Jump to content

Shkolla e Mesme “Asim Zeneli”

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gjimnazi i Gjirokastrës ose Liceu francez i Gjirokastrës u themelua më 5 nëntor 1923 dhe ishte një nga shkollat e para të arsimit të mesëm të përgjithshëm në Shqipëri, ku studionin nxënës pa dallim feje, seksi e krahine.

Në këtë shkollë kanë studiuar figura të shquara dhe personalitete publike të Shqipërisë si: Eqrem Çabej, Zihni Sako, Shaban Demiraj, Vehbi Bala, Agim Shehu, Adem Mezini, Muntaz Dhrami etj. Në Gjimnazin Asim Zeneli mësuan korifenjtë e letërsisë kombëtare Ismail Kadare e Dritëro Agolli; akademiku Jorgo Bulo; profesorët Fiqiri Islami, Mevlan Kabo, Hulusi Hako, Burhan Çelo, Agim Mero, Hajri Shehu, Aristotel Pano, Roland Çene, Kristian Bukuroshi, Muzafer Xhaxhiu, Agron Fico, Temo Mandili, Ymer Çiraku, Ksenofon Krisafi, Mimoza Karagjozi e shumë të tjerë; poetët Stefan Bulo, Bekim Harxhi, Katjusha Latifi, Vllasova Musta; shkrimtarët Bardhyl Xhama, Telemak Koça, Gaqo Veshi e Odhise Çerkezi; këngëtarja e operas Tatjana Elmazi; arkeologu Melsi Labi; mjekët Panajot Boga, Besim Elezi, Ulvi Vehbiu, Adem Harxhi, Arben Fino e shumë e shumë të tjerë.