Rrethimi në malet e Martaneshit e Çermenikës
Ky nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Ne 15-ditshin e dytë të Dhjetorit 1943, forca të shumta naziste gjermane dhe kolaboracioniste filluan operacionin kundër forcave partizane që vepronin në zonën Çermenikë-Shëngjergj-Martanesh. Para se të fillonin operacionin bënë disa goditje kundër partizanëve dhe përforcuan pozitat e tyre gjatë rrugës automobilistike Qaf’ e Thanës-Elbasan-Tiranë.
Synimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Qëllimi i armikut ishte që forcat partizane të Brigadës 2-të e 3-të, si dhe batalionet e Çermenikës e Martaneshit të mbeteshin të izoluara dhe të asgjësoheshin. Me këto forca partizane ndodhej edhe Shtabi i Përgjithshëm. Ishte rasti që Shtabi i Përgjithshëm të tregonte më së miri organizimin e këtyre luftimeve kundër forcave të shumta armike të armatosura më së miri.. Ai duhej të grumbullonte forcat e dy brigadave, asaj të 2-të e të 3-të si dhe të batalioneve të Martaneshit e Çermenikës në një komandë të vetme dhe të luftonin duke sulmuar e mbrojtur që të mund të çanin rrethimin. Shtabi i Përgjithshëm,se bashkume Enver Hoxhaen vetë i katërt vendosi të largohesh në Jug të vendit, në zonën e Polisit. Forcat partizane u drejtuan ne vazhdim nga shtabet e tyre duke rrezikuar edhe shpërbërjen. Këto forca partizane luftuan me trimëri dhe vetëmohim për të çarë rrethimin dhe me manovër të shpejtë arritën të shkëputeshin nga forcat gjermane dhe ato kolaboracioniste. Humbjet e këtyre forcave, sidomos të Brigadës së 2-të ishin shumë të mëdha. Forcat e Brigadës së 3-të kaluan në zonën e Matit e Lurës dhe më vonë në atë të Pezës ndërsa forcat e Brigadës së 2-të kaluan në zonën e Tiranës e Krujës. Forcat partizane në operacionin e Shëngjergj-Martanesh-Çermenikës, si rrjedhojë i një vlerësimi jo të drejtë të situatës dhe kushteve të vështira pesuan humbje te madhe . Pas këtyre goditjeve të vogla në të gjitha qarqet e vendit, më 7 janar 1944 filloi Operacioni Armik i Dimrit, njëherësh në zonën e Korçës, Elbasanit e Beratit. Armiku synonte ti shtynte forcat partizane sa më në Jug, t’i rrethonte dhe ti asgjësonte ato. Brigada e 4-të luftoi me trimëri e heroizëm në vijën e frontit….- Voskopojë-Gjergjevicë dhe nuk i lejoi forcat gjermane të përparonin. Ndërsa në zonën e Beratit, në drejtim të Tomorricës dhe nga Elbasani armiku mundi të përparojë dhe arriti në Mazrekë të Oparit. Kjo dalje vuri në rrezik forcat e Brigadës së 4-të e cila me një manovër të shpejtë çau rrethimin duke kaluar në Qafën e Beçit (Mali Ostrovicë) dhe kaloi në Potom (Skrapar). Gjermanët pushtuan TTomorricën, Sulovën, Nahijën e Beratit, Gorën dhe Oparin duke kryer një terror të paparë nëpër fshatra me synimin për të shkëputur nga lufta masat e popullit. Tentativa e armikut ishte që të dilte nga Çorovoda në Tendën e Qypit për në Përmet. Forcat partizane të Qarkut të Beratit dhe sidomos forcat e Brigadës së I-rë luftuan heroikisht në Tendën e Qypit duke arritur që ti ndalojnë dhe ti detyrojnë të tërhiqen gjermanët. Një ndihmë të madhe dhanë dhe forcat partizane të Brigadës së 6-të që sapo ishte formuar në Përmet.
Gjermanët kudo që shkuan dogjën, vranë dhe plaçkitën por nuk ia arritën qëllimit për të shpartalluar Ushtrinë Nacionalçlirimtare. Armiku po të njëjtin operacion bëri edhe në Qarkun e Vlorës kundër Brigadës së 5-të e cila u rrezikua seriozisht, por manovrimi i saj dhe ndihma e popullsisë bëri që ajo, jo vetëm të çante rrethimin, por ta godiste armikun në befasi.
Mësymja e përgjithshme e UNÇL
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kur nazistët gjermanë dhe kolaboracionistët po i jepnin fund operacionit në pamundësi të asgjësonin Ushtrinë Nacionalçlirimtare shqiptare, forcat e UNÇL u hodhën në mësymje: Brigada e 5-të në Qarkun e Vlorës, Brigada e 4-të në Qarkun e Korçës, Brigada I Sulmuese në Qarkun e Beratit, Brigada e 6-të në zonën e Lunxhërisë e Zagorisë. Kështu ata i dhanë goditje të fortë armikut dhe filluan të çlironin të gjitha zonat që kishte pushtuar ai gjatë operacionit. Përballimi me sukses i Operacionit të egër Armik të Dimrit ‘1943-1944 ka qenë prova më e rëndë për UNÇL shqiptare dhe për popullin shqiptar. Në luftime të ashpra në kushte të pabarabarta, në një dimër jashtëzakonisht të vështirë humbjet e partizanëve ishin mbi 1000 veta por radhët e UNÇL shqiptare u shtuan dhe u forcuan, ndërkohë u rrit besimi i popullit në fitoren mbi pushtuesin. Gjatë Operacionit Armik të Dimrit u çimentua dashuria dhe besimi i patundur i luftëtarëve të lirisë për detyrën e lartë të çlirimit të Atdheut…, u rrit ndërgjegjja dhe përkushtimi i partizanëve për një organizim të përsosur, manovër të shkëlqyer e disiplinë të lartë të UNÇL. U rrit në shkallën më të lartë besimi i popullit tek Ushtria Nacionalçlirimtare si e vetmja forcë që do ta çlironte vendin nga pushtuesit gjermanë.