Shpellat Mandapeshvar
Shpellat Mandapeshwar (në gjuhën marathi मंडपेश्वर गुंफा) janë një grup faltoresh të skalitura në shkëmb kushtuar Shivës[1] të vendosura pranë malit Poinsur në Borivali, në rrethinë e Bombeit në shtetin indian Maharashtra.
Vendndodhja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shpellat janë të vendosura në Malin Mount Poinsur, Borivali, një rrethinë e Bombeit. Fillimisht, shpellat ishin në brigjet e Lumit Dahisar, por më vonë shtrati i lumit ndryshoi drejtim.[2] Emri i lagjes ka rrjedhur nga këta tempuj shpellorë. Besohet se emri i Malit Poinsur, mbi të cilin është vendosur Shkolla e Lartë e Shën Françeskut të Assisit, është një shtrembërim i emrit "Mandapeshwar". Shpellat Mandapeshwar janë më të vogla dhe më pak të njohura krahasuar me Shpellat Kanheri në Parkun Kombëtar Sanjay Gandhi në Borivalin Lindor.[1] Rrënojat e një kishe të vjetër të ndërtuar nga portugezët qëndrojnë në krye të shpellave. Kisha e Zonjës së Ngjizjes së Dlirë gjendet në skajin jugor të shpellave. Përballë shpellave është një shesh i hapur që përdoret si një vend për të luajtur dhe zonë parkimi nga banorët e barakave afër tyre. Rruga Swami Vivekanand kalon përballë këtyre shpellave.[1][3]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shpellat besohet se janë ndërtuar afërsisht 1500 deri në 1600 vjet më parë,[1] afërsisht në të njëjtën kohë si Shpellat Jogeshwari (që janë ndërtuar midis viteve 520-550 të e.s.).[3] Shumica e tempujve të skalitur në shkëmb dhe artit shkëmbor në Indi u krijua nga murgjit budistë. Murgjit ishin misionarë të mesazhit të Budës dhe vendet më të mira për të përhapur mesazhin e ri, ishin kryqëzimet e rrugëve. Maharashtra dhe shumë nga kodrat e saj në Ghatet Perëndimore i përshtateshin synimit të tyre. Murgjit do të gërmonin dhe skalisnin salla lutjesh ose chaitya-griha në shpella, ndërsa ndërtonin stupa kushtimore dhe vende banimi për veten e tyre. Këtu ata meditonin dhe ndikonin tregëtarët që kalonin dhe çdokënd tjetër që gjendej afër tyre. Kodrat rreth Bombeit ishin në kryqëzimin e rrugëve tregëtare detare dhe tokësore. Gjatë zënies së Shpellave Khanheri, murgjit budistë themeluan një tjetër vendstrehim ku ata krijuan një sallë pikturash. Shpella u krijua nga murgjit budistë dhe ata punësuan udhëtarë persianë për ti pikturuar. Emri i shpellave Mandapeshwar do të thotë Mandap Pe Eshwar (holli i pikturimit të zotit). Skulptuat e këtyre shpellave janë vlerësuar se janë skalitur në të njëjtën periudhë si ato që shihen në shpellat më të realizuara Jogeshwari. Ato përmbajnë Mandapan më të madhe dhe një Garbhagriha të shquar. Këto shpella kanë kanë parë luftëra të shumta (kur përdoreshin nga ushtarë dhe banorë të ndryshëm). Përveç njërëzve të zakonshëm që strehoheshin aty, fillimisht portugezët i përdorën si vend lutjeje. Këto shpella ishin dëshmitare të një serie pushtimesh në zonat përreth nga sundues të ndryshëm dhe çdo herë shpellat përdoreshin për një arsye të ndryshme, ndonjëherë madje edhe për gjëra si strehimi i ushtrive ose ndonjëherë nga refugjatët. Gjatë kësaj periudhe pikturat monolitike u dëmtuan rëndë. Pas pushtimit të marathave në këtë zonë në vitin 1739, e gjithë zona u plaçkit dhe u dogj. Kjo përfshiu kolegjin, kishën dhe çdo gjë tjetër të ndërtuar rreth saj. Për vite kjo zonë mbeti e shkretë, derisa u zbuluan përsëri dhe u vuna nën mbrojtjen e Shoqërisë Indiane të Arkeologjisë.
Shumica e çfarë shihet në mure tani janë thjeshtë mbetje të rrënuara që janë kujtues të trishtë të të kaluarës së shquar. Kisha dhe varrezat e saj janë vendosur sipër kompleksit shpellor. Në fakt sipër shpellave ndodhen rrënojat e një strukture të vjetër. Këto rrënoja i përkasin kishës më të vjetër të ndërtuar në vitin 1544, që janë gjithashtu nën mbrojtjen e Shoqërisë Indiane të Arkeologjisë. Në Bombei ndodhen katër tempuj shpellorë: Shpellat Elephanta, Shpellat Jogeshwari, Shpellat Mahakali dhe Shpellat Mandapeshwar. Të katër shpellat kanë pasur të njëjtët skulptorë. Skulpturat në Mandapeshwar u krijuan duke nisur nga fundi i Perandorisë Gupta, ose pak kohë më vonë. Ishulli Elephanta është pjesë e trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që nga viti 1987 për të ruajtur punimet e saj artistike. Shpellat Mandpeshwer kanë skulptura të Natarajas, Sadashivas dhe një skulpturë të mrekullueshme të Ardhanarishvaras. Gjenden gjithashtu edhe statujëza të Ganeshës, Brahmas dhe Vishnut. Këto vepra paraqesin rrëfenjat mitike të zotave hindu. Madje edhe sot një skulpturë e rafinuar paraqet martesën e Shivës me Parvatin mund të shihet nga sheshi i madh në dritaren e skajit jugor të këtyre shpellave. Shpellat janë shpallur monument i trashëgimisë arkeologjike dhe në këtë mënyrë janë të mbrojtura me ligj.[4]
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Arkitektura shkëmbore e Indisë
- Shpellat Elephanta
- Arkitektura Budiste
- Shpellat Barabar
- Shpellat Udayagiri
- Shpellat Ellora
- Grupet e shpellave budiste në Junagadh
- Shpellat Undavalli
- Shpellat Bava Pyara
- Shpellat Mahakali
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c d Gaur, Abhilash (22 janar 2004). "Pay dirt: Treasure amidst Mumbai's trash". /www.tribuneindia.com. Marrë më 4 nëntor 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Bavadam, Lyla (18–31 korrik 2009). "In a shambles". Frontline (magazine). Arkivuar nga origjinali më 25 janar 2013. Marrë më 22 janar 2011.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "Suburban Caves Proposal". Collective Research Initiatives trust, Mumbai. 1 shtator 2004. Arkivuar nga origjinali më 8 maj 2009. Marrë më 4 nëntor 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ {{List of the protected monuments of Mumbai Circle district-wise Arkivuar 10 shtator 2016 tek Wayback Machine
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Kanaiyalal H. Vakil: Rock-cut temples around Bombay at Elephanta and Jogeshwari, Mandapeshwar and Kanheri; 1932, Bombay: D. B. Taraporevala Sons.