Sarah Michelle Gellar
Sarah Michelle Gellar | |
|---|---|
Gellar in 2011 | |
| Lindi | 14 prill 1977 (49 vjeçe) New York City, SHBA |
| Profesioni | Aktore |
| Vite aktiviteti | 1981–prezent |
| Bashkëshorti/ja | Freddie Prinze Jr. (m. 2002) |
| Fëmijë | 2 |
| Nënshkrimi | |
Sarah Michelle Gellar (e lindur 14 prill, 1977) është një aktore amerikane. Ajo njihet për portretizimin e personazheve të forta femërore në film dhe televizion, dhe konsiderohet si një mbretëreshë e klithmës për punën e saj në zhanrin horror.
Pasi u vu re nga një agjent talentesh kur ishte fëmijë, Gellar filloi karrierën e saj në televizion në moshën pesë vjeç. Ajo mori rolin e saj të parë kryesor në serialin dramatik për adoleshentë Swans Crossing (1992) dhe pati suksesin e saj si Kendall Hart në serialin televiziv të ABC All My Children (1993–1995), për të cilën fitoi një Daytime Emmy Award. Ajo arriti njohje ndërkombëtare për portretizimin e saj të Buffy Summers në serialin mbinatyror të Buffy the Vampire Slayer (1997–2003), i cili i dha asaj një Saturn Award dhe një nominim për Golden Globe.[1]
Në film, Gellar ka luajtur role kryesore dhe mbështetëse në I Know What You Did Last Summer (1997), Scream 2 (1997), Cruel Intentions (1999), Scooby-Doo (2002), Scooby-Doo 2: Monsters Unleashed (2004), The Grudge (2004), Southland Tales (2006), The Air I Breathe (2007), dhe Do Revenge (2022). Në televizion, ajo u shfaq në Ringer (2011–2012), The Crazy Ones (2013–2014), Wolf Pack (2023), dhe Dexter: Original Sin (2024–2025).
Si aktore zëri, Gellar është shfaqur në filmat Happily N'Ever After (2007) dhe TMNT (2007), seritë Robot Chicken (2005–2018), Star Wars Rebels (2015–2016), dhe Masters of the Universe: Revelation (2021), dhe videolojën Call of Duty: Black Ops (2011). Në vitin 2015, ajo bashkëthemeloi Foodstirs, një kompani ëmbëlsirash të tregtisë elektronike.[2] Libri i saj i gatimit, Stirring Up Fun with Food, u botua në vitin 2017.
Jeta e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gellar lindi në New York City më 14 prill 1977. Ajo është fëmija i vetëm i Rosellen (mbiemri i vajzërisë Greenfield), një mësuese çerdheje, dhe Arthur Gellar, një punëtor veshjesh. Në vitin 1984, kur ishte shtatë vjeç, prindërit e saj u divorcuan dhe ajo u rrit nga nëna e saj në Upper East Side, Manhattan.[3] Gellar ishte një patinatore artistike garuese, duke përfunduar dikur në vendin e tretë në një garë rajonale të Shtetit të Nju Jorkut,[4] dhe mori një rrip të zi në taekwondo.[4]
Gellar ishte e izoluar nga babai i saj që nga divorci e deri në vdekjen e tij nga kanceri me 9 tetor, 2001. Ajo iu kushtua Gramatikës dhe Përgatitjes për shkollë në Nju Jork, dhe Shkollës Profesionale për Fëmijë. Shoqja e saj më emirë ishte Melissa Joan Hart, w cila më vonë u bë yll në serinë "Sabrina, shtriga". Gellar githëashtu u bë shoqe me Lindsay Slaone. e cila ( në shtator të vitit 2002) do të bëhej përcjellësja e nuses në dasmën e saj me aktorin e njohur Freddie Prinze Jr., ku ishte njohur në vitin 1997 në filmin "I Know What You Did Last Summer". Ata të dy u martuan në Meksikë me 1 shtator 2002 në një ceremoni e udhëhequr nga drejtori i njohur i filmave Adam Shankman. Në vitin 2007, Sarah Gellar ndryshoi emrin e saj në Sarah Michelle Prinze për nder të martesës së saj.
Jeta personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Gellar u takua me bashkëshortin e saj të ardhshëm, Freddie Prinze Jr., ndërsa po xhironin filmin horror për adoleshentë të vitit 1997 I Know What You Did Last Summer,[5] por të dy nuk filluan të dilnin bashkë deri në vitin 2000. Ajo dhe Prinze kanë punuar së bashku disa herë, përfshirë kur luajtën interesat e njëri-tjetrit si Fred dhe Daphne në Scooby-Doo dhe Scooby-Doo 2: Monsters Unleashed.[6] Ata u fejuan në prill 2001 dhe u martuan në Meksikë më 1 shtator 2002,[7] Në vitin 2007, për nder të vitit të tyre të pestë të martesës, Gellar e ndryshoi ligjërisht emrin e saj në Sarah Michelle Prinze.[4] Së bashku, ajo dhe Prinze kanë dy fëmijë, një vajzë të lindur në vitin 2009 dhe një djalë të lindur në vitin 2012.[8] Familja jeton në Los Anxhelos.[9]
Filmografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Tregon filma ose prodhime televizive që nuk janë publikuar ende |
Film
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Viti | Titulli | Roli | Shënime |
|---|---|---|---|
| 1984 | Over the Brooklyn Bridge | Vajza e Filipit | Pakredituar |
| 1986 | Crossroads | Vizitore e kishës | Skenë e fshirë |
| 1988 | Funny Farm | Studente e Elizabeth | Skenë e fshirë |
| 1989 | High Stakes | Karen Rose | |
| 1997 | I Know What You Did Last Summer | Helen Shivers | |
| Scream 2 | Cici Cooper | ||
| 1998 | Small Soldiers | Gwendy Doll | Zëri |
| 1999 | Cruel Intentions | Kathryn Merteuil | |
| She's All That | Vajza në kafeteri | Falënderime të veçanta | |
| Simply Irresistible | Amanda Shelton | ||
| 2001 | Harvard Man | Cindy Bandolini | |
| 2002 | Scooby-Doo | Daphne Blake | |
| 2004 | Scooby-Doo 2: Monsters Unleashed | Daphne Blake | |
| The Grudge | Karen Davis | ||
| 2006 | Southland Tales | Krysta Now | |
| The Grudge 2 | Karen Davis | Cameo | |
| The Return | Joanna Mills | ||
| 2007 | Happily N'Ever After | Princesha Ella | Zëri |
| TMNT | April O'Neil | Zëri | |
| Suburban Girl | Brett Eisenberg | ||
| The Air I Breathe | Sorrow | ||
| 2009 | Possession | Jessica | |
| Veronika Decides to Die | Veronika | ||
| 2010 | Quantum Quest: A Cassini Space Odyssey | Rayna | Zëri; version i fshirë |
| 2012 | The Illusionauts | Nicole | Zëri; dublimi në anglisht |
| 2022 | Clerks III | Auditioner 2 | Cameo |
| Do Revenge | The Headmaster | Cameo | |
| 2025 | I Know What You Did Last Summer | Helen Shivers | Cameo |
| 2026 | Ready or Not 2: Here I Come |
Ursula Danforth | Post-production |
Televizion
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Viti | Titulli | Roli | Shënime |
|---|---|---|---|
| 1982 | Love, Sidney | Gail Hunnicut | Epizodi: "Sidney's Spree" |
| 1982; 1985 | Late Night with David Letterman | Vetë ajo Suzy Walker |
Episodet e datuara më 28 shtator 1982 dhe 11 dhjetor 1985 |
| 1983 | An Invasion of Privacy | Jennifer Bianchi | Film televziv |
| 1985 | Guiding Light | Flower girl | Episodi i datës 8 nëntor |
| 1988 | Crossbow | Sara Guidotti | Epizodi: "Actors" |
| Spenser: For Hire | Emily | Epizodi: "Company Man" | |
| 1989 | Girl Talk | Vetë ajo | Prezantuese; 5 epizoda |
| 1991 | A Woman Named Jackie | Teenage Jacqueline Bouvier | Miniseri |
| 1992 | Swans Crossing | Sydney Orion Rutledge | Roli kryesor |
| 1993–1995; 2011 | All My Children | Kendall Hart | Roli kryesor |
| 1997 | Beverly Hills Family Robinson | Jane Robinson | Film televiziv |
| 1997–2003 | Buffy the Vampire Slayer | Buffy Summers | Roli kryesor |
| 1998–2002 | Saturday Night Live | Vetë ajo | 5 epizoda (3 si prezantuese, 2 si interpretuese e pakredituar) |
| 1998 | King of the Hill | Marie | Zëri; epizodi: "And They Call It Bobby Love" |
| 1999 | Saturday Night Live 25th Anniversary Special | Vetë ajo | Participating audience member |
| 1999–2000 | Angel | Buffy Summers | Epizodet: "City Of", "I Will Remember You" dhe "Sanctuary" |
| 2000 | Sex and the City | Debbie | Epizodi: "Escape from New York" |
| 2001 | Grosse Pointe | Vetë ajo | Epizodi: "Passion Fish" |
| 2002 | MTV Movie Awards | Prezantuese dhe interpretuese | |
| 2004; 2012 | The Simpsons | Gina Vendetti | Zëri; epizodet: "The Wandering Juvie" dhe "Moonshine River" |
| 2005–2018 | Robot Chicken | Zëra të ndryshme | Paraqitje të përsëritura |
| 2010 | The Wonderful Maladys | Alice Malady | Pilot i patransmetuar; gjithashtu producente ekzekutive |
| 2011–2012 | American Dad! | Phyllis / Jenny | Zërat; epizodet: "Virtual In-Stanity" dhe "Adventures in Hayleysitting" |
| Ringer | Bridget Kelly / Siobhan Martin | Roli kryesor; gjithashtu producente ekzekutive | |
| 2011 | God, the Devil and Bob | That Actress on That Show | Zëri; epizodi: "There's Too Much Sex on TV" |
| 2013–2014 | The Crazy Ones | Sydney Roberts | Roli kryesor |
| 2015–2016 | Star Wars Rebels | Seventh Sister | Zëri; 6 epizoda |
| 2016 | Cruel Intentions | Kathryn Merteuil | Pilot i patransmetuar; gjithashtu producente ekzekutive |
| Those Who Can't | Gwen Stephanie | Epizodi: "The Fairbell Tape" | |
| Attention Deficit Theatre | — | Producente ekzekutive | |
| 2019 | The Big Bang Theory | Vetë ajo | Epizodi: "The Stockholm Syndrome" |
| 2021 | Masters of the Universe: Revelation | Teela | Zëri; roli kryesor |
| 2023 | Wolf Pack | Kristin Ramsey | Roli kryesor; gjithashtu producente ekzekutive |
| 2024 | RuPaul's Drag Race | Vetë ajo | Guest judge; epizodi: "RDR Live!" |
| 2024–2025 | Dexter: Original Sin | Tanya Martin | Roli i përsëritur |
| 2025 | RuPaul's Drag Race All Stars | Vetë ajo | Guest judge; epizodi: "Snatch Game" |
| 2026 | Breaking Bear |
Blair | Zëri; roli kryesor |
| Buffy the Vampire Slayer: New Sunnydale |
Buffy Summers | Roli kryesor; seri e ardhshme |
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Vary, Adam B. (14 nëntor 2014). "The 100 Greatest Characters of the Last 20 Years: Here's our full list!". Entertainment Weekly (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 26 janar 2013. Marrë më 22 qershor 2020.
- ↑ Booth, Barbara (28 shkurt 2017). "How Sarah Michelle Gellar intends to slay the $4.7 billion baking-mix industry". CNBC (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2 mars 2017. Marrë më 4 mars 2017.
- ↑ Friedman, Megan (29 qershor 1999). "Sarah Michelle Gellar Vamps It Up". Cosmopolitan (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 11 prill 2016. Marrë më 14 gusht 2015.
- 1 2 3 Anderson, Marilyn D. (2001). Sarah Michelle Gellar (në anglisht). Infobase Learning. fq. 19. ISBN 978-1-4381-4104-6. Arkivuar nga origjinali më 24 qershor 2021. Marrë më 24 tetor 2020.
- ↑ Cruz, Clarissa (qershor 2002). "Entertainment Weekly Cover Story: The prinze and the slayer". Freddie Prinze Jr (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 29 maj 2006. Marrë më 1 nëntor 2006.
- ↑ Friedman, Megan (30 nëntor 2004). "Sarah Michelle Gellar Interview". Cosmopolitan (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 12 prill 2016. Marrë më 14 gusht 2015.
- ↑ "Sarah Michelle Gellar And Freddie Prinze Jr. Post The Cutest Selfie Of The Century". HuffPost (në anglisht). 13 mars 2014. Arkivuar nga origjinali më 7 gusht 2020. Marrë më 22 qershor 2020.
- ↑ D'Zurilla, Christie (25 shtator 2012). "Sarah Michelle Gellar, Freddie Prinze Jr. have a new baby boy". Los Angeles Times (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 5 dhjetor 2012. Marrë më 20 shtator 2014.
- ↑ "Sarah Michelle Gellar & Freddy Prinze Jr. List Their LA Home (Bid Farewell To New Neighbors Kim and Kanye)". Domaine (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 12 nëntor 2014. Marrë më 6 prill 2014.