Letërsia e Rilindjes Kombëtare: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 10: Rreshti 10:


== Shkrimtarët ==
== Shkrimtarët ==
Figura më e shquar e kësaj periudhe është padyshim, [[Naim Frashëri]], autor i poemës "Bagëti e Bujqësi„ i "Historisë së [[Skënderbeu]]t„ dhe i shumë poezive të tjera patriotike, lirike e [[Filozofia|filozofike]]. Figura të tjera të shquara janë [[Zef Skiroi]], [[Jeronim de Rada]], A. Z. Cajupi, [[Gavril Dara i Riu]], Ndre Mjeda, Asdreni etj.
Figura më e shquar e kësaj periudhe është padyshim, [[Naim Frashëri]], autor i poemës "Bagëti e Bujqësi„ i "Historisë së [[Skënderbeu]]t„ dhe i shumë poezive të tjera patriotike, lirike e [[Filozofia|filozofike]]. Figura të tjera të shquara janë [[Zef Skiroi]], [[Jeronim de Rada]], [[Andon Zako Çajupi|A. Z. Cajupi]], [[Gavril Dara i Riu]], [[Ndre Mjeda]], [[Asdreni]] etj.


Letërsia e Rilindjes shënon një etapë të re në historinë e letërsisë [[Shqipëria|shqiptare]]. Ajo shënon kalimin nga [[Letërsia e vjetër shqiptare|letërsia me brendi fetare e karakter didaktik]], në letërsinë e re shqiptare, në letërsinë e mirëfilltë [[arti]]stike, duke hedhur në të njëjtën kohë edhe bazat e gjuhës sonë letrare kombëtare.
Letërsia e Rilindjes shënon një etapë të re në historinë e letërsisë [[Shqipëria|shqiptare]]. Ajo shënon kalimin nga [[Letërsia e vjetër shqiptare|letërsia me brendi fetare e karakter didaktik]], në letërsinë e re shqiptare, në letërsinë e mirëfilltë artistike, duke hedhur në të njëjtën kohë edhe bazat e gjuhës sonë letrare kombëtare.


== Shih edhe ==
== Shih edhe ==

Versioni i datës 17 mars 2019 03:14

Letërsia shqiptare e Rilindjes Kombëtare lindi dhe u zhvillua si pjesë e pandarë e lëvizjes politiko-shoqërore e kulturore për çlirimin e vendit nga zgjedha e huaj.

Lëvizja Rilindase

Kjo lëvizje, që nis nga mesi i shekullit XIX dhe arrin deri në vitin 1912, quhet Rilindje Kombëtare, prandaj edhe letërsia e kësaj periudhe quhet letërsi e Rilindjes Kombëtare. Kjo është kryesisht një letërsi patriotike me frymë demokratike e popullore. Tema kryesore e saj ishte dashuria për atdheun dhe popullin, evokimi i së kaluarës heroike dhe lufta për çlirimin kombëtar e shoqëror.

Kushtet historike që përcaktuan zhvillimin e saj, ishin kryengritjet e vazhdueshme kundër pushtuesve osmane, lufta për pavarësi dhe për ruajtjen e tërësisë tokësore të vendit nga synimet grabitqare të imperialisteve dhe të qarqeve shoviniste fqinje.

Letërsia e Rilindjes pati një drejtim iluminist e në periudhën e fundit edhe vepra realiste, por në thelbin e vet ajo ishte një letërsi romantike. Në veprat më të, mira të saj u shprehen ideale të larta kombëtare, malli dhe dashuria e zjarrtë për mëmëdheun, krenaria për të kaluarën e lavdishme të popullit shqiptar dhe ëndërra për ta parë Shqipërinë e lirë, të pavarur e të lulëzuar.

Shkrimtarët

Figura më e shquar e kësaj periudhe është padyshim, Naim Frashëri, autor i poemës "Bagëti e Bujqësi„ i "Historisë së Skënderbeut„ dhe i shumë poezive të tjera patriotike, lirike e filozofike. Figura të tjera të shquara janë Zef Skiroi, Jeronim de Rada, A. Z. Cajupi, Gavril Dara i Riu, Ndre Mjeda, Asdreni etj.

Letërsia e Rilindjes shënon një etapë të re në historinë e letërsisë shqiptare. Ajo shënon kalimin nga letërsia me brendi fetare e karakter didaktik, në letërsinë e re shqiptare, në letërsinë e mirëfilltë artistike, duke hedhur në të njëjtën kohë edhe bazat e gjuhës sonë letrare kombëtare.

Shih edhe

< Përmbajtja < Tematika < Letërsia e Rilindjes Kombëtare

Mirësevini në portalin e letërsisë,

portalin e artit të fjalës.