Freddie Prinze Jr.
Freddie Prinze Jr. | |
|---|---|
Prinze më 2016 | |
| Lindi | Freddie James Prinze Jr. 8 mars 1976 (50 vjeç) Los Anxhelos, Kaliforni, SHBA |
| Profesioni |
|
| Vite aktiviteti | 1995–present |
| Bashkëshorti/ja | Sarah Michelle Gellar (m. 2002) |
| Fëmijë | 2 |
Freddie James Prinze Jr. (lindi më 8 mars 1976), është një aktor amerikan. Ai ka luajtur në filma të tillë si I Know What You Did Last Summer (1997) dhe vazhdimet e tij I Still Know What You Did Last Summer (1998) and I Know What You Did Last Summer (2025), She's All That (1999), Down to You, Boys and Girls (të dyja në vitin 2000), Summer Catch (2001), Scooby-Doo (2002), dhe Scooby-Doo 2: Monsters Unleashed (2004). Krahas roleve të përsëritura në Boston Legal (2004) dhe 24 (2010), Prinze luajti në sitcom-in e ABC-së me të njëjtin titull Freddie (2005–2006)—të cilin ai e bashkëkrijoi dhe e prodhoi ekzekutivisht-dhe i dha zërin Kanan Jarrus në serialin e Disney XD Star Wars Rebels (2014–2018) dhe filmin Star Wars: The Rise of Skywalker (2019). Prinze punoi gjithashtu për WWE si shkrimtar nga viti 2007 deri në vitin 2009 dhe më pas si producent nga viti 2010 deri në vitin 2012. Ai është fëmija i vetëm i aktorit dhe komedianit Freddie Prinze.
Jeta e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Preince Jr. ka lindur në Los Angeles, Kaliforni, ishte i biri i Kathy Elaine Cochran, një seksere, dhe Freddie Prinze, një aktor komedian, i cili bëri vetëvrasje në vitin 1977 pasi që Kathy e la atë dhe futi në dosje ligjin urdhërin kundër tij (Pinze Jr. ishte 10 muaj atëherë). Babai i Prinze Jr. ishte Puerto Rican,gjerman dhe me prejardhje hebreje hungareze. Në viti 1999 në një intervistë në Los Angeles Times, Prince Jr. u shpreh se nëna tij ishte nga paraardhësit anglez, irlandez dhe amerikan vendas; në vitin 2007, megjithatë, ai konfirmoi se nëna e tij vinte nga një nga një familje itailane-amerikane. Prince Jr. rridhte nga një familje katolike romane dhe përqafonte trashëgëminë e tij porto rikane. Ai u rrit në Albauqerque dhe Nju Meksiko, dhe verën a kalonte në Puerto Riko, ku mësoi spanjisht dhe për kulturën e Porto Rikos nga gjyshi i tij. Ai e flet rrjedhshëm spanjishten dhe italishten. Prince Jr. tregoi interes për aktrim qysh në moshën e vogël dhe iu kushtua Shkollës së Lartë La Cueva në Albuquerque. Pasi u diplomua më 1994, Prinze Jr. u zhvendos në Los Angeles për role televezive.
Karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Prinze u zgjodh për një rol të ftuar në serialin televiziv të ABC, Family Matters, në vitin 1995. Më pas ai u shfaq në disa programe dhe filma të bërë për televizion, përpara se të debutonte në filmin To Gillian on Her 37th Birthday në vitin 1996. Në vitet pasuese, paraqitjet e Prinze në filmat për të rinj I Know What You Did Last Summer (1997) dhe vazhdimi i tij I Still Know What You Did Last Summer (1998) e bënë atë të njohur për audiencën adoleshente. Roli i tij i parë kryesor ishte në komedinë romantike She's All That (1999), e cila fitoi 63 milionë dollarë në Shtetet e Bashkuara.[1]
Më pas, ai pati role kryesore në Wing Commander (1999), Down to You (2000), Boys and Girls (2000), Head over Heels (2001), dhe Summer Catch (2001), shumica e të cilave nuk u pëlqyen nga kritikët dhe patën sukses të moderuar në arkë.
Ai luajti Fred Jones në versionin e filmit live-action të vitit 2002 të filmit të famshëm vizatimor Scooby-Doo, dhe e përsëriti rolin në vazhdimin e vitit 2004, Scooby-Doo 2: Monsters Unleashed, si përkrah gruas së tij Sarah Michelle Gellar ashtu edhe së bashku me Matthew Lillard dhe Linda Cardellini.
Jeta personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Prinze u lidh me aktoren Kimberly McCullough nga viti 1996 deri në vitin 1999.[2] Ai u martua me aktoren Sarah Michelle Gellar më 1 shtator 2002, në Puerto Vallarta, Meksikë. Çifti u takua disa vite më parë, gjatë xhirimeve të filmit I Know What You Did Last Summer (1997),[3] filluan të dilnin në vitin 2000 dhe u fejuan në prill 2001. Ata luajtën së bashku në Scooby-Doo (2002), Scooby-Doo 2: Monsters Unleashed (2004), Happily N'Ever After (2006), dhe Star Wars Rebels (2014–2018). Gellar bëri një rol të shkurtër pa folur në filmin e Prinze-s She's All That (1999). Ata kanë dy fëmijë së bashku: një vajzë të lindur më 19 shtator 2009 dhe një djalë të lindur më 21 shtator 2012, dhe jetojnë në Los Anxhelos.
Filmografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Film
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Viti | Titulli | Roli | Shënime |
|---|---|---|---|
| 1996 | To Gillian on Her 37th Birthday | Joey Bost | |
| 1997 | The House of Yes | Anthony Pascal | |
| Sparkler | Brad | ||
| I Know What You Did Last Summer | Ray Bronson | ||
| 1998 | I Still Know What You Did Last Summer | ||
| 1999 | She's All That | Zachary "Zack" Siler | |
| Wing Commander | Lt. Christopher Blair | ||
| 2000 | Down to You | Alfred "Al" Connelly | |
| Boys and Girls | Ryan Walker | ||
| 2001 | Head over Heels | Jim Winston/Bob Smoot | |
| Summer Catch | Ryan Dunne | ||
| 2002 | Scooby-Doo | Fred Jones | |
| 2004 | Scooby-Doo 2: Monsters Unleashed | ||
| 2005 | Shooting Gallery | Jericho Hudson | Gjithashtu producent |
| 2006 | Shark Bait | Pisces "Pi" (zëri) | |
| Happily N'Ever After | Rick (zëri) | ||
| 2007 | Brooklyn Rules | Michael Turner | |
| New York City Serenade | Owen | ||
| 2008 | Jack and Jill vs. the World | Jack | |
| Delgo | Delgo (zëri) | ||
| 2012 | Mass Effect: Paragon Lost | Lt. James Vega (zëri) | |
| 2015 | Misery Loves Comedy | Vetë ai | Dokumentar |
| 2019 | Star Wars: The Rise of Skywalker | Kanan Jarrus (zëri) | |
| Killer Skin | Masked Killer | Film i shkurtër | |
| 2022 | Clerks III | Auditioner 15 | |
| Christmas with You | Miguel Torres | ||
| 2023 | Glisten and the Merry Mission | Crumble Starsnaps (zëri) | |
| 2024 | The Girl in the Pool | Thomas | |
| 2025 | I Know What You Did Last Summer | Ray Bronson | |
Televizion
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Viti | Titulli | Roli | Shënime |
|---|---|---|---|
| 1995 | Family Matters | Tough Guy | Epizodi: "The Gun" |
| The Watcher | Billy | Epizodi: "The Human Condition: The Blood of Our Children/Rita/The Comic" | |
| 1996 | ABC Afterschool Special | Jeff | Epizodi: "Too Soon for Jeff" |
| 1997 | Detention: The Siege at Johnson High | Aaron Sullivan | Film televiziv |
| 1998 | Vig | Tony | |
| 2000 | Saturday Night Live | Vetë ai | Prezantues; Epizodi: "Freddie Prinze Jr./Macy Gray" |
| Brak Presents the Brak Show Starring Brak | Epizodi #1.1 | ||
| 2002 | Frasier | Mike (zëri) | Epizodi: "Juvenilia" |
| Friends | Sandy | Epizodi: "The One with the Male Nanny" | |
| 2003 | Kim Possible: A Sitch In Time | Future Jim / Future Tim (zëri) | Film televiziv |
| 2004–2006 | Boston Legal | Donny Crane | 3 epizoda |
| 2005–2006 | Freddie | Freddie Moreno | Roli kryesor; 22 epizoda Gjithashtu bashkë-krijues dhe producent ekzekutiv |
| 2006 | George Lopez | Epizodi: "George Gets Cross Over Freddie" | |
| 2007 | Atlanta | Eric | Film televiziv |
| 2008–2009 | WWE SmackDown | Skenarist; 26 epizoda | |
| 2009 | No Heroics | Bradley (aka Infinitum) | Pilot i patransmetuar |
| 2010 | 24 | Cole Ortiz | 24 epizoda |
| Psych | Dennis | Epizodi: "Not Even Close... Encounters" | |
| 2012 | Happy Valley | Noah | Pilot i transmetuar |
| 2005–2022 | Robot Chicken | Fred Jones / Various (zëri) | 7 epizoda |
| 2013 | Witches of East End | Leo Wingate | 2 epizoda |
| 2013–2014 | Bones | Danny Beck | |
| 2014–2018 | Star Wars Rebels | Kanan Jarrus (zëri) | 70 epizoda |
| 2016 | Bordertown | Tut (zëri) | Epizodi: "The Engagement" |
| First Impressions | Vetë ai | Prezantues; 6 epizoda | |
| 2016–2017 | Movie Trivia Schmoedown | Komentator; 4 epizoda | |
| 2019–2020 | GEGG WARS | Pash / O'rak Adalani | 6 epizoda |
| 2021 | Star Wars: The Bad Batch | Caleb Dume (zëri) | Epizodi: "Aftermath" |
| Punky Brewster | Travis | 10 epizoda | |
| 2022–2024 | WWE Rivals | Vetë ai | Prezantues; 16 epizoda |
| 2025 | Robot Chicken: Self Discovery Special | Fred Jones (zëri) | Television Special |
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "She's All That", IMDb.com (në anglisht), 1999-01-29, arkivuar nga origjinali më 24 korrik 2018, marrë më 2018-01-30
- ↑ "Buffy the Bachelor Slayer". People (në anglisht). 30 prill 2001. Arkivuar nga origjinali më 1 nëntor 2008. Marrë më 10 gusht 2023.
- ↑ "Freddie Prinze Jr. -Articles" (në anglisht). Ilovefreddie.com. Arkivuar nga origjinali më 29 maj 2006. Marrë më 2010-03-18.