Friends

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Informacione mbi serialin
Friends ver4.jpg
{{{PS}}}
Titulli shqip: Shokët
Titulli origjinal: Friends
Shteti i prodhimit: ShBA
Viti i prodhimit:
(Vitet e prodhimit):
1994-2004
Kohëzgjatja e një episode: rreth 22 minuta
Episode: 236
Gjuha origjinale: Anglisht
Intro: The RembrandtsI'll be there for you
Studio / Prodhuesi(t): NBC
Krijuesi(t): David Crane
Marta Kauffman
Zhanri: Komedi, Dramë, Sitcom
Transmetimi i parë në TV: 22 shtator 1994
Interpretojnë

Friends (sqt. Shokët) është një sitcom amerikan, prodhuar nga NBC gjatë periudhës 1994 - 2004. Seriali Friends morri kritika pozitive, dhe shpejt u bë një ndër serialet me më së shumti shikueshmëri jo vetëm në ShBA, por në tërë botën. Seriali në fjalë u nominua për 63 çmime Emi. Seriali bën fjalë për një grup shokësh, që jetojnë në ManhattanNew York City. Seriali u prodhua në studiot e Warner Bros. nga David Crane dhe Marta Kauffman.

Përmbledhje[redakto | redakto tekstin burimor]

Në këtë serial humoristik bëhet fjalë për gjashtë shokë të pandashëm nga njëri tjetri. Që të gjashtët kanë shumë të përbashkëta, por edhe shumë kontraste. Tematika e këtij seriali kryesisht flet për shoqërinë, situatat qesharake dhe afeksionin ndaj të tjerëve. Seriali "Friends" ka filluar xhirimet në vitin 1994. Që atëherë, ky serial korri suksese të mëdha qoftë në Shtetet e Bashkuara, e qoftë jashtë saj.

Personazhet[redakto | redakto tekstin burimor]

Aktori Personazhi
Jennifer Aniston Rachel Green
Courteney Cox Arquette Monica Geller
Lisa Kudrow Phoebe Buffay
Matt LeBlanc Joey Tribbiani
Matthew Perry Chandler Bing
David Schwimmer Ross Geller


Përshkrimi i personazheve[redakto | redakto tekstin burimor]

Në serinë amerikane Friends, janë gjithsej gjashtë personazhe kryesore. Ndër ta, janë:

Rachel Green (sqt. Rejçëll Grin) është një vajzë në të njëzetat (tek sezonat 8, 9, 10 ata mbushin 30 vjeç). Rejçëll është një vajzë mjaft e llastuar, por poashtu edhe tolerante. Rejçëll i bashkangjitet grupit të shoqërisë në episodin e parë, kur ajo braktis në altar burrin e vet. Ajo gjatë sezonit të 2,3 dhe në fund, në sezonin e 10 ka një aferë romantike me një nga personazhët tjerë, me Rosin. Rejçëlli ndrron profesione, ajo punon si kamariere, agjente shitjeje dhe pronare e një reparti në një firmë rrobash (Ralf Lauren).

Ross Geller (sqt. Ros Gellër) është një personazh tjetër i rëndësishëm në grupin e shokëve. Ai është vëlla me Monikën, (një tjetër personazh) me të cilën bashkë shkëmbejnë kujtime gazmore nga fëmijëria. Rosi me profesion është profesor i lëndës së Palentologjisë (që merret me studimin e dinosaurëve), por njëkohësisht punon në Muzeun e Shkencave Natyrore. Rosi flet aq tepër për dinosaurët, saqë të gjithë mbyllin veshët kur ai fillon të "filozofojë".

Monica Geller (sqt. Monika Gellër) është motra e Rosit, dhe në sezonën 6-10, gruaja e Çendllërit. Ajo është një personazh humoristik, por poashtu edhe shumë garues. Monika ka pasion por edhe profesion gatimin. Punon krye-kuzhinjere në një restorant luksoz. Monika, si tip garues që është ndonjëherë edhe hidhërohet për imtësira, por sidoqoftë, ajo është e pëlqyer nga të gjithë.

Phoebe Buffay (sqt. Fibi Bufej) është një personazh tjetër në serinë televizive "Friends". Fibi është pothuajse gjithnjë e pushtuar nga idetë dhe shtytjet e saja "të çmendura". Ajo është shumë e shoqërueshme me të gjithë shokët, por edhe e gatshme për lidhje. Fibi me profesion kurrë nuk është e qëndrueshme; gjatë shumicës së kohës së kohës ajo punon si masazhiere, por ajo është e vullnetshme që në çfarëdo mënyre të bëjë para shtesë.

Joey Tribbiani (sqt. Xhoi Tribiani) është një personazh me prejardhje italiane. Ai, sikurse edhe shumica e italianëve të tjerë, është shumë i zoti me femrat. Profesion ka aktrimin, i cili e shoqëron Xhoin nëpër aventurat më të mëdha. Edhepse nuk është një aktor me famë shumë të made, ai asnjëherë nuk heq dorë nga aktrimi, dhe si rezultat, shpesh i caktohet një rol i lakmueshëm në seriale dhe filma të suksesshëm. Është tip shumë i shoqërueshëm, dhe më së miri kalon me shoqen e saj, Fibin, me të cilën ata bëjnë "plane" duke u bazuar në idetë e tyre shumë të çuditshme.

Chandler Bing (sqt. Çendlër Bing) është një tjetër personazh me shumë ndikim tek shokët. Shpesh përmendet fakti se Çendlër së bashku me Rosin kanë ndarë një dhomë në kolegj. Në sezonet përmbyllëse, Çendlër martohet me Monikën dhe së bashku adoptojnë dy fëmijë binjeq - një vajzë dhe një djalë. Një gjë është shumë qesharake rreth Çendlërit se ai e përmend aq shumë profesionin e tij por askush nuk e dëgjon, saqë shpesh ndodh që personazhët tjerë të mos kenë fare ide rreth punës që bën Çendlër. Ai punon në një zyrë ku mirret me ekonomi, dhe në sezonat 8 dhe 9 ai aksidentalisht dërgohet në Tulsa të Oklahomas, ku kryen po të njëjtën punë.

Episodet[redakto | redakto tekstin burimor]

Sezoni 1[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Episodi 1: The One Where Monica Gets A Roommate
  • Episodi 2: The One with the Sonogram at the End
  • Episodi 3: The One with the Thumb
  • Episodi 4: The One with George Stephanopoulos
  • Episodi 5: The One with the East German Laundry Detergent
  • Episodi 6: The One with the Butt
  • Episodi 7: The One with the Blackout
  • Episodi 8: The One Where Nana Dies Twice
  • Episodi 9: The One Where Underdog Gets Away
  • Episodi 10: The One with the Monkey
  • Episodi 11: The One with Mrs. Bing
  • Episodi 12: The One with the Dozen Lasagnas
  • Episodi 13: The One with the Boobies
  • Episodi 14: The One with the Candy Hearts
  • Episodi 15: The One with the Stoned Guy
  • Episodi 16: The One with Two Parts: Part 1
  • Episodi 17: The One with Two Parts: Part 2
  • Episodi 18: The One with All the Poker
  • Episodi 19: The One Where the Monkey Gets Away
  • Episodi 20: The One with the Evil Orthodontist
  • Episodi 21: The One with the Fake Monica
  • Episodi 22: The One with the Ick Factor
  • Episodi 23: The One with the Birth
  • Episodi 24: The One Where Rachel Finds Out
Commons-logo.svg         Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Category:Friends (TV-show)