Hafëz Ali Korça

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Nënshkrim

Hafëz Ali Korça (Korçë, 5 prill 1873 - Kavajë, 7 janar 1957)[1][2] ka qenë hoxhë, hafiz, hatip, publicist dhe përkthyes i kryeveprave të letërsisë fetare e artistike orientale. Me veprën e tij Bolshevizma a çkatrrim i njerëzimit u shënjua si denoncuesi i parë shqiptar i komunizmit.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind në Korçë, i biri i Iljaz efendi Kadiut, vinte nga një familje që kishin qenë brez pas brezi dijetarë të fesë.[3] Mësimet fillore dhe të mesme i mori në vendlindje, në shkollën iptidaije dhe atë idadije. Studimet e larta i kreu në medresen "Çifte Minareli" në Stamboll. Në lëvizjen kombëtare hyri që më 1889, kur zuri të jepte mësime falas në shkollën shqipe të djemve në Korçë dhe pas një viti edhe në idadijen e Korçës.[4]

Gjatë kohës së debatit të shtyrë nga disa qarqe në Stamboll për llojin e alfabetit për gjuhën shqipe, Hafëz Aliu përkrahu alfabetin latin.[5] Mbajti fjalën kryesore në Kongresin e Dibrës. Përkrahu Kongresin e Elbasanit, 2 shtator 1909, i cili i vuri themelet e arsimit kombëtar. Më 1916 në qeverinë e Esad pashë Toptanit, nga ministri Shahin bej Dino Hafëz Aliu u emërua drejtor i Arsimit për Tiranën, Durrësin, Elbasanin, Dibrën, Matin dhe Pogradecin. Ishte anëtar i Komisís LetrareShkodrës, ku më 1916 bëhet kryemyfti në Këshillin e Naltë të Sheriatit. I zhvendosur në në Tiranë më 1918 në Këshillin të Naltë të Sheriatit.[6] Qe bashkëthemelues dhe mësues në Medresenë e Tiranës, ku ndërmori reforma në kurrikula dhe hartoi tekste për nxënësit, që t'u lehtësoheshin studimet edhe në shkollat e larta jashtështetit. Pas daljes në dritë të veprës së tij Shtatë ëndrrat e Shqipërisë, gjë që i shkaktoi pushimin nga puna.[7]

Vepra[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Prej njohurive që kishte në gjuhët tradicionale të lindjes, përktheu kryeveprat fetare e letrare si "Mevludi" më 1900, "303 fjalë të Imam Aliut" botuar në Korçë më 1910. Gjylistani dhe bostani e Saadiut, më 1918 dhe Rubaijat e Hajamit më 1930 nga persishtja. Për përkthimin e veprës së Hajamit pati një debat të gjerë me Nolin, i cili e kish përkthyer nga një variant anglisht, Hafëz Aliu argumentonte se sa ka humbur nga origjinali përkthimi i përkthimit bërë nga Noli dhe se sa ndikon në këtë tëhuajtje mungesa tesavufit në variantin e tij.[8]

Më 1925 shkroi Bolshevizma a çkatrrim i njerëzimit duke u shënjuar si denoncuesi i parë shqiptar i ideologjisë komuniste.[9]

Nderime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 15 shkurt 2017 Presidenti i Republikës Bujar Nishani e vlerësoi pas vdekjes me dekoratën "Nderi i Kombit" me motivacionin:[10]

“Për rolin dhe kontributin e tij të rëndësishëm e vetëmohues në dobi të çështjes kombëtare: si martir i kombit e kulturës shqiptare, si klerik atdhetar i shquar e veprimtar i flaktë për çlirimin e vendit nga zgjedha e huaj, si figurë e papërsëritshme intelektuale, duke u shndërruar në një nga dijetarët më të ndritur të filozofisë islame në Shqipëri”.

Tituj të veprave dhe përkthimeve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Mevlud. Prej Hafez Ali-ut Hatib i Korçës. (Korçë 1909 [1325 A.H.]) 16 ff.
  • Abetare prej Hafez Ali-ut Hatib i Korçës. (Korçë 1910 [1326 A.H.]) 26 ff.
  • Treqint e tri fjalet të imami Aliut prej Hafez Aliut, Hatib i Korçës. (Korçë 1910 [1326 A.H.]) 20 ff.[2]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Th. Çollaku, Kalendari i botës shqiptare, Tiranë: Omsca-1, 2010. ISBN 978-99943-41-71-9
  2. ^ a b Robert Elsie (1995), Histori e Letërsisë Shqiptare, përktheu Abdurrahman Myftiu, Tirana & Peja: Dukagjini, 1997.
  3. ^ S. Bega, Hafiz Ali Korça, pasqyrë atdhetarizme për brezin e ri, Tiranë: "Kultura Islame", 1941 Nr. 3-4, fq. 102-107.
  4. ^ I. D. Hoxha, Hafiz Ali Korça - Veprimtaria e tij në lëmin e atdhedashurisë dhe arsim-kulturës shqiptare, orientalizmi.wordpress.com, 5 shkurt 2014. Marrë më 10 shkurt 2018.
  5. ^ M. Yvejsi, Hafiz Ali Korça 1873-1956, sa-kra.ch, marrë më 10 shkurt 2018.
  6. ^ H. Matoshi, Atdheu në poezinë e Hafiz Ali Korçës, Prishtinë: Buletini, 2012. fq. 249-253.
  7. ^ Hafiz Ali Korça - Dokumentar 2017, nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë
  8. ^ Balaban, Adem; Çağlayan, Bünyamin; Ombashi, Rahim (2015). "An Approach to Study of Tasavvuf in Albanian Literature: From Conception to the Tasavvuf Attendance". European Journal of Language and Literature Studies (në anglisht). 3 (1): 120. ISSN 2411-4103.
  9. ^ I. Ahmedi, Hafiz Ali Korça: jeta dhe vepra, Shkup: Logos-A, 2006. ISBN 978-9989-58-239-4
  10. ^ Presidenti Nishani vlerëson Hafiz Ali Korçën (pas vdekjes) me Dekoratën “Nderi i Kombit”[lidhje e vdekur], 15 shkurt 2017.