160
edits
Addbot (diskuto | kontribute) v (Bot: Migrating 183 interwiki links, now provided by Wikidata on d:q13955 (translate me)) |
Pqnlrn (diskuto | kontribute) |

{{Gjuha
|shtet = [[Mauritania|Mauritani]], [[Maroku|Marok]], [[Algjeria|Algjeri]], [[Tunizia|Tunizi]], [[Libia|Libi]], [[Çadi|Çad]], [[Egjipti|Egjypt]], [[Sudani|Sudan]], [[Eritrea]], [[Xhibuti|Xhiubut]], [[Somalia|Somali]], [[Izrael]]/[[Palestina|Palestinë]], [[Libani|Liban]], [[Siria|Siri]], [[Jordania|Jordani]], [[Arabia Saudite|Arabi Saudite]], [[Irak]], [[Kuvajti|Kuvajt]], [[Katari|Katar]], [[Bahreini|Bahrein]], [[Emiratet e Bashkuara Arabe]], [[Omani|Oman]], [[Jemeni|Jemen]], [[Komoret|Ishujt Komore]]

|renditja = 4 folës amtarë - 5 folës gjithsej

|emëri =
|zyrtare =
|institucioni =
|iso1 = ar
|iso2 = ara
|sil =

'''Gjuha arabe''' (arabisht: اللُّغَةُ العَرَبِيَّةُ) është një [[gjuhët semitike|gjuhë semitike]].

Megjithëse zakonisht flitet për arabishten si gjuhë, në të vërtetë bëhet fjalë për një familje gjuhësh ose ''vazhdimësi dialektesh'' që shtrihet nga brigjet e [[Oqeani_Atlantik|Oqeanit Atlantik]] në perëndim, deri në [[Gjiri_Persik|Gjirin Persik]] në lindje, nga [[Sudani]] e [[Somalia]] në jug, deri në [[Siria|Siri]] e [[Irak]] në veri. Organizata Ndërkombëtare e Standardizimit (ISO) u cakton kode të ndryshme këtyre dialekteve, që nga ana gjuhësore dallohen ndërmjet tyre më shumë se ''gjuhët'' serbo-kroate ([[gjuha serbe|serbishtja]], [[gjuha kroate|kroatishtja]], [[gjuha boshnjake]], [[gjuha malazeze]]). Megjithatë, dallimet janë kryesisht në shqiptim dhe gjuha e shkruar është pak a shumë e njëjtë kudo.

Arabishtja është gjuha e [[Islamit]]. Për këtë arsye ka depërtuar në kombe dhe kultura në gjithë skajet e botës. Me kalifatet e njëpasnjëshme, veçanërisht atë Umajad, arabishtja u shtri përtej djepit të saj, [[Gadishulli Arabik]], në gjithë Afrikën Veriore deri në Spanjë nga njëra anë dhe përtej [[Persia|Persisë]], në [[Pakistan]] e [[Afganistan]] nga ana tjetër.

Këto perandori më një shtrirje të jashtëzakonshme, së bashku me rëndësinë e fesë islame bënë që edhe gjuhë jo arabe, si [[Gjuha perse|Persishtja]] në Iran, Dari, Pashto, Urdu në Afganistan, Pakistan e Indi të përdorin shkrimin arab (forma Jawi përdoret në gjuhët e [[Malajzia|Malajzisë]] dhe [[Brunei|Bruneit]]). Madje edhe gjuhët e bregut lindor të Afrikës adoptuan këtë alfabet, falë kryesisht tregtisë të Oqeanit Indian.

Mëse 200 milionë banorë në mbarë botën kanë arabishten gjuhë amtare dhe po të shtohen ata që e njohin si gjuhë të dytë apo të tretë ky numër mëse dyfishohet. Muslimanet në çdo vend te botës e përdorin gjatë [[namazi]]t (lutjes) dhe leximit të [[Kur'ani|Kur'anit]].
Përtej rëndësisë fetare, arabishtja sot, me rritjen ekonomike të vendeve arabe, është gjithnjë e më shumë një gjuhë e biznësit ndërkombëtar.
Arabishtja është një nga gjashtë gjuhët zyrtare e OKB-së.
== Shiko dhe këtë ==
* [[Lista e fjalëve në Islam|Fjalori Islam]]
[[Kategoria:Gjuhë|Arabisht]]
[[Kategoria:Arabët]]