3
  10. ^ The Brooklyn Museum Annual, Volume 8; Brooklyn Museum, 1966, fq. 118
  11. ^ Ramaprasad Chanda: Exploration in Orissa; kolana: Memoirs of the Archaeological Survey of India No.44; Govt. of India, Central Publication Branch; Calcutta, 1930, fq. 6
  12. ^ Krishna Chandra Panigrahi: Archaeological Remains at Bhubaneswar; Orient Longmans, 1961, fq. 33
  13. ^ N. K. Sahu: Buddhism in Orissa; Utkal University, 1958, fq. 50
  14. ^ a b c "ASI hope for hill heritage – Conservation set to start at Orissa site". The Telegraph. 29 janar 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ Harish Chandra Prusty & Pradeep Mohanty (1993). "Langudi: A unique Rock-cut Buddhist Site in Orissa". Bulletin of the Deccan College Research Institute. 53: 325–327. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ U. Mishra. "Religious Landscape of Orissa - From 5th to 12th centuries" (PDF). INFLIBNET. Marrë më 24 dhjetor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ a b "Langudi: A newly discovered Buddhist site in Orissa". Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2015. Marrë më 24 dhjetor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ Debi Patnaik (27 maj 2000). "Ashoka stupa found in Orissa". rediff.com. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ "Discovery of Buddhist stupa may turn remote hamlet into tourist hotspot". Buddhist Channel TV. 19 maj 2005. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)