Matthew Perry
Matthew Perry | |
---|---|
U lind në | Matthew Langford Perry 19 gusht 1969 |
Titulli | Matthew Perry (Metju Perri) |
Matthew Perry lindi në Williamstown, Masaçusets, u rrit në Ottawa, Ontario, ku u bë një lojtar i vogël i tenisit. Mirëpo, kur u shpërngul në Los Angeles tek babai i tij i cili poashtu ishte aktor (John Bennett Perry), ai u interesua më tepër për aktrimin. Morri pjesë në drama shkollore, derisa e kreu shkollën e mesme dhe vijoi fakultetin në Kalifornia e Jugut.
Karrierën e aktorit të vërtetë e filloi në serialin televiziv Second Chance, ku edhe e kishte rolin kryesor.
Më pas Perry u shfaq në filma tjerë shumë të suksesshëm si The Whole Nine Yards, Fools in Rush, She's Out of Control etj. Mirëpo, si shumë aktorë të tjerë e pati kulminacionin e karrierës në serinë televizive Friends ku ai luante krahas Jennifer Aniston, Matt LeBlanc, David Schwimmer, Courteney Cox dhe Lisa Kudrow. Kur e pranoi rolin në Friends, nuk ka pasur famë, prandaj as pa e lexua mirë skenarin, e ka pranuar rolin tek ky serial televiziv. Me rolin e Chandler Bing në këtë serial, ai fitoi famë të madhe.
Ky serial ia hapi dyert, duke marrur oferta nga regjisorë të njohur, sikurse regjisori i filmit The Whole Nine Yards.
Aq i suksesshëm ka qenë ky film, saqë ai ka zhvilluar edhe pjesën e dytë të këtij filmi, The Whole Ten Yards.