Shko te përmbajtja

Rrapi i Hipokratit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Rrapi i Hipokratit në Kos - Greqi
Burimi i ujit pranë Rrapit të Hipokratit më mbishkrimin në gjuhën arabe. Kos - Greqi.
Hipokrati dhe studentët e tij nën hijen e rrapit

Rrapi i Hipokratit është një pemë e rrapit që ndodhet në ishullin Kos të Greqisë. Nën hijen e tij, sipas legjendës, Hipokrati (që konsiderohet babai i mjekësisë) u mbante ligjërata studentëve të tij në fushën e artit të mjekësisë. Aktiviteti dhe veprimtaria edukative dhe arsimore nën hijën e këtij rrapi kishte vazhduar edhe shumë kohë pas vdekjes së Hipokratit, madje mes personaliteteve të shquara të cilët kishin ligjëruar këtu kishte qenë edhe Pali i Tarsit (Shën Pavli).[1] Rrapi (Platanus) në Kos është një rrap oriental (Platanus orientalis), me një diametër të kurorës prej rreth 12 metrash, e që konsiderohet të jetë pema më e madhe e rrapit në Evropë.

Rrapi i Hipokratit ndodhet në vendin e quajtur Sheshi i Rrapit ose Platja Platanou, përpara Kalasë së Kalorësve dhe ngjitur me Xhaminë e Gazi Hasan Pashës (ngritur në vitin 1776) në qendër të qytetit Kos. Trupi i pemës së tanishme është vetëm rreth 500 vjet i vjetër,[2] por ndoshta mund të jetë një pasardhës i pemës origjinale e cila gjoja qëndronte atje 2400 vjet më parë, në kohën e Hipokratit. Me kalimin e viteve, zemra e trungut është dëmtuar pothuajse tërësisht kështu që disa degë mbahen në këmbë me skela metalike. Pranë pemës është një burim i ujit me një rubinet të bardhë me shkronja të gdhendura në gjuhën arabe, i ndërtuar gjithashtu nga guvernatori turk Gazi Hasan Pasha.[3]

Farërat, filizat dhe mënjollat e këtij trungu janë përhapur pothuajse në të gjithë botën.[4] Një filiz i prerë nga degët e këtij rrapi i'u dha dhuratë nga ishulli Kos për Shtetet e Bashkuara dhe Bibliotekën Kombëtare të Mjekësisë, që u mboll atje më 14 dhjetor 1961 në rrethinat e bibliotekës.[5] Shumë kolegje mjekësore, biblioteka ose institucione tjera kanë, ose pretendojnë të kenë, filiza ose fara origjinale të kësaj peme në Kos.[6]

  1. "HIPPOCRATES PLANE TREE - KOS GREECE" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 4 shkurt 2008. Marrë më 22 shtator 2006.
  2. Hendriksen, Bartho; Leo Platvoet (1996). Ródos, Kós & Dodekánisos (në holandisht). Amsterdam: Babylon-De Geus. fq. 69. ISBN 90-6222-518-7.
  3. "Greek Islands - Aegean Islands - Kos" (në anglisht). Marrë më 22 shtator 2006.
  4. Sheldon Rubenfeld, M.D. (mars 2004). "Healing by killing: medicine in the third reich" (në anglisht). Houston Medicine Magazine. Arkivuar nga origjinali më 11 maj 2006. Marrë më 22 shtator 2006.
  5. National Library of Medicine (1 mars 2000). "Objects of Art: Tree of Hippocrates" (në anglisht). United States National Institutes of Health. Marrë më 22 shtator 2006.
  6. Williams, Ann (6 shtator 2006). "FYI archives, September 6, 2006" (në anglisht). The University of Utah. Arkivuar nga origjinali më 2 gusht 2018. Marrë më 2 dhjetor 2011.