Soni Malaj (Sonja)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Sonila Malaj)
Shko te: navigacion, kërko
Soni
Informacione
Emri Sonja Malaj
Pseudonim(e) Soni
Lindja 23 Tetor 1981
Tropoje, Bajram Curri, Shqipëri[1]
Prejardhja Flag of Albania.svg Tiranë, Shqipëri
Zhanri Pop, R&B, Latino, Dance Hall, Balade
Profesion(e) Këngëtare

Soni Malaj është një këngëtare shqiptare. Emri i vertetë është Sonja Malaj. Fëmijërinë, deri në moshën 9-vjeçare e kaloi në Tropojë. Më pas familja u transferua në Tiranë ku Soni do të vazhdonte karrierën e nisur që në Tropojë si këngëtare. Numëron pjesëmarrje të shumta në festivale, çmime të kategorive të ndryshme, si dhe ka qenë dy herë juri dhe trajnere në Talent Show “X Factor”, në sezonin 2 & 3. [2]

Soni, më 10 Janar 2012, solli në jetë vajzën e saj Anna.

Fëmijëria dhe studimet[redakto | redakto tekstin burimor]

Lindi në Tropojë dhe jetoi deri në moshën 9-vjeçare atje. Më pas familja u transferua në Tiranë. Megjithatë karriera nuk nisi aty. Pasioni dhe talenti i saj kishin spikatur që në vendlindje. Kishte qenë pjesëmarrëse e disa festivaleve në Tropojë, ku ishte shpërblyer me çmime të para dhe të dyta. 

Në Tiranë, Soni mbaroi 8-vjeçaren, të mesmen e gjuhëve të huaja për frengjisht, dhe u diplomua për frengjisht, dega përkthim në universitetin e Gjuhëve të Huaja. 

Karriera[redakto | redakto tekstin burimor]

Soni zbuloi pasionin e saj për muzikën që në vogëli, duke u berë kështu pjesë e festivaleve për fëmijë në Tropojë, duke u vlerësuar dhe me çmime të para dhe të dyta. Në moshën 14 vjecare, Soni bën një audicion pranë 1 studioje muzikore me qëllimin për t’u bërë këngëtare. Zëri i saj black soul edhe pse në një moshë fare të re, bie menjëherë në vesh të profesionistëve, të cilët vendosin të kultivojnë më tej talentin e saj.

Soni Malaj dhe 'Spirit Voice'[3][redakto | redakto tekstin burimor]

Pas disa kohësh Soni kalon një tjetër audicion pranë kësaj studioje muzikore, kësaj here për tu bërë pjesë e një grupi muzikor pop të përbërë nga katër vajza vokaliste dhe performuese dhe një djale që luan në saksofon. Grupi do të quhej “Spirit Voice” (Zëri i Shpirtit), pasi pjesëtarët e gupit ishin të gjithë besimtarë dhe vendosën t’a quanin kështu, përvec faktit që muzika për ta buronte nga shpirti. Grupi përbehej nga: Brikel Guga (saksofon), Angjelina Gilardi (vokal), Larisa Vrana (vokal), Dorina Nizami (vokal) dhe Sonja Malaj (Soni Malaj) – vokal. Edhe pse ishte më e vogla e grupit, Soni spikati jo vetëm për zërin e bukur, por edhe për paraqitjen dhe aftesinë e saj për të kercyer.Grupi del për herë të parë në Festivalin “Këngët e Stinës”, në vitin 1997, dhe që në daljen e parë patën një bum në publik për vetë frymën rinore dhe moderne që përcillnin si grup. Në ’98 njëra nga pjesëtaret e grupit, Larisa Vrana, u largua dhe pjesëtaret e mbetur të grupit bënë një audicion për të gjetur zërin e ri që do të zëvendësonte largimin e Larisës. Përzgjidhet Elia Zaharia si më e përshtatshmja për të qenë në grup, vajza e aktores së famshme shqipëtare Yllka Mujo, e cila më vonë do të martohej me Princin Leka Zogu II. Grupi që nga dalja e tyre e parë në skenë është vlerësuar gjithmonë me çmime dhe u bë i dashur për të gjithë audiencën shqipëtare. Në ’99 një tjetër pjesëtare largohet nga grupi, Angjelina Gilardi, por këtë rradhë pjesëtarët e tjerë vendosin mos t’a zëvendësojnë, por të vazhdojnë ashtu deri në vitin 2000, kur dy vokalistet e tjera vendosin të lënë Shqipërinë për të emigruar, Dorina në USA dhe Elia për të vazhduar studimet e aktrimit në Paris, me premtimin që “Spirit Voice” do rikthehen sërisht bashkë në një të ardhme.

Soni Malaj si Soliste[redakto | redakto tekstin burimor]

Sonja Malaj vendosi të mos dorëzohej. Më e pjekur profesionalisht, ajo vendos që është momenti i duhur për të vazhduar karrieren si soliste. Publiku atëhere e njihte si Sonja e “Spirit Voice” dhe shtëpia diskografike me të cilën ajo bëri albumin e parë “Mbretëresha e natës”, vendosi t’i japë një emër artistik, duke e quajtur Soni Malaj. Soni e frymëzuar nga artistët e saj të preferuar Whitney Huston, Michael dhe Jannet Jackson, vendos të ndryshojë stil nga ai i mëparshmi i përdorur në grup. Ajo këndon balada, duke shpalosur kështu aftesitë e vokalit të saj, këndon këngë më energjike, të cilat i shoqëron edhe me performanca shpërthyese e shoqëruar nga grupe baleti.

Soni Malaj perveç albumeve dhe koncerteve të shumta në të gjithë botën që kane vazhduar intensivisht në karrierën e saj, ka shpalosur talentin e saj dhe në Muzikalin “Chikago” në rolin e Velma Kelit. Listës së aktiviteteve të saj i shtohet po ashtu roli i prezantueses së festivalit të madh në RTSH në vitin 2005, apo pjesëmarrja në spektalin “Dancing with the Stars”, spektakël në të cilin Soni shfaqi aftësitë e saja edhe si kërcimtare. E vleresuar me shumë çmime si këngëtare dhe e dashur për publikun, Soni Malaj gjithmonë është investuar si artiste me profesionalizëm në botën e artit, për të lënë gjurmët e saj në muzikën shqipëtare.

Pjesëmarrje në festivale dhe çmime[redakto | redakto tekstin burimor]

Pjesëmarrje në festivale dhe çmime të fituara ndër vite
Viti Festivali Çmimi Kenga
2016 Kënga Magjike Best Performancë Për vete më mbaj[4]
2014 Top Fest 11[5] Çmimi i Parë Me të jeton[6]
2009 Kënga Magjike[7] Çmimi i Tretë Zemër pa kurdisur
2008 Kënga Magjike Çmimi i Tretë Shpirti im binjak
2007 Video Fest Vlerësohet me çmim Të dua ty
2007 Kënga Magjike Çmimi i Dytë Fluturimi 3470 (feat Flori Mumajesi)
2006 Video Fest Vlerësohet me çmim Një me dy 
2006 Polifest Çmimi i Tretë Do të vij 
2006 Top Fest 3[5] Best Song Ndarja
2005 Netët e klipit Interpretuesja Më e Mirë Një me dy 
2005 Kënga Magjike Çmimi Milenium Zjarr
2005 Mikrofoni i Artë Çmimi i Interpretimit Eja, Eja
2004 Top Fest 1[5] Best Female Artist Larg Natës
2002 Polifest Interpretuesja Më e Mirë
2001 Kënga Magjike Çmimi i Kritikës
2000 Kënga Magjike Çmimi i Kritikës
1999 Festivali i 38-të në RTSH Çmimi i Publikut Nëse Ndryshoj, S'më Tremb Errësira (me grupin Spirit Voice)
1998 Këngët e Stinës Çmimi i parë

Vepra muzikore[redakto | redakto tekstin burimor]

Albumet[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Unik (2009)
    • Kalle Mos Ta Nin
    • Shpirti im Binjak
    • Zemer e pa Kurdisur
    • Zona Zero
    • Jo, S’qaj
    • Dhoma e kuqe
    • Feeling
    • Fluturimi 3470 (& Flori Mumajesi)
    • Kalle mos ta nin
    • Me faj pa faj
    • Nen lekuren tende
    • Nje levizje me imagjinate
    • Varavingo
    • Angel
    • Te pelqej Goxha
    • Zig Zag
  • Mesdhe (2006)
    • Blue Jeans
    • Djalë I Ri
    • Djallë E Dreq
    • Edhe Pak
    • Energji
    • Pa Lot
    • Se Kupton Sa Mua
    • Si Zjarrë
    • Të Dua Ty
  • E Vogëla (2005)
    • Një Me Dy
    • Eja Eja
    • Eja Në Ballkan
    • E Vogëla
    • Lujma Belin
    • Unë Për Ty Nuk Qava
    • Larg Natës
    • Shko
    • Lag E Ter
    • Ndarja

Këngët (Singles)[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Loca (2017)
  • Pa ty (feat Tim) (2017)
  • Unconditionally (2017)
  • Pergjithmone (2017)
  • Per vete me mbaj (2016)
  • Ti, Jeta (feat Gena) (2016)
  • Me mua (feat Skivi) (2016)
  • Me rrena (2015)
  • Tulipan i bardhe (feat Saad Ramadan) (2015)
  • Habibi (feat Saad Ramadan) (2015)
  • Me te jeton (2014)
  • Te dua ty (2012)
  • Nje me dy (2012)
  • Me merr (feat Tingulli Trent) (2011)
  • Shukarije (feat Sinan Hoxha) (2010)
  • Shpirti Im Binjak (2008)
  • I Feel Crazy (2008)
  • Pres Më Shum Nga Ti (2008)
  • Me Faj Pa Faj (2008)
  • Kënaqësi Që U Pam (2008)
  • Zig Zag (2007)
  • Shukarije (2007)
  • Do Të Vij (2007)
  • Ndarja (2006)

Eurovizion[redakto | redakto tekstin burimor]

Sipas mediave dhe disa faqe interneti[8] kënga fituese "Molitva" (shqip: Lutja) nga këngëtarja serbe Marija Šerifović është vjedhur nga kënga "Ndarja" e Sonit.

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Biografia
  2. ^ X-Factor Albania (in English), Wikipedia 
  3. ^ Spirit Voice - Biografia (in Albanian), Lyrics.al 
  4. ^ Kenga Magjike - Fituesit (in Albanian), IndexOnline 
  5. ^ a b c Top Fest
  6. ^ Top Fest 11 - Cmimi i pare: Soni Malaj (in Albanian), Gazeta Shqip 
  7. ^ Kënga Magjike
  8. ^ The Sun Online - Bizarre: Serbia 'stole' winning song (in English), TheSun 

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]