Haxhi Zeka: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
vNo edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
Rreshti 36: Rreshti 36:


===Kulla e Haxhi Zekës===
===Kulla e Haxhi Zekës===
Në afërsi të sheshit "Haxhi Zeka" gjendet '''Kulla e Pashës''' apo e njohur edhe si Kulla e Haxhi Zekës, muret e së cilës janë të përbëra me punimet karakteristike të mjeshtërve shqiptar të asaj kohe si: luani, ylli i Davidit etj. Ka arkitekturë karakteristike të shekullit XVIII dhe XIX, është dykatëshe e ndërtuar prej guri dhe me dritare e frëngji të punuara me përkushtim nga mjeshtër shqiptarë.<ref name="kk.rks-gov.net"/>
Në afërsi të sheshit "Haxhi Zeka" gjendet '''Kulla e Pashës''' apo e njohur edhe si Kulla e Haxhi Zekës, muret e së cilës janë të përbëra me punimet karakteristike të mjeshtërve shqiptar të asaj kohe si: luani, vula e Sulejmanit a.s. etj. Ka arkitekturë karakteristike të shekullit XVIII dhe XIX, është dykatëshe e ndërtuar prej guri dhe me dritare e frëngji të punuara me përkushtim nga mjeshtër shqiptarë.<ref name="kk.rks-gov.net"/>


==Referencat==
==Referencat==

Versioni i datës 22 janar 2018 02:04

Skeda:Haxhi Zeka.JPG
Haxhi Zeka

Haxhi Zekë Byberi i njohur në histori Haxhi Zeka (Shoshan, 20 dhjetor 1832 - Pejë, 21 shkurt 1902) ka qenë udhëheqës i Lëvizjeve Kombëtare Shqiptare, luftëtar dhe organizator i kryengritjeve popullore antiosmane në Kosovë.

Biografi

Lindi më 20 dhjetor në fshatin ShoshanMalësisë së Gjakovës[1], i biri i Mehmet Abedinit (Byberi) dhe Zelfije Doçit nga Deçani.[2] Familja e tij u shpërngul me familjen në Pejë.

Ishte një nga organizatorët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe një nga luftëtarët më të vendosur për autonominë e Shqipërisë dhe mbrojtjen e tërësisë së saj territoriale. Në Kuvendin e parë të Lidhjes, më 10 qershor 1878, u zgjodh anëtar i Komitetit Qendror të saj. Mori pjesë, si komandant ushtarak, në krye të forcave të Lidhjes në aksionin e Gjakovës, në shtator 1878 kundër Mehmet Ali Pashës. Krahas udhëheqësve të tjerë politikë e ushtarakë të Lidhjes luftoi në fund të 1879-ës dhe në fillim të 1880-ës për mbrojtjen e Plavës dhe të Gucisë kundër forcave të Malit të Zi. Në pranverën e vitit 1881 mori pjesë në betejat kundër ushtrisë së Dervish pashës.

Së bashku me Sulejman Vokshin dhe Kadri Bajrin, Haxhi Zeka më 1884-1885 udhëhoqi kryengritjet antiosmane të shqiptarëve të Kosovës, që synonin të rimëkëmbnin Lidhjen dhe të vinin në jetë idetë e saj autonomiste. Më 1893. Haxhi Zeka me Bajram Currin organizuan kryengritjen që përfshiu Pejën, Gjakovën e vise të tjera të Kosovës kundër dhunës ekonomike e politike të sunduesve osmanë. Për veprimtarinë e tij atdhetare, më 1893 u thirr ne Stamboll ku u mbajt i arrestuar deri në vitin 1896.[2]

Më 1896-1900 u vu në krye të luftës së popullit shqiptar për autonominë e Shqipërisë dhe mbrojtjen e tërësisë territoriale të vendit. Udhëhoqi qëndresën e armatosur popuIlore që shpërtheu në Kosovë në vitin 1897 dhe themeloi "Besëlidhjen shqiptare"(1897). Në bashkëpunim me Komitetin Shqiptar të Stambollit të kryesuar nga Sami Frashëri dhe atdhetarët e tjerë brenda dhe jashtë atdheut, Haxhi Zeka organizoi më 23-29 janar 1899 Kuvendin e Pejës që themeloi Lidhjen Shqiptare të Pejës dhe u zgjodh kryetar i Komitetit të saj. Në prill-maj 1899 mori masat për thirrjen e një Kuvendi tjetër të përgjithshëm të Lidhjes Shqiptare mbajtja e të cilit u pengua nga Porta e Lartë. Pa marrë parasysh kundërshtimet e Stambollit dhe pengesat e Fuqive të Mëdha e të qarqeve shoviniste fqinje, Haxhi Zeka i vazhdoi përpjekjet për forcimin e Lidhjes gjatë gjithë vitit 1900 derisa ushtria osmane e shtypi atë.

21 shkurt 1902 Haxhi Zeka u vra në Pejë nga Adem Zajmi, një agjent i vënë nga qarqet shoviniste serbe, që patën edhe përkrahjen e autoritete osmane.[3]

Trashëgimia kulturore

Mulliri i Haxhi Zekës

Mulliri i Haxhi Zekës

Mulliri i Haxhi Zekës është kompleks i madh i trashëgimisë industriale i cili i takon pjesës së dytë të shekullit të 19-të. Është ndërtuar me ndihmën e austro-hungarezëve. Ndërtesa përbëhet nga mulliri dhe hambari. Për kohën në të cilën u ndërtua ishte objekti më i lartë i cili posedonte tre kate. Fasada është nga guri i kombinuar, tulla, dritare hark dhe korniza. Mulliri i Haxhi Zekës është mulliri i parë në Kosovë dhe regjion i cili ka pasur teknologji më të përparuar të sjellur nga Austria. Fillimisht mulliri ka punuar me ujë, pastaj është përdorur energjia elektrike. Aty ka filluar ekonomia industriale në Pejë.[4] Në të kaluarën i gjithë regjioni ka kryer shërbimet e bluarjes së drithit dhe prodhimit të miellit.[5]

Pas vdekjes së Haxhi Zekës, udhëheqës u bë nipi i tij, Jashar Pasha. Në vitin 1997 u mor në mbrojtje nga shteti. Gjatë luftës së vitit 1998-1999, mulliri u dogj por u restaurua dy herë: në vitin 2004 pjesa e mullirit dhe në vitin 2016 pjesa e hambarit.[6]

Universiteti publik "Haxhi Zeka"

Universiteti Publik “Haxhi Zeka” në themelim është pasardhës i Fakultetit të Shkencave të Aplikuara në Biznes (FSHAB) në Pejë që është themeluar në vitin 1960 me vendimin e Këshillit Ekzekutiv të KSAK si Shkolla e Lartë Ekonomike – Komerciale në Pejë. Kjo shkollë u riemërua në Shkolla e Biznesit dhe pastaj në Fakulteti i Shkencave të Aplikuara të Biznesit. Fillimisht shkolla kishte vetëm Seksionin e Afarizmit Komercial në Ndërmarrje dhe një numër të vogël mësimdhënësish. Në vitin e parë të studimeve 1960/61 ishin të regjistruar 120 studentë.

Që nga viti 2007 në FSHAB studimet zhvillohen në tri departamente:

  • Administrim Biznesi në të dy gjuhët (në gjuhën shqipe dhe boshnjake),
  • Kontabilitet dhe Financa të Biznesit dhe
  • Menaxhment, Turizëm dhe Hotelieri.

Po ashtu, ky universitet ofron mundësi për përgatitjen akademike master i shkencës.[7]

Sheshi "Haxhi Zeka"

shtatorja e Haxhi Zekës

Në qendër të qytetit të Pejës gjendet sheshi "Haxhi Zeka". Në këtë shesh gjenden obejkte të rëndësishme duke përfshirë konakun e Tahir Beut, Muzeun Etnografik Kombëtar ku mund të shihen galeri të ndryshme, artizanate tradicionale kombëtare, veshje karakteristike të Rugovës e të Rrafshit të Dukagjinit, Qendra Tregtare "Metë Bajraktari" etj. Në qendër të sheshit ndodhet shatërvani i ndërtuar në shek. XVI afër të të cilit ndodhet edhe shtatorja e Haxhi Zekës.[8]

Kulla e Haxhi Zekës

Në afërsi të sheshit "Haxhi Zeka" gjendet Kulla e Pashës apo e njohur edhe si Kulla e Haxhi Zekës, muret e së cilës janë të përbëra me punimet karakteristike të mjeshtërve shqiptar të asaj kohe si: luani, vula e Sulejmanit a.s. etj. Ka arkitekturë karakteristike të shekullit XVIII dhe XIX, është dykatëshe e ndërtuar prej guri dhe me dritare e frëngji të punuara me përkushtim nga mjeshtër shqiptarë.[8]

Referencat

  1. ^ Gjergj Fishta (3 mars 2006). The Highland Lute. I.B.Tauris. fq. 472–. ISBN 978-1-84511-118-2. Marrë më 29 nëntor 2012. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  2. ^ a b Historia e Popullit Shqiptar II, Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, Universiteti Shtetëror i Tiranës, Tiranë, 1979
  3. ^ Bep Jubani et al., Historia e popullit shqiptar: për shkollat e mesme (Libri Shkollor: Prishtinë, 2002) 182-185.
  4. ^ http://gazetalokale.com/mulliri-haxhi-zekes/
  5. ^ http://www.pejatourism.org/kultura-ne-peje.html
  6. ^ http://klankosova.tv/ora-7-mulliri-i-haxhi-zekes-i-shnderruar-tashme-ne-muze-19-01-2016-klan-kosova/
  7. ^ http://unhz.eu/historiku-i-institucionit/
  8. ^ a b https://kk.rks-gov.net/peje/