Bilbil Klosi: Dallime mes rishikimesh
[Redaktim i kontrolluar] | [Redaktim i kontrolluar] |
Hatake (diskuto | kontribute) v lande+burim |
Hatake (diskuto | kontribute) |
||
Rreshti 17: | Rreshti 17: | ||
== Familja == |
== Familja == |
||
Martohet me Jolanda Xhuvanin, të bijën e Aleksandër Xhuvanit, u trashëguan me pesë fëmijë bashkë, ndër të cilët [[Ardian Klosi]]<ref>''Ndahet nga jeta vajza e Aleksandër Xhuvanit'', [[MAPO (media)|Mapo]]</ref>. |
Martohet me Jolanda Xhuvanin, të bijën e [[Aleksandër Xhuvani|Aleksandër Xhuvanit]], u trashëguan me pesë fëmijë bashkë, ndër të cilët [[Ardian Klosi]]<ref>''Ndahet nga jeta vajza e Aleksandër Xhuvanit'', [[MAPO (media)|Mapo]]</ref>. |
||
== Burime == |
== Burime == |
Versioni i datës 17 janar 2018 18:30
Bilbil Klosi (Klos, 25 janar 1915 - Tiranë, 22 nëntor 1978) ka qenë ndihmësgjyqtar në Gjyqin Special, gjyqtar, politikan shqiptar, Ministër i Drejtësisë i Shqipërisë
Jeta
Lindi në fshatin Klos të Mallakastrës. Ndoqi liceun francez të Korçës dhe studimet e larta në Francë, në Universitetin e Grenoble, për Drejtësi.
Më 1942 kthehet në Shqipëri dhe deri më 1944 është partizan. Kuadër drejtues i Brigadës V. Më 1944-45 komisar i divizionit V. Më 1945 komisar i divizionit III. Më 1944-46 anëtar i KANÇ-it. Më 1945 kryetar gjyqi i korparmatës I-rë[1].
Më 10 mars 1945, u emërua si ndihmësgjyqtarë i Gjyqit Special për kriminelët e luftës edhe Bilbil Klosi[2].
Më 1945-46 sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Më 1946-49 dhe 1950-51 ndihmësprokuror i përgjithshëm. Më 1949 kryetar i Gjykatës së Lartë Ushtarake[1], në gusht të 1949 ishte kryetar i një grupi gjykues formal në Mirditë, duke dhënë dënime drakoniane si shenjë hakmarrjeje për vrasjen e Bardhok Bibës[3].
Më 1949-50 këshilltar juridik në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Më 1946-1974 deputet. Më 1951-66 ministër i Drejtësisë. Më 1966-73 sekretar i Presidiumit të Kuvendit Popullor. Më 1973-78 këshilltar përgjegjës i sektorit të botimeve në Gjykatën e Lartë[1].
Vdiq në Tiranë më 22 nëntor 1978[1].
Familja
Martohet me Jolanda Xhuvanin, të bijën e Aleksandër Xhuvanit, u trashëguan me pesë fëmijë bashkë, ndër të cilët Ardian Klosi[4].
Burime
- ^ a b c d Dervishi K., Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet, Tiranë: "55", 2012. fq.166-167. ISBN 9789994356225
- ^ Sadiku Xh., Genocidi mbi Kulakët në Shqipërinë Komuniste 1948-1990, Tiranë: Instituti i Studimit të Krimeve dhe Viktimave të Komunizmit, 2013, fq. 20, ISBN 978-9928-168-13-9.
- ^ Kaso T., Ja kush e vrau Kryegjyshin Bektashian Sali Njazi Dede, Almanak nr. 1, Tiranë: Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, 2011. fq. 190.
- ^ Ndahet nga jeta vajza e Aleksandër Xhuvanit, Mapo