Stampa:2 Prill
Appearance
- 1805 - Lindi në ishullin Fionie të Odensës shkrimtari danez Hans Christian Andersen. Ai ka shkruar 156 përralla dhe histori të përkthyera në shumë gjuhë, shumë vepra dramatike dhe libra të mëdhenj udhëtimi.
- 1840 - Lindi shkrimtari francez Emil Zola. Ai ishte themelues i lëvizjes natyraliste në letërsi, e materializuar sidomos në romanet e tij "Tereza Ragin" dhe "Zherminal". Ai është po ashtu autor i letrës "Ju akuzoj" në mbrojtje të Alfred Drejfys. (Figura)
- 1905 - U përurua zyrtarisht tuneli hekurudhor i Simplonit nën Alpe. Ky tunel bëri të mundur lidhjen e Zvicrës me Italinë.
- 1947 - Këshilli i Sigurimit i OKB-së votoi për të caktuar SHBA-në si trust për ish-ishujt japonezë të Paqësorit.
- 1960 - Franca dhe Bashkimi Sovjetik nënshkruan një protokoll dhe një marrëveshje mbi bashkëpunimin shkencor dhe teknik.
- 1981 - Me kërkesën "Kosova Republikë" filluan në Kosovë demonstratat, ku studentëve iu bashkua edhe një pjesë e madhe e qytetarëve shqiptarë të Kosovës me shpërthime të vrullshme të pakënaqësive ndaj sistemit të Jugosllavisë së atëhershme. Demonstratat e një dhe dy prillit në Kosovë kishin karakter kombëtar dhe përmbajtje përparimtare demokratike.
- 1996 - Rusia dhe Bjellorusia nënshkruan një traktat që krijoi një aleancë të ngushtë politike dhe ekonomike në gjirin e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura.
- 2005 - Vdiq në Vatikan Papa Gjon Pali i Dytë. Ai u zgjodh në fronin e Shën Pjetrit, më 16 tetor të vitit 1978 dhe më 25 prill 1993 për herë të parë Papa e viziton Shqipërinë bashkë me Nënë Terezën.