Jump to content

Bilbil Klosi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Bilbil Klosi
Ministër i Drejtësisë
Në detyrë
6 shtator, 1951 – 13 shtator, 1966
Paraprirë ngaManush Myftiu
Pasuar ngaU hoq ministria e Drejtësia
Të dhëna vetjake
U lind më25 janar, 1915
Klos, Principata e Shqipërisë
Vdiq më22 nëntor, 1978
Tiranë, Republika Popullore e Shqipërisë
NënshtetësiaShqiptar
Partia politike party Komuniste, më pas Partia e Punës
ArsimimiUniversiteti i Grenoble
Punësimigjyqtar, prokuror, nëpunës

Bilbil Klosi (Klos, 25 janar 1915 - Tiranë, 22 nëntor 1978) ka qenë ndihmësgjyqtar në Gjyqin Special, gjyqtar, politikan shqiptar, Ministër i Drejtësisë i Shqipërisë. Klosi përfshihet në listën e përpiluar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, që përmbledh pjesëmarrësit që kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, duke qene, sipas ligjit nr. 41, anëtarë të strukturave politike dhe ushtarake “që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, ekzekutuar ose ndihmuar forcat partizane në vepra kriminale”.[1]

Lindi në fshatin Klos të Mallakastrës. Ndoqi liceun francez të Korçës dhe studimet e larta në Francë, në Universitetin e Grenoble, për Drejtësi.

Më 1942 kthehet në Shqipëri dhe deri më 1944 është partizan. Kuadër drejtues i Brigadës V. Më 1944-45 komisar i divizionit V. Më 1945 komisar i divizionit III. Më 1944-46 anëtar i KANÇ-it. Më 1945 kryetar gjyqi i korparmatës I-rë[2].

Më 10 mars 1945, u emërua si ndihmësgjyqtarë i Gjyqit Special për kriminelët e luftës edhe Bilbil Klosi[3].

Më 1945-46 sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Më 1946-49 dhe 1950-51 ndihmësprokuror i përgjithshëm. Më 1949 kryetar i Gjykatës së Lartë Ushtarake[2], në gusht të 1949 ishte kryetar i një grupi gjykues formal në Mirditë, duke dhënë dënime drakoniane si shenjë hakmarrjeje për vrasjen e Bardhok Bibës[4].

Më 1949-50 këshilltar juridik në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Më 1946-1974 deputet. Më 1951-66 ministër i Drejtësisë. Më 1966-73 sekretar i Presidiumit të Kuvendit Popullor. Më 1973-78 këshilltar përgjegjës i sektorit të botimeve në Gjykatën e Lartë[2].

Mezari i Bilbil Klosit

Vdiq në Tiranë më 22 nëntor 1978[2].

Martohet me Jolanda Xhuvanin, të bijën e Aleksandër Xhuvanit, u trashëguan me pesë fëmijë bashkë, ndër të cilët Ardian Klosi[5].

  1. ^ "Lufta e Dytë Botërore në Shqipëri, E papublikuar/ Arkivi i Shtetit, 260 emrat që "rrëfyen" ekzekutimet në ushtrinë partizane". Gazeta Standard. 29 nëntor 2014. Marrë më 22 maj 2018.
  2. ^ a b c d Dervishi K., Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet, Tiranë: "55", 2012. fq.166-167. ISBN 978-99943-56-22-5
  3. ^ Sadiku Xh., Genocidi mbi Kulakët në Shqipërinë Komuniste 1948-1990, Tiranë: Instituti i Studimit të Krimeve dhe Viktimave të Komunizmit, 2013, fq. 20, ISBN 978-9928-168-13-9.
  4. ^ Kaso T., Ja kush e vrau Kryegjyshin Bektashian Sali Njazi Dede, Almanak nr. 1, Tiranë: Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, 2011. fq. 190.
  5. ^ Ndahet nga jeta vajza e Aleksandër Xhuvanit, Mapo