Jump to content

Rramanlia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Rramanli
Романовце
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej2.794
{{{postal_code_type}}}
1322

Rramanli, (maqedonisht: Романовце/Romanovce) ёshtё fshat nё komunën e Kumanovës, Maqedoni. Ky fshat është kodrinoro-fushorë që shtrihet në perëndim të Kumanovës dhe bën pjesë në komunën e Kumanovës. Toponimi Rramanli ka për bazë emrin e përveçëm Rra(h)man dhe prapashtesën - lia. Fshati ka formën e lugajës sepse shtrihet mes dy kodrave.

Shtrihet në pjesën jugore të qytetit të Kumanovës me një largësi diku 6 km vijë ajrore nga mesi i fshatit e deri ne qendrën e qytetit te Kumanovës, e gjithashtu gjendet përgjatë magjistrales (M1-E75) Shkup-Beograd.

  • BILLA - kompleks arash. Topoleksemë me burim roman nga biglia.
  • BUÇILLI - livadhe që kanë pasur gjirna uji ; vend ku grumbullohet uji.
  • BUZALLAKI - lëndinë e mbushur me shkurre.
  • ÇUKURI - kompleks arash.
  • DEVOJKI KAMEN - kompleks arash, nga slla. devojki kamen- guri i vajzës. Sipas të dhënave thuhet se në këtë vend ka vdekur dhe është varrosur një vajzë emri i së cilës nuk dihet, ka si shenjë një gur të madh.
  • DUBLA - fushë me sipërfaqe të madhe.
  • DUMUZLIA - janë ara pjellore. Nga turq. Dumuz - derr dhe sufiksi-lia.
  • RADISHTE - është tokë pjellore. Nga sll. gradište - gërmadhë.
  • GOROLIT - kodër e zhveshur nga drunjët, gurinë.
  • GROPA KAZI BABA - vend ku gjendet një varr, që nuk dihet se i kujt është.
  • JABUÇINA - kompleks arash.
  • JURIA - vend i hapur në fshat ku kullosin bagëtia.
  • JAZBINA - kompleks arash.
  • KRASTA - kompleks arash (gurinore).
  • KARADERE - ara që kanë dheun e zi, tokë e zezë. Nga turq. Kara- i zi dhe der-tokë.
  • KUJRIA DEMIRIT - në të kaluarën ishin lëndina, tani janë shndërruar në tokë punuse.
  • KUJRIA DURAKIT - emërtim sipas pronarit të pronës.
  • KUJRIA MUSTAFËS - kompleks arash, pronë e familjes Mustafa.
  • LIVADIC - kompleks livadhesh dhe tokë pjellore.
  • MAÇI GLLAV - vend i lartë në hyrje të fshatit. Nga maqe. Maçja gllava-kryet e macës.
  • PRZHALI - ara dhe vend i pasur me vreshta.
  • PLESHTAKI - kompleks arash.
  • PROGON - vend në bjeshkë, lëndinë.
  • SARANIJA - kompleks arash.
  • SARAPÇE - fushë e gjërë.
  • SFRTAL - kompleks arash, nga maqed. Sfrtal-han bujtinë, vend grumbullimi.
  • RRAFSHI - ara që kanë marrë emrin sipas konfiguracionit të tokës.
  • SELISHTE - kompleks arash, topogërmadhë. Vend i një fshati të humbur.
  • TASLIGJE - ara që gjenden përreth kodrës.
  • TE ÇESHMA - burim me rrjedhje uji.
  • TRLLAT E VETRA - vend i gardhuar në një shesh të hapët, ku rrinë bagëtia në verë.

Në numërimin e vitit 1994 fshati kishte 2591 banorë, kurse në numërimin e vitit 2002, 2794 banorë me përbërje si në tabelë.

Përbërja etnike
1994 2002
Kombsija Banorë
Shqiptarë 1 543 898 2 061
Maqedonë 711.5 712
Turqë 145 15
Serbë 6 0
Të tjerë(Maxhup) 7 6
Gjithësej 2 591 2 794

Popullsia merret kryesisht me bujqësi, kultivohen të gjitha kulturat bujqësore dhe ka një sipërfaqe të madhe fushë pjellore.

Në këtë fshat gjithashtu organizohen edhe manifestime kulturore te ndryshme, si ne aspektin fetar, shkencor, etj. Gjithashtu organizohen edhe manifestime sportive, ku në to merr pjesë rinia e fshatit Rramanlia, ndoshta edhe më gjerë. gjendet klubi i futbollit "Kf Progoni 77"

Xhamija e Rramanlisë
Pamja e xhamisë në brendi duke bërë namazin e xhumasë.

Ne ketë fshat janë prezentë dy religjionet dhe atë : Myslimane dhe Të Krishterë.

Në këtë fshat ekzistojnë edhe objektet fetare te cilët gjenden në mes te fshatit, ku xhamija gjendet përball shkollës fillore, e cila është ndërtuar në vitin 1982, kurse është bërë edhe rinovimi i saj ne vitin 2007.

Përbërja Fetare
Perkatsia Nr. i Besimtarve
Mysliman 2100
Krishterë 700

Ky fshat posedon edhe shkollën e saj fillore, sh.f.sh "Qirili dhe Metodi" e cila paralelet e saj përbehen duke filluar qe nga klasa e pare e deri ne klasën e tetë, objekti i shkollës gjendet ne mes te fshatit, kjo shkolle posedon perafersisht 16 paralele shqiptare dhe 9 paralele maqedone.