Jump to content

Skender Miftari

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Skender Miftari Beck
Skender Miftari Beck

Skenderi është fitues i dyfishtë i çmimit Aleksandër Mojsiu në vitin 1994 dhe 1995. Skender Miftari u paraqit për hërë të parë në skenë kur ishte 9 vjeç me shfaqjen "Kekeci dhe Mojca" në regji të Kristë Berishës në rolin e Kekecit. Ai gjithashtu u paraqit para publikut edhe me shfaqjet teatrale: "Nuk Jemi Hajna", "Ujku i Akuzuar" si dhe në filmin "Çelësi Magjik" të gjitha këto të filmuara edhe të realizuara nga Radio Televizioni I Kosovës.

Më 1996 ai diplomoi në Fakultetin e Arteve dega e Aktrimit, në klasën e profesorit Faruk Begolli. Gjatë studimeve ai aktroj në teatrin Dodona si dhe teatrot tjera mbarë shqiptare shfaqjet e si "Dante 9", "Moti Pa Ton", "Këngëtarja Tullace", "Shtatë Ngjyra...Lamtumirë!", "Profesor Jam Talent Se Jo Mahi", "Duke e Pritur Godonë", "Ambrozio Shfaros Kohën" etj.

Skenderi studioi pas diplomimit në Institutin e teatrit dhe filmit "Lee Strasberg" në Nju Jork në klasën e aktorit Michael Margotta. Ai tani jeton në Los Angeles.

Shfaqjet Teatrale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Teatër
Kinematografi