Liceu: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 4: Rreshti 4:


== Historiku ==
== Historiku ==
''Liceu (Lyceum)'' është një fjalë [[Gjuha latine|latine]] si dhe e përvetësuar nga [[greqishtja e lashtë]] Λύκειον (''Lykeion''), e që paraqet emrin e një ''gjimnazi'' në Athinën e vjetër kushtuar Apollonit Liceut. Ky lice origjinal përmendet edhe si lokacion i [[Peripatetikët|shkollës peripatetike]] të [[Aristoteli|Aristotelit]]. Disa vende për shkollat e tyre moderne përdorin këta emra të lashtë të shkollës: për shembull, ''Lykeion'' dhe ''Lyceum'', e ku të dyja na japin fjalën "lyceum" në anglisht (vini re se në gjuhën latine "C" në ''lyceum'' gjithmonë është theksuar si një K, por jo si një C e butë).
''Liceu (Lyceum)'' është një fjalë [[Gjuha latine|latine]] si dhe e përvetësuar nga [[greqishtja e lashtë]] Λύκειον (''Lykeion''), e që paraqet emrin e një ''gjimnazi'' në Athinën e vjetër kushtuar Apollon Liceut. Ky lice origjinal përmendet edhe si lokacion i [[Peripatetikët|shkollës peripatetike]] të [[Aristoteli|Aristotelit]]. Disa vende për shkollat e tyre moderne përdorin këta emra të lashtë të shkollës: për shembull, ''Lykeion'' dhe ''Lyceum'', e ku të dyja na japin fjalën "lyceum" në anglisht (vini re se në gjuhën latine "C" në ''lyceum'' gjithmonë është theksuar si një K, por jo si një C e butë).


Emri ''Lyceon'' ishte përdorur nga [[Napoleon Bonaparte|Napoleoni]] në vitin 1802 për të emërtuar institucionin kryesor të arsimit të mesëm. Nga Franca emri është përhapur në shumë vende të botës të cilat ishin nën ndikimin e kulturës franceze.
Emri ''Lyceon'' ishte përdorur nga [[Napoleon Bonaparte|Napoleoni]] në vitin 1802 për të emërtuar institucionin kryesor të arsimit të mesëm. Nga Franca emri është përhapur në shumë vende të botës të cilat ishin nën ndikimin e kulturës franceze.

Versioni i datës 5 prill 2017 08:07

Objekti i ish Liceut Kombëtar të Korçës tani Shkolla "Raqi Qirinxhi"
Skeda:Liceu Artistik Jordan Misja - Tiranë.JPG
Liceu Artistik "Jordan Misja" - Tiranë

Liceu (Lyceum) është një kategori e institucioneve të arsimit i përcaktuar në kuadër të sistemit arsimor të shumë vendeve të botës, kryesisht në Evropë. Përkufizimi varion midis shteteve; zakonisht liceu është një lloj i shkollës së mesme.

Historiku

Liceu (Lyceum) është një fjalë latine si dhe e përvetësuar nga greqishtja e lashtë Λύκειον (Lykeion), e që paraqet emrin e një gjimnazi në Athinën e vjetër kushtuar Apollon Liceut. Ky lice origjinal përmendet edhe si lokacion i shkollës peripatetike të Aristotelit. Disa vende për shkollat e tyre moderne përdorin këta emra të lashtë të shkollës: për shembull, Lykeion dhe Lyceum, e ku të dyja na japin fjalën "lyceum" në anglisht (vini re se në gjuhën latine "C" në lyceum gjithmonë është theksuar si një K, por jo si një C e butë).

Emri Lyceon ishte përdorur nga Napoleoni në vitin 1802 për të emërtuar institucionin kryesor të arsimit të mesëm. Nga Franca emri është përhapur në shumë vende të botës të cilat ishin nën ndikimin e kulturës franceze.

Në Shqipëri liceu i parë ishte Liceu Kombëtar i Korçës. Ky në fakt ishte një shkollë e mesme e përgjithshme në qytetin e Korçës, i cili e theksonte kulturën franceze dhe vlerat evropiane. Shkolla funksionoi plotësisht nga viti 1917 deri në vitin 1939. Shkolla vazhdoi aktivitetin e saj edhe pas Luftës së Dytë Botërore si Shkollë e Lartë "Raqi Qirinxhi".[1] Më vonë u hap edhe Liceu i Gjirokastrës (1923), sot Shkolla e Mesme “Asim Zeneli”, si dhe Liceu i Shkodrës.

Institucionet arsimore të tipit të liceut vazhdojnë të ekzistojnë edhe në vende të tjera të botës. Ato janë aktive në vende të tilla si: India, Filipinet, Shri Lanka, Turqia, Uzbekistani, Taxhikistani, Bellarusia, Republika Çeke, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Lituania, Malta, Holanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Rusia, Serbia, Shtetet e Bashkuara, Kili.

Shih edhe

Referenca

  1. ^ Xoxi, Koli (1997), Liceu Kombëtar i Korçës (1917-1939), Shtëpia Botuese "Lumo Skëndo", OCLC 45500476 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Burimi

  • Xoxi, Koli: Liceu Kombëtar i Korçës (1917-1939), 1997 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme