Udajagiri, Odisha
Udayagiri (ଉଦୟଗିରି) është kompleksi më i madh budist[1] në shtetin indian të Odishas. Përbëhet nga stupa dhe manastire (vihara) të mëdha. Bashkë me komplekset e afërta të Lalitgirit dhe Ratnagirit, është pjesë e një grupimi kompleksesh budiste të njohur kolektivish si "trekëndëshi diamantin" i kompleksit "Ratnagiri-Udayagiri-Lalitgiri".[2][3] Për artifaktet epigrafike të gjetura në sit, emri i tij historik ishte “Madhavapura Mahavihara”.[4] Ky kompleks budist, i paraprirë nga sitet e Ratnagirit dhe Lalitgirit, me manastiret e tyre, besohet se ka qenë aktiv midis shekujve të VII dhe të XII të e.s..[1] Udayagiri gjendet në fundin e kodrave, 90 km në veri-lindje të Bhubaneswarit,[4] dhe 70 km në veri-lindje të Cuttack-ut në distriktin Jajpur.[1][3]
Gjetjet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gërmime të shumta nga Archaeological Survey of India (ASI) janë kryer në Udayagiri që nga viti 1958.[4] Siti 1 i Udayagirit, siti i parë që u gërmua, është në një gropë midis dy luginave.[3] Në gërmimet e bëra gjatër periudhës midis viteve 1985–86 dhe 1989–90, në sitin 2 të Udayagirit, atikat e shfaqura konsistonin në një kompleks monastik budist i rrethuar brenda një muri të përbërë, duke përfshirë një stupa 7 m të lartë me katër imazhe të Budave dhyani të fiksuara sipas katër pikave kardinale. Në bazë të dëshmive epigrafike arkeologët kanë supozuar se ky sit është “Madhavapura Mahavihara”. Gjatë gërmimeve të mëdha nga viti 1997 deri në vitin 2000, një pjesë e dytë e Udayagirit u zbulua me stupa dhe manastire të tjera. Këto antika konsistonin në dy komplekse monastike të shekullit të tetë, statuja të Budës, Tara-s, Manjusri-t, Avalokiteśvara-s, Jatamukuta Lokesvara-s dhe shumë vula terrakote.[4] Është zbuluar gjithashtu një pus i shkallëzuar prej guri me mbishkrime.[1] Gjithashtu pranë një porte hyrëse të sitit shihet një figurë njerëzore duke u kolovitur në një litar, me sytë e mbyllur, në një gjendje lumturie të përsosur.[3]
Gjatë shqyrtimeve të fundit të kryera midis viteve 2001 dhe 2004 antikat e zbuluara përfshinë një dysheme e lëmuar guri përpara manastirit, kanali kryesor kullues i manastirit rrjedh drejt veriut, një platformë e madhe e ngritur prej guri 14.05 x 13.35 m e ndërtuar në shtatë shtresa me mure hyet nëpërmjet një serie shkallësh dhe e shënuar në skajin e saj verior nga një chandrashila (shkëmb hënor). Gjithashtu u gjetën Chaitya-griha absidale (një e vjetër e zëvendësuar nga një tjetër e ndërtuar me tulla) e drejtuar nga lindja me një stupa të vendosur në të, ndërtuar me gurë dhe tulla, e themeluar mbi një platformë të ngritur dhe mbetjet e një ‘‘jali’’ prej guri zbukuruar me temën e një gjarpëri me tre koka të supozuar si gavaksha (harqe patkua).[4] Imazhet e Tara-s në formën Tara Kurukulla ose Kurukulla Tara janë raportuar nga Udayagiri si dhe nga Lalitgiri dhe Ratnagiri; këto janë një emancion i Amitābha-s të ulur në një posturë Lalitasana.[5] Imazhet e Hariti-t janë gjetur në Udayagiri ashtu si dhe në Lalitgiri dhe Ratnagiri. Këto imazhe portretizojnë hyjneshën në një pozicion të ulur duke i dhënë gji një fëmije ose me fëmijën të ulur në prehërin e saj. Hariti dikur ishte një rrëmbyese fëmijësh, por Buda e bindi atë të bëhej mbrojtëse e fëmijëve.[6] Në pjesët perëndimore, jugore dhe veriore të chaitya-griha-s shihen gjithashtu mbetjet e një numri stupash në tre grupe, të ndërtuara me gurë vetëm në plintat e tyre të thjeshta që shihen në një gjendje relativisht të mirë. Një zbulim i rëndësishëm në rrethimet e chaitya-griha-s, janë statujat e Avalokitesvara-s, Tathāgata-s, Bhikruti-Tara-s dhe Chunda-s të vendosura në nike, duke shënuar katër pikat kardinale. Gjetje të tjera janë 14 stupat (të ndërtuara me tulla me llaç balte) e datuara midis shekujve të I dhe të XII si dhe shumë mbishkrime që i përkasin shekujve nga i V-ti deri te i XIII-ti. Përgjatë një rrugice të shtruar me gurë shihen stupa votive të bëra me gurë. Në pjesën lindore të chaitya-griha-s janë banesat rezidenciale që konsistojnë në gjashtë dhoma me artifakte të objekteve shtëpiake.[4] Megjithëse gjendet vetëm 5 km largë nga Ratnagiri, siti nuk ka nxjerr në dritë ndonjë artifakt që mund të ofrojë një lidhje me kultin tantrik Vajrayana të gjendur në Ratnagiri.[1]
Galeri imazhesh
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Galeri imazhesh
|
---|
|
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Arkitektura shkëmbore e Indisë
- Arkitektura budiste e Indisë
- Shpellat Barabar
- Shpellat Ellora
- Shpellat Kanheri
- Shpellat Pandavleni
- Lenyadri
- Shpellat Elephanta
- Aihole
- Shpellat Ajanta
- Shpellat Badami
- Shpellat Udayagiri
- Shpellat Udayagiri dhe Khandagiri
- Lalitgiri
- Pushpagiri
- Ratnagiri
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c d e "Udayagiri". Government of Odisha, Department of Tourism.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - ^ Dale Hoiberg & Indu Ramchandani: Students' Britannica India; 2000, Popular Prakashan, isbn 978-0-85229-760-5, fq. 175-6
- ^ a b c d Kumar, Arjun (22 mars 2012). "Sounds of silence at Buddhist sites in Odisha, Ratnagiri-Udayagiri-Lalitgiri". Economic times. Arkivuar nga origjinali më 12 mars 2016. Marrë më 23 qershor 2016.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d e f "Excavations – 2000–2005 – Orissa". Various Udaygiri-2, dt. Jajpur. Archaeological Survey of India. Arkivuar nga origjinali më 11 tetor 2011. Marrë më 23 qershor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Indian Art History Congress Session: Proceedings of Indian Art History Congress; 2000, fq. 74
- ^ Indian Art History Congress Session: Proceedings of Indian Art History Congress; 2000, fq. 76
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Dale Hoiberg & Indu Ramchandani: Students' Britannica India; 2000, Popular Prakashan, isbn 978-0-85229-760-5.
- Indian Art History Congress Session: Proceedings of Indian Art History Congress; 2000.