Star Wars

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Logo e filmit

Star Wars (sqt.: Lufta e yjeve / Star Uars) është një mit i zhanrit Science fiction, filmseri dhe vend fiktiv, krijuar nga regjisori, producenti dhe autori George Lucas. Star Wars përshkruan aventurat e karaktereve të ndryshme "Një kohë më parë në një galaktikë larg, shumë larg", dhe me fokus kryesor rritjen, rënien dhe trashëgiminë e Anakin Skywalker.[1]

Filmi i parë në seri, Star Wars (titruar më vonë Episode IV: Një shpresë e re), pati premierën më 25 maj, 1977 nga 20th Century Fox dhe u bë një fenomen i kulturës pop në mbarë botën. Ai u pasua nga filmat e suksesshëm The Empire Strikes Back (1980) dhe Return of the Jedi (1983). Këto tre filma përbëjnë trilogjinë origjinale të Star Wars.

Në vitin 2012, kompania Disney bleu Lucasfilm për 4.060.000.000$[2] dhe anoncoi tre filma të rinj Star Wars. Filmi i parë i trilogjisë së re, Star Wars: The Force Awakens[3] kishte premierë botërore më 18 dhjetor 2015. Walt Disney Studios zotëron të drejtat e shpërndarjes dixhitale për të gjitha filmat e Star Wars, duke përjashtuar filmin A New Hope.[4]

Shiko edhe këtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ http://www.starwars.com/
  2. ^ http://www.ew.com/article/2012/12/21/walt-disney-completes-lucasfilm-acquisition
  3. ^ http://www.imdb.com/title/tt2488496/
  4. ^ http://www.hollywoodreporter.com/heat-vision/star-wars-movie-franchise-headed-786673