Gjon Shllaku (frat): Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 35: Rreshti 35:
[[Kategoria:Mësues shqiptarë]]
[[Kategoria:Mësues shqiptarë]]
[[Kategoria:Publicistë shqiptarë]]
[[Kategoria:Publicistë shqiptarë]]
[[Kategoria:Njerëz nga Shkodra]]

Versioni i datës 30 shtator 2014 15:22

Fotoporteti
Át Gjon Shllaku O.F.M.
Emri Gjon
Mbiemri Shllaku
Lindur më 27 korrik 1907
Lindur në Shkodër, Shqipëri
Vdiq më 1946
Vdiq në Shkodër, Shqipëri
Kombësia Shqiptare
Profesioni Publicist

Gjon Shllaku (Shkodër, 27 korrik 1907 - 4 mars 1946) ishte frat françeskan, publicist me një interes të veçantë për kah shkencat humane.

Jeta

Ishte biri i Loros dhe Marë Ashtës, në pagëzim mori emrin Kolë.

U konfirmua me 23 maj 1917 nga Dioçeza e Shkodres. Po aty kreu edhe shkollën fillore dhe të mesmen. Në noviciat në Rubik hyri ditën e Shën Françeskut, më 4 tetor 1922. Kushtet e para rregulltare i dha më 5 tetor 1923. Më 13 shtator 1928 i dha kushtet e përjetshme. Teologjinë e kreu në Hollandë. U shugurua meshtar më 15 mars 1931. Studimet e larta në Hollandë për filozofi-teologji. Vazhdoi studimet e filozofisë në Universitetin e Louvain-it, në Belgjikë për fiziko-kimi bërthamore dhe kibernetikë. Doktoroi në Universitetin e Sorbonës në Paris (1936-1937) për filozofi, me temë "Aktualizmi i G. Gentile", duke i rënë kundër filozofisë së mendimtarit të fashizmit italian. Gjithashtu një laurea për gazetari në Köln, Gjermani. Kështu hyri në rradhën e fretërve më të shkolluar të kohës së vet.

Kthimi

Vepronte si profesor në gjimnazin françeskan "Illyricum", si drejtor i revistës "Hylli i Dritës" dhe i shoqatës rinore "Antonianum". (Pas lirimit të fesë në Shqipëri Shkodra ende kishte 50 antonianë të gjallë, të cilët në rini i drejtonte p. Gjoni.) Botoi një numër të madh studimesh, polemikash, kritikash, etj., në revistën “Hylli i Dritës” ku mbi të gjitha shquhen: “Filozofia dhe ditunia”, 1934; “Zija në Rusi”, 1934; “A po kuptohemi?!”, 1938; “Problemi i njohjes”, 1938; “Breznisë së re”, 1938; “Dokumenta historije kombtare”, 1940; “Shqyptari, Frati, Shqypnia”, 1941; “Rreth çashtjes s’alfabetit të Manastirit”, 1943[1]. Në kohën e okupimit italian (1939-1943) dallohej dhe përsekutohej si antifashist, duke u përpjekur për ruajtjen e identitetit kombëtar shqiptar, të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare.

Pas Luftës II. botërore e akuzuan për antikomunizëm, si themelues i partisë Demokristiane. E arrestuan gjatë ligjërimit, në klasë, në janar 1946. U mbrojt me të pandehurit e tjerë nga av. Muzafer Pipa. Në burg pësoi tortura të rënda. Më 22 shkurt e dënuan për vdekje dhe më 4 mars 1946 e pushkatuan, së bashku me dy jezuitë: P. Giovanni Faustin dhe P. Daniel Dajanin, me Mark Çunin, seminarist, dhe me disa laikë të tjerë. U varros në vend të panjohur, jashtë varrezave katolike të Rrëmajit. Dëshmitarët thonë se fjalët e fundit që i kanë thënë ishin: "Lamtumirë mi thoni shokve Françeskanë dhe të gjithë të njoftunve. Rrnoftë Krishti Mbret dhe Rrnoftë Shqipnija!!" – dhe se i falën përsekutuesit e vet. Qëndrim i denjë për martirët e vërtetë të Krishtit![2]

Burimet

  1. ^ A ka rilindas populli shqiptar? në hotig.info
  2. ^ Stampa:ItKisha Katolike Shkoder shqipërim i lirë.