Jump to content

Sadullah Bajrami

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Sadullah Barajmi
Pasojat e thashethemeve - Hoxhë Sadullah Bajrami
U lind në
Kombësiashqiptar
ProfesioniHoxhë

Sadullah Bajrami (lindi më 11 tetor 1973 qytetin e Kumanovës), është hoxhë, imam shqiptar nga Maqedonia e Veriut.

Sadullah Bajrami lindi nê vitin 1973 në Kumanovë, Maqedonia e Veriut. U rrit në fshatin Opajë, kështu që e përfundojë shkollën fillore me suksese. Pas shkollës së fillore, e morri guximin dhe qysh prej moshës 15 vjeqar e la familjën e tij dhe të afërmit e tij dhe udhtojë në Turqi në qytetin Bursa, ku atje kishte disa nga të afërmit që jetojshin dhe punojshin atje. Duke mos kaluar një kohë e gjatë dhe njëkohësisht duke e kërkuar, diturinë e shëndoshë për ta mësuar një ndër temave më interesante dhe ajo është feja islame, e bëri plan të vazhdojë dhe të udhtojë në Sham apo në shtetitin e sodit Sirinë. Atje Sadullah Bajrami si djalë i ri fillojë të mësojë gjuhën arabe derisa u kyq në Shkollën e quajtur "El-Furkan" pastaj kaloi te shkolla e njohur me emrin “El-Emenije” për shkak të kuadrit të lartë të mësim dhënësve që posedonte kjo shkollë e cila ishte për tokët arabe një shkollë e mesme e cila zgjatë 7 vite të plota dhe me një kategori të lartë, pastaj prapë kthehet në shkollën "El-Furkan" ku dhe aty kreu shkollën e mesme, ngase diploma e kësaj shkolle atë kohë ishte më e njohur dhe më e pranuar në univerzitete të ndryshme. Pas kësaj ia mundësoi Allahu i madhërishëm të regjistrohet në Univerzitetin e el-Ez’herit, duke pasur parasysh se universiteti është një ndër më të vjetra në botë. Atje fillojë studimet në fakultetin e quajtur Usulud-din (Bazat e fesë) ku pas dy viteve përcaktohet në studijimin dhe specializimin e shkencës së hadithit. Pasi që sistemi i univerzitetit e kishte që vitin e katërt të përfundohet në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro, dhe qendrën e Univerzitetit El-Ez’her, kalojë nga Siria për në qytetin Kairo. Posa fillojë të adaptohet Sadullah Bajrami në qytetin me 23 milion banorë e cila është një metropolë në botë qysh nga historia e vjetër, e perfundojë edhe fakultetitn e Usuludinit degën e hadithit. Pasi që më ishte i pjekur apo me disa vite provojë në drejtimin e tij, u regjistrua në univerzitetin e hapur amerikan (emërtimi vjen pasi që është themeluar në Amerikë) në Kairo për ta vazhduar karierën e tij si student apo hoxhë në kategorinë Master. Prej që ka dalur Sadullah Bajrami dhe deri tek ky moment vetëm se kishte kaluar një kohë e gjatë, që ky si student kishte dalur për ta studjojë fenë islame dhe ka arritur deri më tani vetëm ta mbrojë temën e tij të magjistraturës, ku i ka shkruajtur një libër 300 faqe rreth besimit e 3 gjeneratave të para të islamit!

Sadullah Bajrami është babë i katër fëmijëve, është ligjerues i rregullt në Xhaminë Abdulkadër Arnauti dhe aktivist në kontributin e shpjegimit të fesë islame në vende të ndryshme. Hoxha ka mbajtur shumë ligjërata, prej tyre shumë janë inçizuar, kurse numri i Pyetje-Përgjigjeve të mbajtura në radio, internet, tribuna etj., arrin në 10.000 (ashtu di unë, ka mundësi të ketë më shumë), të inçizuara janë ndoshta gjysma e tyre!