Siguria shëndetësore
Siguria shëndetësore është një koncept që përfshin veprimtari dhe masa përtej kufijve sovranë që zbut incidentet e shëndetit publik për të siguruar shëndetin e popullatave.[1] Është një paradigmë në zhvillim brenda fushave të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe studimeve të sigurisë.[2] Përkrahësit e sigurisë shëndetësore pohojnë se të gjitha shtetet kanë përgjegjësi për të mbrojtur shëndetin dhe mirëqenien e popullatës së tyre.[1] Kundërshtarët sugjerojnë se siguria shëndetësore ndikon në liritë civile dhe në shpërndarjen e barabartë të burimeve.[2]
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh), siguria shëndetësore përfshin "aktivitetet e nevojshme për të minimizuar rrezikun dhe ndikimin e ngjarjeve akute të shëndetit publik që rrezikojnë shëndetin kolektiv të popullatave që jetojnë midis rajoneve gjeografike dhe kufijve ndërkombëtarë".[1] Është përgjegjësi e qeverive botërisht të mbrojnë shëndetin e popullatës së tyre.[2]
Ardhja e sfidave të reja të sigurisë, që rezultojnë nga rritja e ndjeshmërisë botërore ndaj sëmundjeve infektive, ka krijuar kërkesë për angazhim dhe bashkëpunim më të madh global ndaj shëndetit publik.[3] Globalizimi dhe shfaqja e shqetësimeve ndërkombëtare në lidhje me përhapjen e sëmundjeve infektive, janë bërë pjesë përbërëse e agjendave kombëtare dhe ndërkombëtare të sigurisë.[2] Sëmundjet, pandemitë dhe epidemitë janë bërë një shqetësim në rritje për politikëbërësit dhe qeveritë globale, duke kërkuar mobilizimin e burimeve thelbësore për zbatimin e procedurave të shpejta dhe efektive shëndetësore.[1] OBSh-ja dhe iniciativat si Agjenda Globale e Sigurisë Shëndetësore janë qendrore për avokimin e sigurisë shëndetësore – duke synuar përmirësimin e zbulimit, parandalimit dhe reagimit ndaj sëmundjeve infektive përmes mbikëqyrjes së shëndetit publik dhe partneriteteve midis shteteve.[3]
Siguria shëndetësore është një koncept ose kornizë për çështjet e shëndetit publik që përfshin mbrojtjen e popullatave kombëtare nga kërcënimet e jashtme shëndetësore si pandemitë.
Katër lloje sigurie mund të konsiderohen në këtë kontekst: biosiguria; siguria globale e shëndetit; siguria njerëzore; dhe siguria kombëtare.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c d "Health Security". World Health Organization. Marrë më 19 mars 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) Gabim referencash: Invalid<ref>
tag; name ":0" defined multiple times with different content - ^ a b c d Rushton, Simon dhe Youde, Jeremy (2014). Routledge Handbook of Global Health Security. London: Routledge. ISBN 9781136155567.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) Gabim referencash: Invalid<ref>
tag; name ":1" defined multiple times with different content - ^ a b Blazes, David L. dhe Lewis, Sheri H. (2016). Disease Surveillance: Technological Contributions to Global Health Security. Boca Raton: CRC Press. ISBN 9780429585999.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)