Mikrobiologjia: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Lidhje të jashtme të shpëtuara: 3 Lidhje të jashtme të etiketuara si të vdekura: 0) #IABot (v2.0.1
 
Rreshti 28: Rreshti 28:


== Lidhje të jashtme ==
== Lidhje të jashtme ==
* [http://rinstinkt.wordpress.com/2012/09/26/mikrobiologjia-1/ Mikrobiologjia (1)]
* [https://web.archive.org/web/20160405082950/https://rinstinkt.wordpress.com/2012/09/26/mikrobiologjia-1/ Mikrobiologjia (1)]
* [http://rinstinkt.wordpress.com/2012/09/27/mikrobiologjia-2-origjina-e-mikroorganizmave/ Mikrobiologjia (2)]
* [https://web.archive.org/web/20130610110050/http://rinstinkt.wordpress.com/2012/09/27/mikrobiologjia-2-origjina-e-mikroorganizmave/ Mikrobiologjia (2)]
* [http://rinstinkt.wordpress.com/2012/09/28/mikrobiologjia-3/ Mikrobiologjia (3)]
* [https://web.archive.org/web/20160405072447/https://rinstinkt.wordpress.com/2012/09/28/mikrobiologjia-3/ Mikrobiologjia (3)]


[[Kategoria:Biologji]]
[[Kategoria:Biologji]]

Versioni aktual i datës 15 korrik 2020 23:41

Mikroorganizma në një laborator

Mikrobiologjia (nga greq. μικρός, mikrós, -"i vogel"; βίος, víos,-"jete" dhe λόγος, lógos,-"fjalë", "mësim", "dije") është degë e biologjisë që merret me studimin e mikroorganizmave (mikrobeve), ndërtimin, funksionimin dhe ndikimin e tyre në organizmat e tjera të gjalla. Mikroorganizmat janë organizma të vogla mikroskopike njëqelizore të padukshme për syrin e njeriut. Këtu hyjnë bakteriet, protozoat, kërpudhat, mikroalgat, prokariotet dhe viret.

Historia e mikrobiologjisë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bakteriet u vëzhguan në fillim nga Anton van Leeuwenhoek, në vitin 1676 me anën e një mikroskopi njëlentësh të cilin ai e ndërtoi vetë. Emri "bakterium" hyri shumë më vonë në përdorim, nga Christian Ehrenberg në vitin 1828, fjalë që rrjedh nga greqishtja βακτηριον, vaktirion - "shkop i vogël, thupër".

Nëndegët e mikrobiologjisë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fusha e mikrobiologjisë mund të ndahet përgjithësisht në disa nëndegë :

  • Mikrobiologjia fiziologjike: Studimi i funksionimit biokimik te qelizave mikrobiologjike. Përfshin studimin e rritjes mikrobiologjike, metabolizmin mikrobiologjik dhe strukturën qelizore të bakterieve.
  • Mikrobiologjia gjenetike : studion se si janë të organizuar genet tek mikrobet në lidhje me funksionet e tyre qelizore. Lidhet ngushte me biologjinë molekulare.
  • Mikrobiologjia mjekësore ose medicinale: studion rolin e mikrobeve ne sëmundjet e njeriut. Ajo përfshin studimin e patogjenezës mikrobiologjike dhe epidemiologjine dhe ka lidhje me studimin e sëmundjeve patologjike dhe imunologjike.
  • Mikrobiologjia veterinare: studion rolin e mikrobeve ne medicinën (mjekësinë) veterinare.
  • Mikrobiologjia mjedisore: studion funksionin dhe larminë e mikrobeve ne mjedisn e tyre natyror. Përfshin studimin e ekologjisë mikrobiologjike, ciklin ushqyes mikrobiologjik, gjeomikrobiologjik, larmine mikrobiologjike dhe Bioremediacioni.
  • Mikrobiologjia zhvilluese : studion zhvillimin e mikrobeve. Përfshin sistematiken bakteriale dhe taksonominë.
  • Mikrobiologjia industriale: shfrytëzon mikrobet për përdorim ne ecuritë (proceset) industriale. Këtu hyjnë tharmëtimi industrial dhe trajtimin e ujërave të zeza. Lidhet ngushte me bioteknologjine industriale. Kjo fushe përfshin gjithashtu prodhimin e birrës, një zbatim i rëndësishëm i mikrobiologjisë.
  • Aeromikrobiologjia: studion mikroorganizmat e ajrit.
  • Mikrobiologjia ushqimore: studion mikrobet qe shkaktojnë prishjen e ushqimeve.
  • Mikrobiologjia farmaceutike: studion mikrobet qe shkaktojnë ndotjen dhe prishjen farmaceutike.

Dobitë e mikrobiologjisë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bakteriologjia
Virologjia
Mikologjia
Imunologjia

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]