Jump to content

Qyteza (fshat)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Qyteza

Qyteza është një fshatkomunën Mirasrrethin e DevollitShqipërisë.


Qyteza u formua në fund të shekullit të XVII, në një nga momentet më të vështira që po kalonte Shqipëria, për të mos u asimiluar si komb nga Perandoria Osmane. Emigrimi- Shumë banorë të u shpërngulën nga vendlindja e tyre dhe formuan banime provizore përreth kodrave të fshatit të sotëm, gjurmët e të cilëve gjënden në Cërkven (sl:Kishë), Fshati i Prishur e gjetkë.

Etnosi-Qyteza e Devollit është shembulli tipik i fshatit të vogël shqiptar, e cila ruajti të paprekur nga brezi në brez kulturën, gjuhën, zakonet dhe dha kontributin e saj në rang kombëtar e ndërkombëtar. Ajo i qëndroi gjithmonë besnik interesave të kombit për liri e demokraci. Megjithëse të ngulitur në mes malesh dhe larg qendrave kryesore, qytezarët ju përgjigjën në çdo kohë me pjekuri e largpamësi kërkesave të kohës.

Banorët e Qytezes përkrahën nga Rilindja Kombëtare, dërguan përfaqësues në Kongresi i Manastirit për formimin e alfabetit shqip, hapën shkollën shqipe, e dyta mbas Mësonjëtores së Pare të Korçës, përkrahën Revolucionin e qershorit dhe qeverinë demokratike të Fan Nolit, mbështeten lëvizjen antifashiste Nac-Cl.

  • |Arkivi|Qyteza