Agjencia e Kosovës për Inteligjencë
Appearance
(Përcjellë nga Shërbimi Inteligjent i Kosovës)
Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI) është një agjenci civile e inteligjencës e Kosovës përgjegjëse për ofrimin e inteligjencës së sigurisë kombëtare për politikëbërësit e lartë të Kosovës.[1]
Misioni
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Misioni i AKI-së është identifikimi i kërcënimeve të dëmshme për sigurinë e Kosovës. Kërcënimi për sigurinë e Kosovës në çdo rast konsiderohet kërcënim ndaj integritetit territorial, integritetit të institucioneve, rendit kushtetues, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik, si dhe kërcënimet ndaj sigurisë globale të dëmshme për Kosovën.[1]
Ky mision realizohet, duke mbledhur dhe analizuar informacione rreth:
- Nxitja, ndihma dhe/ose përkrahja e terrorizmit
- Spiunazh kundër Kosovës ose në dëm të sigurisë së Kosovës
- Sabotim i drejtuar kundër infrastrukturës jetike të Kosovës
- Krimi i organizuar kundër Kosovës ose i dëmshëm për sigurinë e Kosovës në çfarëdo mënyre tjetër, përfshirë edhe pastrimin e parave
- Nxitja e pakënaqësisë në strukturat e sigurisë
- Trafikimi i lëndëve të paligjshme, armëve apo qenieve njerëzore
- Prodhimi ose transporti i paligjshëm i armëve të shkatërrimit në masë, ose përbërësve të tyre
- Trafikimi i paligjshëm i produkteve dhe teknologjive nën kontrollin ndërkombëtar
- Aktivitete që bien ndesh me të drejtën ndërkombëtare humanitare
- Aktet e dhunës apo frikësimit të organizuar kundër grupeve etnike apo fetare në Kosovë
- Çështje që lidhen me kërcënime të rënda për shëndetin ose sigurinë publike
Drejtorët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Emri | Prej | Deri |
---|---|---|
Bashkim Smakaj | 2009 | Janar 2015 |
Agron Selimaj | Janar 2015 | 27 Janar 2017 |
Driton Gashi | 8 Shkurt 2017 | 10 Prill 2018 |
Shpend Maxhuni | 20 Prill 2018 | 6 Nëntor 2019 |
Kreshnik Gashi | 25 Nëntor 2019 | 22 Dhjetor 2020 |
Petrit Ajeti | 15 Prill 2021 | Në detyrë |
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Uebfaqja Zyrtare: https://aki-rks.org/