Spitali i Ferizajit
Spitali i Ferizajit është një spital i përgjithshëm sekondar për Rajonin e Ferizajit (Komuna e Ferizajit, Komuna e Kaçanikut, Komuna e Shtimes, Komuna e Hanit të Elezit dhe Komuna e Shtërpcës). [1]
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Spitali i qytetit ka zanafillën nga qershori i vitit 1999, ditën kur Spitali ushtarak i ZO-Nerodimës me 65 te plagosur dhe personelin mjekësor nga zona e luftëss vendosen në njerin segment të Shtëpisë së Shëndetit të qytetit në të cilin objekt gjendet edhe sot spitali. Spitali punën e ka nisur me tri repartet:
- Urgjenca,
- Gjinekologjia dhe
- Kirurgjia.
Fillimisht në marrëdhënie pune kanë qenë 110 punëtorë, prej tyre: 11 mjekë specialistë, 7 mjekë në specializim, dhe pjesa tjetër personel i mesëm dhe personel ndihmës jo -mjekësor. Për një kohë Spitali Rajonal i Ferizajit qëndron ne mbikëqyrje financiare dhe kuadrovike nga QKUK (Qendra Klinike Universitare e Kosovës). Në vitin 2005 me vendim te Ministrisë se Shëndetësisë Spitali pavarësohet duke u pranuar si Spitali Rajonal i Ferizaj-it. Me ligjin e ri për Shëndetësi, është formuar Shërbimi Spitalor Klinik Universitar, Spitali i Ferizajt është pjesë e SHSKUK-së.[2][3]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 2. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 1525. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
- ^ "Spitale Rajonale". QKUK. Arkivuar nga origjinali më 18 maj 2014. Marrë më 23 shkurt 2014.
- ^ Shabani, M.; Idrizi, R.; Zeqiri, J. (2020), "MANAGEMENT OF COVID-19 IN THE REGIONAL HOSPITAL OF FERIZAJ.", KNOWLEDGE - International Journal (në anglisht), 43: 717–721[lidhje e vdekur]