Jump to content

Salmedin Mesihović

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Salmedin Mesihovic)

Salmedin Mesihović (lindur më 5 prill 1975, në Sarajevë) është profesor bosnjan i historisë dhe arkeologjisë në Fakultetin Filozofik, Departamenti i Historisë, në Universitetin e Sarajevës, Bosnje dhe Herzegovinë. [1]

Salmedin Mesihovic është një historian dhe arkeolog i përgatitur profesionalisht. Ai studioi histori në Departamentin e Historisë të Fakultetit Filozofik, në Universitetin e Sarajevës dhe u diplomua në vitin 1999. Postdiplomia dhe magjistrali i përfundoi në vitin 2004 në studimet pasuniversitare të Arkeologjisë të Fakultetit Filozofik, të Universitetit të Zagrebit, duke mbrojtur tezën e masterit: Problem kulturne i etničke zajednice Autarijata ( transl. Problemi i Komunitetit Kulturor dhe Etnik të Autariatae ). Në të njëjtin universitet, ai mbrojti disertacionin e doktoratës në vitin 2007 me titull: Dezitijati: kulturna i narodnosno-politička zajednica u Iliriku i osvajanja Oktavijanova doba ( transl. Daesitiates : bashkësia kulturore dhe etno-politike në Ilirik dhe pushtimet e epokës së Oktavianit). [2] Historijska traganja (Kërkimet historike).

Ai ka punuar në Departamentin e Historisë të Fakultetit Filozofik në Sarajevë që nga viti 2000. Ai u bë profesor asistent në vitin 2009, dhe profesor i asociuar i historisë së lashtë nga viti 2013. Ai mori pjesë në një numër konferencash shkencore.Mesihovic gjithashtu ishte Shef i Departamentit të Arkeologjisë në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Sarajevës nga viti 2009 deri në vitin 2012.Si autor Mesihović ka shkruar një numër punimesh, të botuara në revista dhe periodikët endryshëm shkencor dhe profesional vendore dhe ndërkombëtare, të tilla si Godišnjak Centra za balkanološka ispitivanja ( transl. Yahrbuch/Vjetari i Qendrës për Studime Ballkanike -e cila është revistë e Qendrës për Studime Ballkanike të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Bosnjës dhe Hercegovinës), Prilozi Instituta za istoriju ( transl. Kontributet e Institutit të Historisë ), Historijska traganja ( transl. Kërkimet historike), [2] Znakovi vremena ( transl. Shenjat e kohës ), Bosna Franciscana (transl. Bosnja Franciskane). Ai është bashkëautor i disa teksteve shkollore, libra shkollorë për shkollat e nivelit fillor dhe të mesëm. Vepra më e njohur e tij është libri me titull, "Beteja për Ilirikun:Revolta Batoniane" botuar në vitin 2018. [3]

  • „RES PVBLICAE SCRIBONIANI“, p.1-33[lidhje e vdekur], © 2010, UniBook, Self Publishing & Printing On Demand.
  • „Progresivni komunizam“[lidhje e vdekur] © 2010, UniBook, Self Publishing & Printing On Demand.
  • Rimski vuk i ilirska zmija. Posljednja borba, Filozofski fakultet Sarajevo, Elektronsko izdanje, Sarajevo, 2011
  • Revolucije stare Helade i Rimske republike, Filozofski fakultet Sarajevo, Elektronsko izdanje, Sarajevo, 2011
  • Antiqui homines Bosnae, Filozofski fakultet Sarajevo, Elektronsko izdanje, Sarajevo 2011
  • Beteja për Ilirikun, Bathinus, 2018, Sarajevë
  • Mesihovic, Salmedin (2018). Bitka za Ilirik (Battle for Illyricum): Batonian revolt (në boshnjakisht). Marrë më 30 janar 2019.
  1. ^ "Prof. dr. Salmedin Mesihović". www.ff.unsa.ba (në boshnjakisht dhe anglisht). University of Sarajevo. Marrë më 30 janar 2019.
  2. ^ a b "Institut za historiju – Institu za historiju Univerziteta u Sarajevu" (në boshnjakisht). Marrë më 30 janar 2019.
  3. ^ Mesihovic, Salmedin (2018). Bitka za Ilirik (Battle for Illyricum): Batonian revolt (në boshnjakisht). Marrë më 30 janar 2019.