Shkolla Normale e Gjakovës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Shkolla Normale e Gjakovës është institucioni i parë profesional pedagogjik i hapur në Kosovë pas Luftës së Dytë Botërore. Mision i saj ishte përgatitja profesionale e kuadrove për fushën e arsimit jo vetëm për Kosovën por edhe për vendet përreth saj. [1]

Historiku[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shkolla Normale e Gjakovës filloi punën më 26 dhjetor të vitit 1946 me drejtor Beqir Kastratin. Ky institucion ishte një shkollë profesionale pedagogjike me konvikt. Në vitin e parë shkollor 1946/47 u regjistruan 55 nxënës ndërsa me kalimin e kohës numri i tyre erdhi duke u rritur vazhdimisht aq sa në vitin shkollor 1950/51 kishte 6 paralele me 222 nxënës dhe 20 mësimdhënës. Procesi mësimor zhvillohej në objektin e Institutit Tregtar.[2] Vijues të kësaj shkolle ishin nxënës jo vetëm nga Kosova por edhe nga Mali i Zi, Maqedonia dhe Shqipëria. Në tri vitet e para Shkolla Normale e Gjakovës funksionoi si një shkollë pedagogjike dyvjeçare e pastaj kaloi në sistemin katërvjeçar. Mësimdhënës të kësaj shkolle kanë qenë: Hasan Vokshi, Tajar Hatipi, Myzafere Gjinali - Hatipi, Dhimitër Fullani, Jusuf Nimani, Nevruz Nura, Apostol Tanefi, Lirie Xhufka - Tanefi, Rexhep Shpendi, Shaip Ademi, Margarita Gjurashkoviq, Nikolla Dragiqeviq, etj. Në vitin shkollor 1953/54 ky institucion arsimor u transferua në Prishtinë. [3] [1]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b Akademia e Shkencave e Shqipërisë (2008). Fjalor enciklopedik shqiptar 3. Tiranë. f. 2486.
  2. ^ D, A (20 dhjetor 2016). "70 Vjetori i hapjes së Shkollës Normale të Gjakovës". Revista lokale Gjakova Press. Marrë më 18 maj 2019.
  3. ^ "Normalja e Gjakovës, themel i arsimit shqip në Kosovë". Zëri.info. 30 nëntor 2014. Marrë më 18 maj 2019.