Shahin Dino

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shahin bej Dino
Ministër i Brendshëm
Në detyrë
5 tetor, 1914 – 27 janar, 1916
Paraprirë ngaAqif pashë Elbasani
Pasuar ngaPushtim-administrimi austro-hungarez
Të dhëna vetjake
U lind mëPreveza, Perandoria Osmane
NënshtetësiaShqiptar
ArsimimiFakulteti i Shkencave Politike, Stamboll
Punësiminëpunës

Shahin bej Dino ka qenë deputet shqiptar në Mexhlisin osman, ministër i Brendshëm i Shqipërisë.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind në Prevezë në kohën e Perandorisë Osmane, në oxhakun e Dinollarëve, i biri i Vejsel pashë Dinos dhe nipi i Abedin pashë Dinos. Mësimet fillore i mori në vendlindje, më pas u arsimua për shkenca politike në Stamboll. Më 1897 mori pjesë në luftime kundër grekëve në Prevezë.

Në prill të 1912 u zgjodh deputet në Mexhlisin Osman, ku mbrojti çështjen shqiptare dhe paditi autoritetet osmane për papjekurinë e tyre.

Gjatë periudhës 17 shtator, 1914 - 27 janar, 1916 pati ofiqin e ministrit të Brendshëm në qeverinë e Esad pashë Toptanit. Formoi Këshillin Arsimor më 1914, pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili u mor me organizimin e shkollave në prefekturat Durrës, Elbasan e Berat, numër i cili mbeti i kufizuar. Këshilli arsimor hartoi një program sintetik në shqip për shkollat fillore 3 dhe 5 klasëshe, si dhe u botua abetarja e Hafiz Ali Korçës. Me çështjet arsimore në këtë këshillë u morën edhe Aleksandër Xhuvani, Hafiz Aliu dhe Sali Çeka.[1]

Megjithëse u largua me Esad Pashën dhe e ndoqi atë në Selanik, në fillim të gushtit 1917, dha dorëheqjen dhe shkoi tek konsulli italian në Selanik, Giovanni Dolfini. Autoritetet ushtarake franceze e arrestuan dhe u internua në Mitilini të ishullit Lesbos.[2]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 119. ISBN 978-99943-56-22-5.
  2. ^ Ikonomi, Ilir (2016). Esat pashë Toptani: njeriu, lufta, pushteti. Tiranë: UET press. fq. 467. ISBN 978-9928-190-91-8.