Shugo

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Shugo (守護) ishte një titull, zakonisht i përkthyer si "guvernator (ushtarak)", "mbrojtës" ose "konservator", i dhënë disa zyrtarëve të caktuar në Japoninë feudale. Ata ishin emëruar nga shōgun që ta mbikëqyrin një ose më shumë provinca të Japonisë. Pozita i dha rrugën shfaqjes së daimyō (feudalëve) në fund të shekullit të 15-të, pasi shugo filloi të kërkonte vetë pushtet mbi tokat, në vend që të shërbente thjesht si guvernatorë në emër të shogunatit.

Thuhet se pozita ishte krijuar në vitin 1185 nga Minamoto no Yoritomo që të ndihmojë kapjen e Yoshitsunes, me motivimin shtesë të zgjerimit të sundimit të qeverisë shogunate në të gjithë Japoninë.

Shugo shpesh qëndruan në kryeqytet, larg prej provincave tyre, dhe ndonjëhere u emëruan shugo për disa provinca në njëjtin kohë. Në disa raste, zëvendës shugo ose shugodai (守護代), u emëruan.

Me kalimin e kohës, fuqitë e disa shugo u rritën në mënyrë të konsiderueshme. Rreth kohës së luftës Ōnin (1467-1477), konflikti mes shugove u bë e zakonshme.[1] Disa shugo humbën fuqitë e tyre ndaj vartësve si shugodai, ndërsa të tjerët e forconin kontrollin e tyre në territoret e tyre. Si rezultat, në fund të shekullit të 15-të, fillimi i periudhës së Sengokut, fuqia në vend u nda midis feudalëve të llojeve të ndryshme (shugo, shugodai dhe të tjerë), të cilët u quajtën daimyōs.

Referencat[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ Sansom, George (1961). A History of Japan, 1334–1615. Stanford University Press. f. 200–202, 207.  0804705259.