Jump to content

Popullacioni statistikor

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Subpopullacioni)

Popullacionistatistikë është tërësia e të gjitha njësive (elementeve, objekteve ose individëve) që e përbëjnë fenomenin të cilin dëshirojmë ta studiojmë.[1] Një popullacion statistikor mund të jetë një grup i objekteve ekzistuese (p.sh. të gjithë yjet në kuadër të Rrugës së qumështitgalaktikë) ose një grup potencialisht i pafund dhe hipotetik i objekteve i konceptuar si një përgjithësim nga përvoja (p.sh. të gjitha duart e mundshme në një lojë poker). Një qëllim i përbashkët i analizës statistikore është të prodhojë informacione për një popullacion të zgjedhur. [2]

Në konkluzionin statistikor, një pjesë e popullacionit (një kampion statistikor) zgjidhet për të përfaqësuar popullacionin në një analizë statistikore. [3] Raporti i madhësisë së këtij kampioni statistikor me madhësinë e popullacionit quhet fraksion i mostrave. Më pas është e mundur të vlerësohen parametrat e popullacionit duke përdorur statistikat e duhura të kampionit vlerësues.

Nënpopullacioni (subpopullacioni) është një nënbashkësi e një popullacioni nëse përfaqëson një ose më shumë tipare shtesë. Për shembull, nëse popullacioni është i gjithë populli egjiptian, një nënpopullacion i tij është të gjithë meshkujt egjiptianë; nëse popullacioni është të gjitha farmacitë në botë, një nënpopullacion është të gjitha farmacitë në Egjipt. Në të kundërt, një mostër është një nënbashkësi e një popullacioni.

Statistikat përshkruese mund të japin rezultate të ndryshme për nënpopullacione të ndryshme. Për shembull, një ilaç i veçantë mund të ketë efekte të ndryshme në nënpopullacione të ndryshme, dhe këto efekte mund të mjegullohen ose të hidhen poshtë nëse nënpopullacione të tilla të veçanta nuk identifikohen dhe ekzaminohen të izoluara.

Në mënyrë të ngjashme, shpesh mund të vlerësohen parametrat edhe më saktë nëse bëhet ndarja ose grupimi i nënpopullacioneve: për shembull, shpërndarja e gjatësisë trupore midis qytetarëve të një qyteti (ose të nxënësve të një shkolle), hulumtohet dhe modelohet më lehtë dhe më mirë duke i konsideruar burrat dhe gratë (djemtë dhe vajzat) si nënpopullacione të veçanta.

  • Barbara Illowsky; Susan Dean (2014). Introductory Statistics. OpenStax CNX. ISBN 9781938168208. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • David W. Stockburger, Introductory Statistics: Concepts, Models, and Applications Arkivuar 28 maj 2020 tek Wayback Machine, 3rd Web Ed. Missouri State University.
  • OpenIntro Statistics, 3rd edition by Diez, Barr, and Cetinkaya-Rundel
  • Stephen Jones, 2010. Statistics in Psychology: Explanations without Equations[lidhje e vdekur]. Palgrave Macmillan. ISBN 9781137282392.
  • Cohen, J. (1990). "Things I have learned (so far)". American Psychologist, 45, 1304–1312.
  • Gigerenzer, G. (2004). "Mindless statistics". Journal of Socio-Economics, 33, 587–606. doi:10.1016/j.socec.2004.09.033
  • Ioannidis, J.P.A. (2005). "Why most published research findings are false". PLoS Medicine, 2, 696–701. doi:10.1371/journal.pmed.0040168
  • Jaynes, E. T. (2007), Probability Theory: The logic of science (bot. 5), Cambridge University Press, ISBN 978-0-521-59271-0 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!).
  • Kosorok, Michael (2008). Introduction to Empirical Processes and Semiparametric Inference. Springer Series in Statistics. Springer Science + Business Media. doi:10.1007/978-0-387-74978-5. ISBN 978-0-387-74978-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Lehmann, Erich L.; Casella, G. (1998). Theory of Point Estimation (bot. 2nd). Springer Science + Business Media. ISBN 0-387-98502-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Shao, Jun (1998), Mathematical Statistics, Springer Science + Business Media, ISBN 0-387-98674-X {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  1. ^ "Glossary of statistical terms: Population". Statistics.com. Arkivuar nga origjinali më 6 maj 2020. Marrë më 22 shkurt 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Yates, Daniel S.; Moore, David S; Starnes, Daren S. (2003). The Practice of Statistics (bot. 2nd). New York: W. H. Freeman and Company. ISBN 978-0-7167-4773-4. Arkivuar nga origjinali më 9 shkurt 2005. Marrë më 22 shkurt 2020. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Glossary of statistical terms: Sample". Statistics.com. Arkivuar nga origjinali më 10 janar 2018. Marrë më 22 shkurt 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)