Shkollat e larta popullore
Shkollat e Larta Popullore (Danisht: folkehøjskole; holandisht: volkshogeschool; finlandeze: kansanopisto dhe työväenopisto ose kansalaisopisto; gjermanisht: Volkshochschule (të rralla) Heimvolkshochschule; norvegjeze: folkehøgskole; suedeze: folkhögskola; hungareze: népfőiskola) janë institucione për arsimimin e të rriturve që në përgjithësi nuk japin gradë akademike, edhe pse disa kurse trajnimi mund të kenë edhe këtë qëllim. Në disa vende këto institucione të arsimit të lartë njihen edhe si Universitete popullore.
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shkollat e larta popullore janë më të shpeshta në vendet nordike dhe në Gjermani e Austri. Koncepti fillimisht u përpunua nga, shkrimtari, poeti, filozofi, pedagogu dhe pastori danez N. F. S. Grundtvig (1783-1872). Grundtvigu ishte i frymëzuar nga Raporti i Përgjithshëm mbi Organizimin e Mësimeve Publike të Marquis de Condorcet i shkruar në vitin 1792 gjatë Revolucionit francez. Revolucioni francez kishte një ndikim të drejtpërdrejtë mbi arsimin popullor në Francë. Në Shtetet e Bashkuara, shkollat popullore daneze u quajtën Danebod dhe shkolla e parë e tillë u themelua në Tyler, Minesota.
Edhe arsimi në vende të tjera u frymëzua nga konceptet e Grundtvigut mbi arsimin e të rriturve. Në Nigeri, Shtetet e Bashkuara dhe India, disa shkolla janë ndërtuar mbi parimet grundtvigiane për arsimin.
Shkolla e parë e lartë popullore u themelua në vitin 1844 në Rødding, Danimarkë.[1]
Karakteristikat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Karakteri i shkollave të larta popullore ndryshonë nga vendi në vend, por zakonisht institucionet e tilla kanë këto karakteristika të përbashkëta:
- Larmi të madhe të subjekteve mësimore
- Nuk ka provime përfundimtare ose të maturës
- Fokusimi në vetëzhvillim
- Liria pedagogjike
- Kurset e trajnimit zgjasin nga disa muaj deri në një viti
- Nuk ka provime pranuese
Shkollat e Larta Popullore në Gjermani dhe Austri janë të njohura si Qendra të Arsimit të të Rriturve (ger. Volkshochschule). Ato zakonisht financohen nga niveli lokal dhe sigurojnë kurse të trajnimit jocertifikuese për të rriturit:
- arsimi i përgjithshëm
- arsimi profesional
- edukim politik
- gjuhë gjermane si gjuhë e dytë (sidomos për emigrantët)
- kurse të ndryshme për gjuhë të huaja
- forma të ndryshme të artit
- teknologjia e informacionit
- edukim shëndetësor
- klasa përgatitore për provimet shkollore (sidomos për Abitur ose të Maturës)
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 'Research on Folk High schools', Mimer - research on popular education in Sweden and Scandinavia Arkivuar 1 dhjetor 2016 tek Wayback Machine
- folk high school, Columbia Encyclopedia article
- Information about Folk High Schools in Austria
- Information about Folk High Schools in Denmark
- Højskolen Østersøen - international official site
- Ry Højskole's History - Official Site, Danish
- Information about Folk High Schools in Germany
- Information about Folk High Schools in Finland
- Information about Folk High Schools in France, called Université populaire du Rhin
- Information about Folk High Schools in Nordic countries
- Information about Folk High Schools in Norway
- Information about Folk High Schools in South Tyrol
- Information about Folk High Schools in Sweden
- Information about Folk High Schools in Switzerland
- John C. Campbell Folk School, North Carolina USA
- Driftless Folk School, Wisconsin USA
- And the Sun Rises with the Farmer:The Philosophical History of the Nordic Folkhighschool
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "A brief history of the folk high school".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)