Stampa:26 shkurt
Appearance
- 1794 - U dogj Kalaja e Kristiansburgut, Copenhagen. (Figura)
- 1815 - Napoleon Bonaparte iku nga Elba.
- 1936 - Adolf Hitleri hap fabrikën e parë të gjigantit të prodhimit të veturave “Volkswagen” në Gjermaninë Lindore.
- 1952 - Kryeministri i Mbretërisë së Bahkuar, Winston Churchill, deklaroi se kombi i tij ka bombë atomike.
- 1966 - Programi Apollo: U lansua AS-201, fluturimi i parë i raketës Saturn IB.
- 1984 - Trupat amerikane tërhiqen nga Bejruti. Presidenti Ronald Reagan dërgon trupa paqeruajtëse në gusht të vitit 1982.
- 1991 - Tim Berners-Lee paraqiti shfletuesin e parë të internetit të quajtur World Wide Web.
- 1991 - Në Radion e Bagdadit, lideri irakian, Saddam Hussein, shpall tërheqjen e trupave irakiane nga Kuvajti.
- 1993 - Bombardimi i Qendrës Botërore të Tregtisë në NY. Një kamion bombë i parkuar nën Kullën Veriore të WTC-së shpërthen dhe shkakton vdekjen e 6 dhe lëndimin e qindra personave të tjerë.
- 2001 - Talebanët shkatërrojnë statujat gjigante të Budës në Bamyan, Afganistan.
- 2004 - Presidenti i IRJ të Maqedonisë Boris Trajkovski vdiq nga rrëzimi i aeroplanit afër qytetit Mostar, Bosnja dhe Hercegovina.
- 2005 - Presidenti egjiptian, Hosni Mubarak, urdhëron ndryshimin e Kushtetutës, për të ndaluar zgjedhjet shumëkandidatëshe presidenciale para shtatorit të 2005-s, duke kërkuar nga Parlamenti miratimin e nenit 76.