Shko te përmbajtja

Sulley Muntari

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Sulley Muntari
Sulley Muntari duke luajtur me Interin
Informacioni personal
Emri i plotë Suleyman Ali Muntari[1]
Data e lindjes 27 gusht 1984 (41 vjeç)
Vendi i lindjes Konongo, Ashanti, Gana
Gjatësia 1.79 m (5 ft 10 in)
Pozicioni(et) Mesfushor
Karriera me të rinjtë
2000–2001 Liberty Professionals
2001–2002 Udinese
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2002–2007 Udinese 125 (8)
2007–2008 Portsmouth 29 (4)
2008–2012 Internazionale 66 (7)
2011Sunderland (huazim) 9 (1)
2012Milan (huazim) 13 (3)
2012–2015 Milan 57 (8)
2015–2016 Al Ittihad 18 (2)
2017 Pescara 9 (1)
2018 Deportivo La Coruña 8 (0)
2019 Albacete 2 (0)
2022 Hearts of Oak 11 (1)
Gjithsej 347 (35)
Karriera ndërkombëtare
2001 Gana U20 7 (0)
2002–2014 Gana 84 (20)
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve

Suleyman Ali "Sulley" Muntari (lindur më 27 gusht 1984) është një ish futbollist profesionist ganez i cili luante si mesfushor. Ai e shpenzoi shumicën e karrierës së tij në Itali, duke luajtur me klube si Udinese, Inter dhe Milan.

Muntari ishte një i ri i talentuar në fillimet e karrierës së tij, të cilat ai i pati në Ganë me Liberty Professionals. Në vitin 2001, ai u transferua në Itali te Udinese, duke u bërë fillisht pjesë e akademisë përpara se të debutonte me ekipin e parë në vitin 2002. Pas më shumë se 150 ndeshjesh në pesë vite, Muntari u transferua te Portsmouthi në Angli. Ai fitoi FA Cup në sezonin e tij të vetëm me klubin.

Në verën e vitit 2008, Muntari u rikthye në Itali duke firmosur me Interin. Ai fitoi Scudetton në sezonin e tij të parë si dhe ishte pjesë e ekipit që fitoi kampionatin, kupën dhe UEFA Ligën e Kampionëve në sezonin 2009–10, duke arritur një tripletë historike.

Me vazhdimin e karrierës, Muntari luajti në Itali me Milanin dhe Pescarën si dhe pati një përvojë në Lindjen e Mesme me Al Ittihad. Pas kësaj, ai u rikthye në Evropë për një qëndrim të shkurtër te Albacete. Në vitin 2022, Muntari u transferua te Hearts of Oak në vendlindjen e tij Gana pas tre vitesh pa ekip.

Muntari ishte pjesë e kombëtares ganeze për 12 vite gjatë së cilës luajti 84 ndeshje. Ai gjithashtu ka shënuar 20 gola duke u renditur mes dhjetë golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave të Ganës. Ai ka luajtur në dy edicione të Kupës Afrikane të Kombeve si dhe në tre edicione të FIFA Kupës së Botës.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Muntari e nisi karrierën e tij si futbollist në Ganë duke luajtur me ekipin e të rinjëve të Liberty Professionals. Ai doli në skenën ndërkombëtare si pjesë e ekipit nën-20 të Ganës, duke luajtur në FIFA Kampionatin Botëror për të rinjë në vitin 2001, pavarësisht se ishte vetëm 16 vjeç. Pas përfundimit të turnamentit, ku Gana u mposht në finale,[2] Muntari shkoi në një provë te Manchester United por marrëveshja për transferim nuk u arrit.[3][4]

Muntari u transferua te Udinese në verën e vitit 2001 pas rekomandimit të trajnerit Giuseppe Dossena, i cili më parë kishte drejtuar ekipet e moshave nën-17 dhe -21 të Ganës si dhe ekipin e parë. Pasi shpenzoi sezonin e parë në Itali duke luajtur me ekipin e Primaverës, Muntari bëri debutimin e tij si profesionist më 6 nëntor 2002 në humbjen 1–0 kundër Milanit në transfertë, duke zëvëndësuar Carsten Jancker në pjesën e dytë.[5][6]

Muntari luajti më shpesh gjatë sezonit 2003–04, duke u aktivizuar në 23 ndeshje në kampionat. Ai u bë titullar i padiskutueshëm në sezonin e ardhshëm,[7] duke shënuar edhe golin e parë si profesionist më 26 shkurt 2005 në barazimin 2–2 kundër Fiorentinës në transfertë.[8]

Më 14 maj 2006, në ndeshjen e fundit të sezonit 2005–06, Muntari luajti ndeshjen e tij të 100të në Serie A në humbjen 2–1 kundër Trevisos, duke u përjashtuar me karton të kuq në minutën e 35të.[9] Muntari u ndëshkua edhe tre herë të tjera me karton të kuq në sezonin 2006–07, duke qënë lojtari me rekordin disiplinor më të keq në kampionat.[10] Gjithsej me Udinesen ai regjistroi 153 ndeshje dhe 9 gola në të gjitha kompeticionet.

Më 30 maj 2007, Muntari u transferua te klubi anglez Portsmouth për rreth 7.1 milion £, duke u bërë blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit.[11] Ky transferim u konkretizua pas disa muajsh negociata, të cilat kishin nisur që në janar të atij viti.[12] Muntari, i cili kishte shprehur dëshirën e tij për të luajtur në Premier Ligë,[13] firmosi një marrëveshje pesë-vjeçare.[14]

Muntari bëri debutimin e tij në Premier Ligë më 11 gusht 2007 në barazimin 2–2 kundër Derby County në ndeshjen hapëse të sezonit.[15][16] Më 29 shtator, ai shënoi golin e parë me klubin si dhe asistoi në fitoren historike 7–4 kundër Reading.[17] Ai shënoi me penallti në minutën e 92të. Kjo ishte ndeshja me më shumë gola në historinë e Premier Ligës.[18][19] Pas përfundimit të ndeshjes, paraqitja e tij u vlerësua nga media britanike, të cilat vunë në dukje kontributin e tij në mesfushë.[18] Goli i tij i dytë në kampionat erdhi më 24 nëntor në fitoren 2–0 kundër Birminghamit;[20] ai mposhti shokun e ekipit kombëtar Richard Kingson, i cili bëri debutimin e tij me Birminghamin në këtë ndeshje.[21]

Më 8 dhjetor, Muntari shënoi dy gola nga distanca në ndeshjen kundër Aston Villës.[22] Ai u aktivizua në katër ndeshje në FA Cup, duke shënuar golin e vetëm në ndeshjen e raundit të 6të kundër Manchester UnitedOld Trafford.[23][24] Kjo fitore solli kualifikimin e ekipit në gjysëm-finale.[25] Ai luajti në finalen e fituar 1–0 kundër Cardiff CitytWembley Stadium, duke fituar trofeun e parë në karrierë.[26] Muntari e mbylli sezonin e tij të vetëm në Fratton Park me 33 ndeshje dhe 5 gola.[27]

Muntari duke luajtur me Interin gjatë sezonit 2009–10.

Në korrik 2008, Muntari u rikthye në Itali duke u transferuar te Interi për 14 milion €.[28] Ai ishte një nga blerjet e para të trajnerit të ri të klubit José Mourinho, i cili personalisht kërkoi shërbimet e ganezit pasi kishte dështuar të sillte anglezin Frank LampardMilano.[29] Muntari firmosi një kontratë katër-vjeçare,[30] kurse në vitin 2022 deklaroi se Mourinho e mori në telefon për t'i kërkuar të vinte te Interi.[31]

Transferimi u zyrtarizua më 24 korrik kurse Muntari u prezantua katër ditë më pas dhe mori fanellën me numrin 20, e cila së fundmi ishte mbajtur nga Álvaro Recoba.[32][33] Trajneri i Portsmouthit, Harry Redknapp, shprehu pakënaqësinë e tij për largimin e mesfushorit, të cilin e konsideroi një nga lojtarët më të mirë të ekipit.[34]

Muntari bëri debutimin e tij me Interin në ndeshjen e Superkupës Italiane kundër RomësSan Siro; ai shënoi golin e parë të takimit në minutën e 18të. Koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën në barazim 2–2, por Zikaltrit fituan trofeun falë gjuajtjeve të penalltive.[35][36] Më 22 nëntor, ai devijoi në rrjetë gjuajtjen e Zlatan Ibrahimović në fitoren 1–0 kundër JuventusitDerby d'Italia; kjo ishte fitorja e parë e Interit në shtëpinë e tyre kundër Juventusit në katër vite.[37] Në ndeshjen e fundit të sezonit kundër Atalantës në shtëpi, Muntari shënoi në minutën e 6të si dhe kontriboi në golin e Esteban Cambiassos në minutën e 80të, duke ndihmuar Interin të fitonte 4–3.[38] Zikaltrit u shpallën kampionë për herë të katërt rresht kurse Muntari fitoi Scudetton e parë në karrierë.[39]

Muntari mori fanellën me numrin 11 para nisjes së sezonit të ri 2009–10.[40] Ai shënoi golin e parë në këtë sezon më 3 tetor 2009 kundër Catanias, duke i dhënë Interit fitoren 2–1.[41] Më 16 prill 2010, Muntari u aktivizua si zëvëndësues në minutat e fundit të ndeshjes kundër Juventusit dhe asistoi golin e dytë të shënuar nga Samuel Eto'o, duke e afruar ekipin më pranë titullit.[42] Ai u aktivizua në 27 ndeshje dhe shënoi dy gola dhe dy asiste në Serie A, me Interin që u shpall kampion në javën e fundit. Në Kupën e Italisë, Muntari u aktivizua si titullar në të gjitha ndeshjet si dhe luajti si zëvëndësues në finalen kundër Romës, me Interin që fitoi trofeun në Stadio Olimpico.[43] Në Ligën e Kampionëve, Muntari luajti në nëntë ndeshje, më së shumti si zëvëndësues, me Interin që fitoi titullin e tyrë të parë pas 45 vitesh, duke u bërë klubi i parë italian që arrin tripletën kontinentale.[44][45] Në finalen e fituar 2–0 kundër Bayern München, Muntari hyri si zëvëndësues në minutën e 79të në vend të Goran Pandev. Ai u bë ganezi i katërt që fitoi Ligën e Kampionëve.[46] Ai e mbylli sezonin me 42 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe u vlerësua për kontributin e tij në mesfushë.[47]

Pasi Mourinho u largua nga klubi pas përfundimit të finales së Ligës së Kampionëve, pasuesi i tij Rafael Benítez nuk e konsideroi Muntarin si lojtar të rëndësishëm për sezonin 2010–11, duke i hequr minutat. Kjo gjë bëri që media italiane të spekullonte se Muntari kishte kërkuar largimin nga klubi,[48] veçanërisht pasi nuk u përfshi në ekip për ndeshjen kundër Juventusit më 5 tetor.[49] Muntari kishte refuzuar të ndiqte ndeshjen si spektator, duke bërë që Benitez të fliste personalisht me lojtarin për këtë gjë.[50] Më 29 tetor, Muntari hyri si zëvëndësues në minutën e 19të të ndeshjes kundër Genoas dhe shënoi golin e vetëm të takimit me një gjuajtje nga distanca.[51] Në dhjetor, Muntari fitoi FIFA Kupën e Botës për Klube, e cila ishte trofeu i 5të i fituar nga Zikaltrit për vitin 2010;[52][53] pavarësisht se nuk luajti në finale, ai u aktivizua në 13 minutat e fundit të fitores 3–0 kundër Seongnam FC në gjysëm-finale.[54]

Në janar 2011, drejtori sportiv i klubit Marco Branca deklaroi se Muntari kishte kërkuar largimin nga klubi në mënyrë formale.[55] Më 29 janar, ai u huazua te Sunderland deri në fund të sezonit, duke u rikthyer në Premier Ligë.[56] Më 7 maj, Muntari shënoi në fitoren 2–1 kundër Bolton Wanderers, por goli u konsiderua autogol i Zat Knight nga Federata Angleze e Futbollit.[57] Gjashtë ditë më pas, Sunderlandi nuk e ushtroi të drejtën e blerjes së lojtarit dhe ai u rikthye te Interi.[58]

Muntari ishte pjesë e ekipit në nisjen e sezonit 2011–12, por ai vazhdoi të mos merrte minuta. Ai luajti ndeshjen e parë si titullar më 17 shtator në barazimin pa gola kundër Romës në San Siro; ai u zëvëndësua mes vërshëllimave të tifozëve në minutën e 81të nga sulmuesi Diego Forlán.[59] Ai u aktivizua në vetëm katër ndeshje në gjysmën e parë të sezonit.

Muntari duke luajtur në derbin kundër Interit, 24 shkurt 2013.

Më 31 janar 2012, në ditën e fundit të merkatos dimërore, Muntari u transferua te klubi tjetër i Milanos, Milan, në formë huazimi me të drejtë blerje.[60] Ai bëri debutimin e tij me klubin më 19 shkurt në fitoren 3–1 kundër Cesenës në transfertë, duke shënuar golin e parë të ndeshjes në minutën e 29të.[61] Gjashtë ditë më pas, në ndeshjen kundër Juventusit në shtëpi, ai shënoi një "gol fantazëm" që nuk u akordua nga gjyqtari Paolo Tagliavento pavarësisht se topi kishte kaluar dukshëm vijën fatale;[62] ndeshja u mbyll në barazim 1–1, duke shkaktuar polemika të shumta dhe rezultoi vendimtare për titullin kampion.[63][64][65] Më 2 maj, Muntari shënoi në fitoren 2–0 kundër Atalantës në ndeshjen e javës së 36të të kampionatit, me Milanin që shkurtoi diferencën me Juventusin kryesues në vetëm një pikë. Milani në fund e mbylli kampionatin në vendin e dytë katër pikë mbrapa Juventusit.

Pas përfundimit të sezonit, trajneri Massimiliano Allegri deklaroi se klubi do t'i ofronte Muntarit një kontratë të re. Më 1 korrik 2012, pasi kontrata e tij me Interin skadoi, Muntari firmosi një marrëveshje dy-vjeçare me Milanin. Gjatë pushimeve verore, Muntari pësoi një dëmtim të rêndë në gju duke luajtur futboll në plazh, gjë që bëri të humbiste gjysmën e parë të sezonit 2012–13.[66][67] Ai i'u nënshtrua një operacioni në ligamentin anterior crucial në gjurin e majtë dhe qëndroi jashtë fushave deri në dhjetor.[68] Më 20 shkurt 2013, Muntari shënoi në fitoren 2–0 kundër Barcelonës në ndeshjen e parë të raundit të 16-tave të Ligës së Kampionëve.[69] Milan u mposht 4–0 në ndeshjen e kthimit në Camp Nou dhe u eliminua nga kompeticioni.[70] Më 8 maj, Muntari shënoi golin e parë në kampionat për këtë sezon në fitoren 4–0 kundër Pescarës.[71] Një javë më vonë, ai u gjobit me 10,000 € si dhe e pezullua me dy ndeshje për shkak se shtyu gjyqtarin Gianluca Rocchi për një vendim të këtij të fundit gjatë ndeshjes kundër Romës.[72]

Më 6 tetor 2013, Muntari shënoi një dopietë në humbjen 3–2 kundër Juventusit.[73] Gjatë muajit dhjetor, ai shënoi në minutat e fundit të ndeshjes kundër Romës, duke i dhënë ekipit një pikë.[74] Në ndeshjen e rradhës kundër Interit, ai u përjashtua me karton të kuq dhe u pezullua me tre ndeshje për shkak se goditi mesfushorin kundërshtar Zdravko Kuzmanović.[75] Në qershor 2014, Muntari firmosi një kontratë të re dy-vjeçare me klubin.[76] Sezoni 2014–15 u karakterizua me dëmtime për Muntarin, i cili u aktivizua në vetëm 16 ndeshje në kampionat dhe një në kupë. Ai u la i lirë pas përfundimit të sezonit.[77]

Më 27 korrik 2015, Muntari firmosi një kontratë dy-vjeçare me klubin saudit Ittihad FC.[78][79] Ai bëri debutimin me klubin më 20 gusht duke luajtur 90 minuta në fitoren 2–1 kundër Najran SC.[80] Goli i tij i parë me klubin erdhi në ndeshjen e kthimit kundër të njëjtit ekip, duke i dhënë Ittihadit tre pikë.[81] Një javë më pas, ai shënoi në fitoren 6–2 kundër Al-Raed.[82] Muntari e mbylli sezonin e tij të vetëm me klubin me 29 ndeshje dhe tre gola. Kontrata e tij u ndërpre pas përfundimit të sezonit për shkak të problemeve financiare të klubit. Në vitin 2017, FIFA detyroi Ittihadin t'i paguante Muntarit 5.3 milion $ për shkak të ndërprerjes së njëanëshme të kontratës.[83][84]

Në janar 2017, Muntari u rikthye në Itali duke firmosur një kontratë deri në fund të sezonit me Pescarën.[85] Ai debutoi me klubin më 5 shkurt në humbjen 6–2 kundër Lazios.[86] Goli i tij i vetëm me klubin më 12 mars në humbjen 3–2 kundër ish klubit të tij Udinese.[87] Më 30 mars, Muntari braktisi ndeshjen kundër Cagliarit pasi u ndëshkua me karton të verdhë nga gjyqtari për ankesa për sjellje raciste të tifozëve në stadium.[88][89] Kjo ishte ndeshja e tij e 270të në Serie A, gjë që e bëri atë afrikanin me më shumë ndeshje në këtë kompeticion. Rekordi i tij u thye më pas nga ganezi tjetër Kwadwo Asamoah në vitin 2021.[90] Kjo ishte ndeshja e fundit e Muntarit me fanellën e Pescarës pasi ai u la në stol në katër ndeshjet e fundit.

Deportivo La Coruña

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 22 shkurt 2018, Muntari u transferua në Spanjë te Deportivo de La Coruña duke nënshkruar një marrëveshje deri në fund të sezonit 2017–18.[91] Ai u ndikua t'i bashkohej klubit nga trajneri Clarence Seedorf, me të cilin kishte qënë shok ekipi te Milani në sezonin 2011–12.[92] Ai mori fanellën me numrin 21 e cila më parë ishte mbajtur nga legjenda e klubit Juan Carlos Valerón.[92] Muntari luajti ndeshjen e parë me klubin një ditë më pas në barazimin pa gola kundër Espanyolit, duke zëvëndësuar spanjollin Pedro Mosquera në minutën e 82të.[93]

Më 31 janar 2019, pas gjashtë muajsh pa ekip, Muntari u bë pjesë e Albacetes deri në përfundim të sezonit.[94] Për shkak të formës fizike jo të mirë, Muntari nuk u përfshi në ekip deri më 2 mars, ku ishte një zëvëndësim i papërdorur në humbjen minimale kundër Càdizit.[95][96] Një javë më pas, ai u aktivizua në minutat e fundit të humbjes kundër Gimnàstic, duke debutuar zyrtarisht me klubin.[97] Ai luajti ndeshjen e parë si titullar më 7 prill dhe asistoi golin e shënuar nga Aleix Febas në fitoren minimale 1–0 kundër Alcorcón.[98][99]

Accra Hearts of Oak

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në janar 2022, Muntari u rikthye në vendlindje dhe firmosi një kontratë gjashtë-mujore me Hearts of Oak të Premier Ligës Ganeze pas dy vitesh pa luajtur.[100] Muntari zbuloi se firmosi me klubin kryeqytetas pasi ja kërkoi djali i tij, i cili kishte dëshirë ta ndiqte në stadium.[101][102] Atij i'u dha fanella me numrin 10, e cila mbahej nga Emmanuel Nettey, pasi klubi i bëri një kërkesë zyrtare Federatës Ganeze të Futbollit para konfirmimit të transferimit.[103]

Muntari luajti ndeshjen e parë me klubin më 6 shkurt në humbjen 1–0 kundër ekipit rival Accra Great Olympics, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 79të.[104] Ai u aktivizua si titullar në ndeshjen e rradhës kundër Real Tamale United, e cila u mbyll në barazim pa gola; ai u duartrokit nga i gjithë stadiumi në momentin e zëvëdësimit të tij në minutën e 80të.[105]

Më 4 mars, Muntari fitoi Kupën e Presidentit duke luajtur 80 minuta në finalen e fituar kundër Asante Kotoko; ai u lavdërua për paraqitjen e tij.[106][107] Pesë ditë më pas, ai shënoi me penallti golin e tij të parë me klubin në fitoren 2–1 kundër West African Football Academy në kampionat.[108][109] Në qershor, ai fitoi një tjetër trofe, FA Cup të Ganës, ku Hearts mposhtën Bechem United me rezultatin 2–1 në finale.[110][111] Kjo ishte ndeshja e tij e fundit me klubin. Pavarësisht se Hearts i ofruan rinovimin e kontratës, Muntari e refuzoi dhe në nëntor njoftoi tërheqjen nga futbolli.[112] Ai deklaroi: Bëra vetëm disa muaj me skuadrën lokale – Hearts of Oak. Djali im donte që unë të luaja. Nuk luajta për gati tre vjet, pastaj djali im vendosi të më kërkonte të shkoja të luaja. E bëra këtë, por tani kam mbaruar”, duke i dhënë fund karrierës së tij 18-vjeçare si profesionist.[113][114]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Muntari ishte pjesë e ekipit nën-17 që luajti në Kupën Meridian 2001, duke u aktivizuar në barazimin 1–1 kundër Portugalisë[115] dhe humbjen 1–0 kundër Italisë.[116] Ai gjithashtu luajti në FIFA Kampionatin Botëror për të rinjë me ekipin nën-21; Gana arriti deri në finale.

Muntari me kombëtaren ganeze, mars 2008.

Muntari bëri debutimin e tij me ekipin e parë më 17 maj 2002 në ndeshjen miqësore kundër Sllovenisë.[117] Ai ishte titullar në fushatën kualifikuese të FIFA Kupës së Botës 2006 si dhe u zgjodh në ekipin që do të luante në Lojërat Olimpike Verore 2004 në Athinë, por u dërgua në shtëpi për arsye disiplinore.[118] Kjo gjë solli një konflikt midis Muntarit dhe Federatës Ganeze të Futbollit dhe ai deklaroi se nuk do të luante më për ekipin kombëtar, duke u bërë lojtari më i ri që tërhiqej.[119] Megjithatë, pasi kërkoi falje publike,[120] Muntari u përfshi në ekipin që do të luante në Kupën e Botës 2006 në Gjermani.[121] Ai u aktivizua në dy ndeshjet e para të grupit, një humbje 2–0 kundër Italisë dhe një fitore 2–0 kundër Republikës Çeke.[122][123] Ai mori karton të verdhë në të dyja ndeshjet, duke bërë të humbiste ndeshjen e tretë kundër Shteteve të Bashkuara. Muntari u rikthye në formacion për ndeshjen e raundit të 16-tave kundër Brazilit ku Gana u mposht 3–0, duke u eliminuar.[124]

Në janar 2008, Muntari ishte pjesë e ekipit që luajti në Kupën e Kombeve Afrikane 2008. Ai shënoi dy gola në fazën e grupeve, në fitoret 2–1 dhe 2–1 kundër Guineas dhe Marokut.[125][126] Ai gjithashtu shënoi me goditje dënimi në fitoren 4–2 kundër Bregut të Fildishtë në ndeshjen e vendit të tretë.[127] Goli i tij kundër Guineas u shpall një nga më të mirët e turnamentit si dhe ai u emërua në Ekipin All-Star të Turnamentit.[128][129]

Muntari në aksion me kombëtaren ganeze, 2011.

Muntari u përjashtua nga ekipi që do të luante në edicionin e vitit 2010 të Kupës së Kombeve Afrikane, sërisht për arsye disiplinore.[130] Ai më parë kishte humbur qëllimisht një ndeshje miqësore me Angolën si dhe kishte refuzuar një takim me trajnerin e ekipit kombëtar Milovan Rajevac.[131] Megjithatë, pas disa kohësh, Muntari i kërkoi ndjesë publike trajnerit dhe ekipit kombëtar.[132] Disa muaj më pas, Muntari mori pjesë në FIFA Kupën e Botës 2010Afrikën e Jugut.[133] Sipas disa raportimeve, pasi nuk u aktivizua në dy ndeshjet e para të fazës së grupeve, Muntari u përjashtua nga ekipi pasi ofendoi trajnerin dhe shokët e ekipit.[134] Megjithatë, ai u përfshi sërisht në ekip pas ndërhyrjes së kapitenit Stephen Appiah.[135] Pas rikthimit, Muntari luajti si zëvëndësues në ndeshjen kundër Gjermanisë dhe si titullar në çerek-finale kundër Uruguait, duke shënuar në pjesën e parë me një gjuajtje nga distanca; Gana u eliminua nga gjuajtjet e penalltive.[136]

Më 2 qershor 2014, Muntari u përfshi në listën e 23 lojtarëve që do të luanin në FIFA Kupën e Botës 2014Brazil.[137] Ai luajti si titullar në humbjen 2–1 kundër Shteteve të Bashkuara në ndeshjen e parë të grupit.[138] Më 26 qershor, disa orë para nisjes së ndeshjes së tretë të grupeve kundër Portugalisë, Muntari dhe Kevin-Prince Boateng u dërguan në shtëpi për arsye disiplinore. Sipas raportimeve, Muntari sulmoi Moses Armah, ish anëtarin e stafit të trajnerit James Kwesi Appiah.[139][140]

Profili i lojtarit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Muntari e nisi karrierën e tij si mbrojtës i majtë[141] por më pas u zhvillua në një mesfushor të fortë, energjik dhe me përvojë. Ai njihej më së shumti për forcën fizike dhe stilin e lojës luftarak, por me kalimin e viteve ai përmirësoi edhe aspektin teknik të lojës së tij.[142] Ai luante me këmbën e majtë si dhe zotëronte një gjuajtje të fuqishme nga distanca si dhe pasime të sakte.[143][144] Përgjatë karrierës së tij, Muntari u aktivizua para mbrojtjes në rolin e mesfushorit-mbrojtës, aty ku ai shkëlqeu në rikuperimin e topave dhe prishjeve të aksioneve të ekipeve kundërshtare.[145] Ai gjithashtu ka luajtur në qëndër, në krah si anësor si dhe si mesfushor-sulmues.[146][143] Pavarësisht aftësive si futbollist, Muntari është kritikuar për stilin e lojës agresiv dhe ndërhyrjet e ashpra si dhe numrin e kartonëve të marrë.[145][147]

Vëllai i tij i vogël, Sulley Muniru, ishte gjithashtu futbollist profesionist i cili luajti me klube në Rumani, Portugali, Turqi dhe Rusi para se të tërhiqej në vitin 2021.[148] Të dy janë besimtar musliman.[149]

Në dhjetor 2010, Muntari u martua me biznesmenen ganeze Menaye Donkor.[150][151] Ata u bënë prindër për herë të parë më 20 qershor 2015 kur Donkor lindi një djal.[152] Më 16 shtator 2020, Donkon njoftoi mbërritjen e fëmijës së tyre të dytë gjatë një interviste me GhOne TV.[153]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimi:[154]

Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Kontinenti Tjetër Gjithsej
DivizioniNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGola
Udinese 2002–03 Serie A 12020140
2003–04 Serie A 230401[a]0280
2004–05 Serie A 332602[b]0412
2005–06 Serie A 2930011[c]0403
2006–07 Serie A 28321304
Gjithsej 12581411401539
Portsmouth 2007–08 Premier League 29441335
Internazionale 2008–09 Serie A 274307[a]11[d]1385
2009–10 Serie A 272509[a]01[d]0422
2010–11 Serie A 81103[a]01[e]0131
2011–12 Serie A 40000040
Gjithsej 6679019031978
Sunderland (huazim) 2010–11 Premier League 910091
Milan (huazim) 2011–12 Serie A 1331000143
Milan 2012–13 Serie A 151102[a]1182
2013–14 Serie A 265008[a]1346
2014–15 Serie A 16210172
Gjithsej 7011301028313
Al-Ittihad 2015–16 Saudi Pro League 182305[f]130293
Pescara 2016–17 Serie A 910091
Deportivo La Coruña 2017–18 La Liga 800080
Albacete 2018–19 Segunda División 200020
Hearts of Oak 2021–22 Ghana Premier League 11130001[g]0151
Gjithsej karriera 347353624837143841
  1. 1 2 3 4 5 6 Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampionëve
  2. Të gjitha ndeshjet në Kupën UEFA
  3. Tetë ndeshje në UEFA Ligën e Kampionëve, tre ndeshje në Kupën UEFA
  4. 1 2 Ndeshje në Supercoppa Italiana
  5. Ndeshje në FIFA Kupën e Botës për Klube
  6. Të gjitha ndeshjet në AFC Ligën e Kampionëve
  7. Ndeshje në Kupën e Presidentit

Burimi:[155]

Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtarVitiNdshGola
Gana 200222
200310
200451
200562
2006113
200782
2008124
200962
201062
2011101
201281
201352
201440
Gjithsej8420

Golat me kombëtaren

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimi:[156]

Lista e golave ndërkombëtar të shënuar nga Sulley Muntari
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
1 2 qershor 2004 Baba Yara Stadium, Kumasi, Ganë 6  Afrika Jugore 1–0 3–0 Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2006
2 8 tetor 2005 Estádio da Várzea, Praia, Kepi i Gjelbërt 13  Kepi i Gjelbër 2–0 4–0 Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2006
3 14 nëntor 2005 Prince Abdullah Al-Faisal Sports City, Jeddah, Arabi Saudite 14 Flamuri Arabia Saudite 1–1 3–1 Ndeshje miqësore
4 29 maj 2006 Walkers Stadium, Leicester, Angli 17  Xhamajka 1–0 4–1 Ndeshje miqësore
5 4 qershor 2006 Easter Road, Edinburgh, Skoci 18  Koreja e Jugut 2–1 3–1 Ndeshje miqësore
6 17 qershor 2006 RheinEnergieStadion, Këln, Gjermani 20  Republika Çeke 2–0 2–0 FIFA Kupa e Botës 2006
7 6 shkurt 2007 Griffin Park, Brentford, Angli 26  Nigeria 2–0 4–1 Ndeshje miqësore
8 24 mars 2007 Ernst-Happel-Stadion, Vjenë, Austri 27  Austria 1–1 1–1 Ndeshje miqësore
9 20 janar 2008 Accra Sports Stadium, Akra, Ganë 34  Guinea 2–1 2–1 Kupa e Kombeve Afrikane 2008
10 28 janar 2008 Accra Sports Stadium, Akra, Ganë 36  Maroku 2–0 2–0 Kupa e Kombeve Afrikane 2008
11 9 shkurt 2008 Baba Yara Stadium, Kumasi, Ganë 39 Flamuri Bregu i Fildishtë 1–0 4–2 Kupa e Kombeve Afrikane 2008
12 22 qershor 2008 Accra Sports Stadium, Akra, Ganë 43  Gabon 2–0 2–0 Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2010
13 12 gusht 2009 Brisbane Road, Londër, Angli 48  Zambia 1–0 4–1 Ndeshje miqësore
14 6 shtator 2009 Accra Sports Stadium, Akra, Ganë 49 Flamuri Sudani 1–0 2–0 Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2010
15 3 mars 2010 Koševo City Stadium, Sarajevë, Bosnje dhe Herzegovië 52  Bosnja dhe Hercegovina 1–0 1–2 Ndeshje miqësore
16 2 qershor 2010 FNB Stadium, Johannesburg, Afrikë e Jugut 57  Uruguaji 1–0 1–1 FIFA Kupa e Botës 2010
17 27 mars 2011 Stade Alphonse Massemba-Débat, Brazzaville, Republika e Kongos 59  Kongo 3–0 3–0 Kualifikueset e Kupës së Kombeve Afrikane 2012
18 1 qershor 2012 Baba Yara Stadium, Kumasi, Ganë 74 Flamuri Lesoto 1–0 7–0 Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2014
19 7 qershor 2013 Al-Merrikh Stadium, Omdurman, Sudan 77 Flamuri Sudani 3–1 3–1 Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2014
20 15 tetor 2013 Baba Yara Stadium, Kumasi, Ganë 79  Egjipti 5–1 6–1 Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2014
Portsmouth[157]
Internazionale[157]
Hearts of Oak[157]
Gana nën-20
Gana
  1. Ian Hawkey (7 prill 2011). "Suleyman Ali Muntari is finding his own way to his goals". thenational.ae (në anglisht). The National (Abu Dabi). Marrë më 29 shkurt 2012.
  2. "World Youth Cup final: Argentina 3–0 Ghana". ghanaweb.com (në anglisht). 9 korrik 2001. Marrë më 4 prill 2004.
  3. "Man Utd chasing Ghana teenager" (në anglisht). BBC Sport. 15 maj 2001. Marrë më 15 maj 2001.
  4. "Ghana youth impresses at Man United". ghanaweb.com (në anglisht). 14 maj 2001. Marrë më 23 korrik 2007.
  5. "Sulley Muntari" (në anglisht). UEFA. Marrë më 20 shkurt 2012.
  6. "Milan-Udinese 1-0". legaseriea.it (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 18 maj 2014. Marrë më 20 shkurt 2012.
  7. "Player to Watch: Muntari dreaming of Germany" (në anglisht). FIFA. 26 shtator 2005. Marrë më 26 shtator 2005.
  8. "Fiorentina 2–2 Udinese" (në anglisht). World Football. 26 shkurt 2005. Marrë më 21 qershor 2025.
  9. "Treviso 2–1 Udinese" (në anglisht). World Football. 14 maj 2006. Marrë më 21 qershor 2025.
  10. "Muntari handed three-game ban". Channel4.com (në anglisht). Channel 4. 18 dhjetor 2006. Arkivuar nga origjinali më 20 dhjetor 2007. Marrë më 18 dhjetor 2006.
  11. "Muntari seals Pompey move". Channel4.com (në anglisht). Channel 4. 30 maj 2007. Arkivuar nga origjinali më 1 qershor 2007. Marrë më 30 maj 2007.
  12. "Pompey break bank to sign Muntari" (në anglisht). FIFA. 30 maj 2007. Marrë më 30 maj 2007.{{cite news}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  13. "Muntari issues English plea" (në anglisht). Sky Sports.{{cite news}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  14. "Portsmouth seal Muntari signing" (në anglisht). BBC Sport. 30 maj 2007. Marrë më 30 maj 2007.
  15. Ian Hughes (11 gusht 2007). "Derby 2-2 Portsmouth" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 11 mars 2023.
  16. "Derby County 2-2 Portsmouth" (në anglisht). Raidió Teilifís Éireann (RTÉ). 11 gusht 2007. Marrë më 11 mars 2023.
  17. Stuart Roach (29 shtator 2007). "Portsmouth 7–4 Reading" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 11 mars 2023.
  18. 1 2 David Ornstein (1 tetor 2007). "Benjani puts Portsmouth in seventh heaven and Coppell on the brink" (në anglisht). The Guardian. ISSN 0261-3077. Marrë më 11 mars 2023.
  19. "Portsmouth beat Reading 7–4 in record goal spree" (në anglisht). Reuters. 29 shtator 2007. Marrë më 5 qershor 2009.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Shërbim arkivimi i vjetruar (lidhja)
  20. "Birmingham 0-2 Portsmouth" (në anglisht). BBC Sport. 24 nëntor 2007. Marrë më 11 mars 2023.
  21. "Sulley hands Kingson debut blues" (në anglisht). Federata Ganeze e Futbollit. 24 nëntor 2007. Marrë më 11 mars 2023.
  22. "Aston Villa 1-3 Portsmouth" (në anglisht). BBC Sport. 8 dhjetor 2007. Marrë më 15 tetor 2013.
  23. Phil McNulty (8 mars 2008). "Man Utd 0-1 Portsmouth" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 11 mars 2023.
  24. Scott Murray (8 mars 2008). "Pompey ride storm to dump United out" (në anglisht). The Guardian. ISSN 0261-3077. Marrë më 11 mars 2023.
  25. Nick Townsend (9 mars 2008). "Manchester Utd 0 Portsmouth 1: Ferguson fury after Muntari sends" (në anglisht). The Independent. Marrë më 11 mars 2023.
  26. Phil McNulty (17 maj 2008). "Portsmouth 1–0 Cardiff" (në anglisht). BBC Sport.
  27. "Muntari interested in Inter move" (në anglisht). Federata Ganeze e Futbollit. Marrë më 22 qershor 2025.
  28. "Inter: Muntari c'è, Quaresma forse" (në anglisht). Corriere della Sera. 28 korrik 2008. Marrë më 23 qershor 2025.
  29. "Inter: Lampard lontano, spunta Muntarj". La Repubblica (në anglisht). 21 korrik 2007. Arkivuar nga origjinali më 24 korrik 2008. Marrë më 21 korrik 2007.
  30. "Muntari sorpassa Xabi" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 22 korrik 2007. Marrë më 22 korrik 2007.
  31. Seth Willis (15 korrik 2022). "Muntari reveals how he signed for Mourinho's Inter Milan after FA Cup triumph with Portsmouth" (në anglisht). Goal.com. Marrë më 11 mars 2023.
  32. "Muntari day for Inter". Channel4.com (në anglisht). Channel 4. 24 korrik 2008. Arkivuar nga origjinali më 27 korrik 2008. Marrë më 24 korrik 2008.
  33. "Sulley Ali Muntari signs for Inter". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 28 korrik 2008. Arkivuar nga origjinali më 27 shtator 2012. Marrë më 28 korrik 2008.
  34. Peter Fraser (22 korrik 2007). "Harry – No Inter contact" (në anglisht). Sky Sports. Marrë më 22 korrik 2007.
  35. "Inter win Super Cup" (në anglisht). Eurosport. 24 gusht 2008. Marrë më 9 mars 2023.
  36. "Mourinho wins first trophy with Inter Milan" (në anglisht). France 24. 25 gusht 2008. Marrë më 9 mars 2023.
  37. Marzia Hazra (22 nëntor 2008). "Bizarre Muntari Goal Decides Derby D'Italia" (në anglisht). Bleacher Report. Marrë më 11 mars 2023.
  38. "Inter Milan 4–3 Atalanta" (në anglisht). ESPN FC. 17 maj 2009. Marrë më 24 qershor 2025.
  39. "Inter secure fourth consecutive Scudetto" (në anglisht). CNN. 17 maj 2009. Marrë më 24 qershor 2025.
  40. "Muntari loses no.11 shirt at Inter Milan" (në anglisht). Ghana Soccernet. 21 gusht 2011. Marrë më 10 mars 2023.
  41. "Muntari scores to boost Inter" (në anglisht). Modern Ghana. 25 tetor 2009. Marrë më 10 mars 2023.
  42. "UPDATE 2-Soccer-Juggling Maicon helps put Inter back on top" (në anglisht). Reuters. 16 prill 2010. Marrë më 10 mars 2023.
  43. "Video: Sulley Muntari wins Italian Cup" (në anglisht). Ghana Soccernet. 6 maj 2010. Marrë më 10 mars 2023.
  44. Andrew Jordan (22 maj 2010). "Diego Milito Leads Inter to First Champions League Title since 1965" (në anglisht). Bleacher Report. Marrë më 10 mars 2023.
  45. Amy Lawrence (22 maj 2010). "Trebles all round to celebrate rarity becoming routine" (në anglisht). The Guardian. ISSN 0261-3077. Marrë më 10 mars 2023.
  46. "Sulley seals Champions League glory" (në anglisht). Federata Ganeze e Futbollit. 22 maj 2010. Marrë më 10 mars 2023.
  47. Seye Omidiora (9 prill 2020). "Muntari & Internazionale's treble: Credit where credit is due" (në anglisht). Goal.com. Marrë më 10 mars 2023.
  48. "Muntari hints at Inter exit" (në anglisht). FOX Sports. Marrë më 10 mars 2023.
  49. "Ghana's Muntari in furious bust-up with Inter Milan coach" (në anglisht). Ghana Soccernet. 4 tetor 2010. Marrë më 24 qershor 2025.
  50. Nadia Carminati (4 tetor 2010). "Benitez to hold Muntari talks" (në anglisht). Sky Sports. Marrë më 10 mars 2023.
  51. "Muntari ends goal drought to seal Inter win at Genoa" (në anglisht). Reuters. 29 tetor 2010. Marrë më 10 mars 2023.
  52. "Video: Muntari makes Ghana's Club World Cup history" (në anglisht). Ghana Soccernet. 15 dhjetor 2010. Marrë më 10 mars 2023.
  53. "Muntari wins Fifa Club World Cup with Inter" (në anglisht). Ghana Soccernet. 18 dhjetor 2010. Marrë më 10 mars 2023.
  54. "Inter into Club WCup final with win over Seongnam" (në anglisht). Fox Sports. 15 dhjetor 2010. Marrë më 24 qershor 2025.
  55. "Muntari wants to leave Inter" (në anglisht). Telegrafi. Marrë më 24 qershor 2025.
  56. "Inter Milan's Sulley Muntari joins Sunderland on loan" (në anglisht). BBC Sport. 29 janar 2011. Marrë më 17 qershor 2011.
  57. Ian Hughes (7 maj 2011). "Bolton 1–2 Sunderland" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 23 gusht 2013.
  58. "Sunderland pass on signing Inter's Sulley Muntari" (në anglisht). BBC Sport. 13 maj 2011. Marrë më 17 qershor 2011.
  59. "Inter, Muntari: "I fischi per il cambio? Non li ho sentiti"". calcionews24.com (në italisht). 18 shtator 2011. Marrë më 31 janar 2012.
  60. "Muntari makes loan switch from Inter to Milan" (në anglisht). UEFA. 31 janar 2012. Marrë më 10 mars 2023.
  61. "Sulley Muntari scores on debut as Milan sink Cesena" (në anglisht). The Guardian. 19 shkurt 2012. ISSN 0261-3077. Marrë më 10 mars 2023.
  62. Nicky Bandini (27 shkurt 2012). "Milan's 'ghost goal' against Juventus leaves Serie A on a knife-edge" (në anglisht). The Guardian.
  63. "A tu per tu con l'ex fischietto Emiliano Gallione: "Irregolare il calcio d'angolo sul gol di Muntari"" (në italisht). Radio Gold. 10 tetor 2014. Marrë më 12 nëntor 2023.
  64. "Gol fantasma di Muntari: sono passati cinque anni... di polemiche" (në italisht). Sport Mediaset. 25 shkurt 2017.
  65. "Juventus-Roma, Muntari sta con Totti: "Lui è il Calcio, tutti hanno il dovere di ascoltarlo"" (në italisht). Goal.com. 10 tetor 2014.
  66. "Muntari: gennaio? No, prima!". acmilan.com (në italisht). A.C. Milan. 27 qershor 2012.
  67. Marco Pasotto (27 qershor 2012). "Muntari si confessa" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. fq. 22.
  68. "Sulley Muntari: A.C. Milan comunicato ufficiale". acmilan.com (në italisht). A.C. Milan. 20 qershor 2012. Arkivuar nga origjinali më 22 qershor 2012.
  69. "AC Milan 2-0 Barcelona: Boateng and Muntari leave Catalans on brink" (në anglisht). Goal.com. Marrë më 10 maj 2013.
  70. Graham Hunter (12 mars 2013). "Breathtaking Barcelona blow Milan away" (në anglisht). UEFA. Marrë më 26 qershor 2025.
  71. "Milan march on with comfortable win over Pescara" (në anglisht). ESPN FC. 30 maj 2014. Marrë më 30 qershor 2015.
  72. "It was terrible. And kinda good. Mostly terrible, though" (në anglisht). ESPN FC. 30 maj 2014. Marrë më 30 maj 2014.
  73. "Juventus 3 - 2 Milan" (në italisht). Lega Serie A. 6 shtator 2013. Arkivuar nga origjinali më 10 tetor 2013.
  74. "Muntari rescues a point for hosts" (në anglisht). ESPN FC. 16 dhjetor 2013. Marrë më 25 dhjetor 2013.
  75. "Sulley Muntari given three-match ban" (në anglisht). ESPN FC. 24 dhjetor 2013. Marrë më 25 dhjetor 2013.
  76. "Official AC Milan communication". acmilan.com (në anglisht). A.C. Milan. 18 qershor 2014. Marrë më 19 qershor 2014.
  77. "Ghana's Sulley Muntari to leave AC Milan by mutual consent" (në anglisht). BBC Sport. 30 qershor 2015. Marrë më 30 qershor 2015.
  78. "Ghana star Sulley Muntari completes move to Saudi Arabian side Al Ittihad" (në anglisht). Ghana Soccernet. 27 korrik 2015. Marrë më 11 mars 2023.
  79. Kojo Emmanuel (27 korrik 2015). "Sulley Muntari joins Ittihad Jeddah" (në anglisht). Pulse Ghana. Marrë më 11 mars 2023.
  80. "Ghana ace Sulley Muntari wins on Saudi league debut as Al Ittihad edge Najran" (në anglisht). Ghana Soccernet. 21 gusht 2015. Marrë më 9 mars 2023.
  81. "Ghana star Sulley Muntari scores to power Al Ittihad to victory in Saudi Arabia" (në anglisht). Ghana Soccernet. 30 janar 2016. Marrë më 9 mars 2023.
  82. "Unsung Sulley Muntari scores again in Al Ittihad goal raid in Saudi league" (në anglisht). Ghana Soccernet. 5 shkurt 2016. Marrë më 9 mars 2023.
  83. "FIFA orders Al-Ittihad to pay $5m to Sulley Muntari" (në anglisht). Ghana Web. 27 shtator 2017. Marrë më 9 mars 2023.
  84. Ed Aarons (28 shtator 2017). "Forget Carlton Cole: the strikers Crystal Palace could target to fill Benteke gap" (në anglisht). The Guardian. ISSN 0261-3077. Marrë më 9 mars 2019.
  85. Evans Gyamera-Antwi (31 janar 2017). "Muntari joins Pescara in Serie A" (në anglisht). Goal.com. Marrë më 8 mars 2023.
  86. Kweku Zurek (5 shkurt 2017). "Sulley Muntari suffers 6-2 mauling on Pescara debut" (në anglisht). Graphic Online. Marrë më 8 mars 2023.
  87. Lolade Adewuyi (12 mars 2017). "Sulley Muntari scores first goal for Pescara m" (në anglisht). Goal.com. Marrë më 8 mars 2023.
  88. "Sulley Muntari: Pescara midfielder booked after reporting 'racial abuse'" (në anglisht). BBC Sport. 30 prill 2017. Marrë më 1 maj 2017.
  89. "Pescara's Sulley Muntari walks off after being booked for reporting racist abuse" (në anglisht). The Guardian. 1 maj 2017. ISSN 0261-3077. Marrë më 9 mars 2023.
  90. Owuraku Ampofo (1 mars 2021). "Kwadwo Asamoah becomes most capped African in Serie A history" (në anglisht). My Joy Online. Marrë më 8 mars 2023.
  91. "Sulley Muntari, nuevo jugador del Deportivo" (në spanjisht). Deportivo de La Coruña. 22 shkurt 2018. Marrë më 22 shkurt 2018.
  92. 1 2 Evans Gyamera-Antwi (26 shkurt 2018). "Muntari reveals why he joined Deportivo La Coruna" (në anglisht). Goal.com. Marrë më 9 mars 2023.
  93. "Sulley Muntari's debut for Deportivo La Coruna ends in barren draw with Espanyol" (në anglisht). Ghana Soccernet. 24 shkurt 2018. Marrë më 9 mars 2023.
  94. "Muntari se pone la camiseta del Alba" (në spanjisht). Albacete Balompié. 31 janar 2019. Marrë më 4 shkurt 2019.
  95. Nathan Quao (12 shkurt 2019). "Sulley Muntari warms up for possible Albacete debut". Citi Newsroom (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 9 mars 2023. Marrë më 9 mars 2023.
  96. "Sulley Muntari makes first match day squad but unused sub in Albacete defeat" (në anglisht). Ghana Soccernet. 2 mars 2019. Marrë më 9 mars 2023.
  97. "Ghana midfielder Sulley Muntari cameos on Albacete debut; tastes defeat" (në anglisht). Ghana Soccernet. 10 mars 2019. Marrë më 9 mars 2023.
  98. "Alcorcón v Albacete Live Commentary & Result, 07/04/2019, Segunda División" (në anglisht). Goal.com. 7 prill 2019. Marrë më 9 mars 2023.
  99. "Performance of Ghanaian players abroad wrap-up: Boakye-Yiadom scores 11th league goal ,Fameyah grabs a brace as Muntari and Essien both feature for their respective clubs" (në anglisht). Ghana Soccernet. 8 prill 2019. Marrë më 9 mars 2023.
  100. "#Donkomi: Sulley Muntari signs for Hearts of Oak" (në anglisht). Citi Sports Online. 1 shkurt 2022. Marrë më 17 shkurt 2022.[lidhje e vdekur]
  101. "I joined Hearts of Oak because of my son – Sulley Muntari" (në anglisht). GhanaWeb. 4 shkurt 2022. Arkivuar nga origjinali më 8 mars 2023. Marrë më 8 mars 2023.
  102. Prince Narkortu Teye (4 shkurt 2022). "Muntari: Former Ghana star reveals motivation for Hearts of Oak move" (në anglisht). Goal.com. Marrë më 9 mars 2023.
  103. "Why Muntari is wearing jersey number 10 at Accra Hearts of Oak" (në anglisht). GhanaWeb. 17 shkurt 2022. Arkivuar nga origjinali më 8 mars 2023. Marrë më 8 mars 2023.
  104. Samuel Ekow Amoasi Appiah (6 shkurt 2022). "Sulley Muntari makes Hearts of Oak debut in defeat to Great Olympics" (në anglisht). Modern Ghana. Marrë më 8 mars 2023.
  105. "Sulley Muntari gets a standing ovation in Hearts of Oak vs RTU draw" (në anglisht). Ghana Soccernet. 14 shkurt 2022. Marrë më 8 mars 2023.
  106. "Muntari shines in President's Cup against Asante Kotoko" (në anglisht). MyJoyOnline.com. 4 mars 2022. Marrë më 8 mars 2023.
  107. "Sulley Muntari wins first trophy in first win with Hearts of Oak" (në anglisht). GhanaWeb. 5 mars 2022. Arkivuar nga origjinali më 8 mars 2023. Marrë më 8 mars 2023.
  108. Edwin Kwakofi (9 mars 2022). "Sulley Muntari scores winner for Hearts of Oak against WAFA [VIDEO]" (në anglisht). Citi Sports Online. Arkivuar nga origjinali më 8 mars 2023. Marrë më 8 mars 2023.
  109. "Former Black Stars midfielder Sulley Muntari scores first Hearts of Oak goal" (në anglisht). Ghana Soccernet. 9 mars 2022. Marrë më 8 mars 2023.
  110. "Hearts of Oak win record 12th MTN FA Cup title" (në anglisht). Ghana Soccernet. 26 qershor 2022. Marrë më 8 mars 2023.
  111. "MTN FA Cup: Sulley Muntari missing during medal presentation to Hearts of Oak" (në anglisht). GhanaWeb. 27 qershor 2022. Arkivuar nga origjinali më 8 mars 2023. Marrë më 8 mars 2023.
  112. "Official: Sulley Muntari leaves Hearts of Oak" (në anglisht). GhanaWeb. 24 gusht 2022. Arkivuar nga origjinali më 16 nëntor 2022. Marrë më 22 shtator 2023.
  113. Yaw Loic Mintah (29 nëntor 2022). "Sulley Muntari announces retirement from professional football" (në anglisht). Citi Sports Online. Arkivuar nga origjinali më 8 janar 2023. Marrë më 8 janar 2023.
  114. "Sulley Muntari announces retirement from football" (në anglisht). GhanaWeb. 29 nëntor 2022. Marrë më 8 janar 2023.
  115. Durosimi Thomas (31 janar 2001). "Mali Stumble As Africa Recovers in Meridian Cup". allAfrica.com (në anglisht). AllAfrica. Marrë më 8 janar 2011.
  116. "Ghana – Italia". figc.it (në italisht). Federata Italiane e Futbollit. 31 janar 2001. Arkivuar nga origjinali më 2 shtator 2012. Marrë më 17 qershor 2011.
  117. "Slovenia 2–0 Ghana" (në anglisht). Transfermarkt. 17 maj 2002. Marrë më 9 korrik 2025.[lidhje e vdekur]
  118. "Big blow to Ghana's Olympic team" (në anglisht). GhanaWeb. 11 gusht 2004. Marrë më 11 gusht 2004.
  119. "I Won't Play For Ghana Again!" (në anglisht). GhanaWeb. 13 gusht 2004. Marrë më 13 gusht 2004.
  120. "Muntari Asks For Pardon" (në anglisht). GhanaWeb. 17 shtator 2004. Marrë më 17 shtator 2004.
  121. "Ghana's World Cup Squad Named" (në anglisht). GhanaWeb. 12 maj 2006. Marrë më 9 korrik 2025.
  122. "Italy 2–0 Ghana" (në anglisht). BBC Sport. 12 qershor 2006. Marrë më 28 qershor 2012.
  123. "Czech Republic 0–2 Ghana" (në anglisht). BBC Sport. 17 qershor 2006. Marrë më 18 maj 2021.
  124. "Brazil 3–0 Ghana" (në anglisht). BBC Sport. 28 qershor 2006. Marrë më 6 korrik 2025.
  125. "Ghana vs. Guinea" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 4 prill 2025.
  126. "Ghana vs. Morocco" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 4 prill 2025.
  127. "Ghana finish third over Ivory Coast" (në anglisht). Al Jazeera. 9 shkurt 2008. Marrë më 9 korrik 2025.
  128. "2008 ANC: BBC's Top 10 Goals" (në anglisht). Daily Motion. 10 shkurt 2008. Marrë më 10 shkurt 2008.
  129. "CAF names Best XI for Ghana 2008 ACN" (në anglisht). CAF Online. 10 shkurt 2008. Marrë më 10 shkurt 2008.
  130. "African Nations Cup: Ghana Reveal 23-Man Squad For Angola Without Captain Stephen Appiah" (në anglisht). Goal.com. 18 dhjetor 2009. Marrë më 9 korrik 2025.
  131. "Muntari was axed by Ghana over disciplinary problems" (në anglisht). Ghana Soccernet. 18 dhjetor 2009. Marrë më 22 dhjetor 2009.{{cite news}}: Mirëmbajtja CS1: Shërbim arkivimi i vjetruar (lidhja)
  132. "Muntari issues grovelling apology" (në anglisht). Ghana Soccernet. 21 dhjetor 2009. Marrë më 22 dhjetor 2009.{{cite news}}: Mirëmbajtja CS1: Shërbim arkivimi i vjetruar (lidhja)
  133. "2010 FIFA World Cup: Ghana's Squad Announced" (në anglisht). Bleacher Report. 7 qershor 2018. Marrë më 9 korrik 2025.
  134. "Muntari sent home after insulting head coach - report" (në anglisht). GhanaWeb. 21 qershor 2010. Marrë më 22 qershor 2010.
  135. "Muntari nearly sent home". sportal.com.au (në anglisht). 22 qershor 2010. Arkivuar nga origjinali më 14 mars 2012. Marrë më 23 qershor 2010.
  136. John Brewin (18 mars 2020). "My favourite game: Uruguay v Ghana, World Cup 2010 quarter-final" (në anglisht). The Guardian. ISSN 0261-3077. Marrë më 30 qershor 2020.
  137. "Ghana World Cup 2014 squad" (në anglisht). Londër: The Telegraph. 2 qershor 2014. Marrë më 22 qershor 2014.
  138. "Ghana 1-2 USA" (në anglisht). BBC Sport. 17 qershor 2014. Marrë më 22 qershor 2014.
  139. David Hills (26 qershor 2014). "Ghana in chaos as Sulley Muntari and Kevin-Prince Boateng suspended" (në anglisht). The Guardian. Marrë më 26 qershor 2014.
  140. "World Cup: Ghana duo Sulley Muntari and Kevin-Prince Boateng kicked out of squad" (në anglisht). Sky Sports. 26 qershor 2014. Marrë më 26 qershor 2014.
  141. Antonio Vitiello (20 shkurt 2012). "Corosu: "Da terzino a mediano, tutto su Muntari" (në italisht). Milan News. Marrë më 17 prill 2016.
  142. "Sulley Ali Muntari (Ghana): The new Davids". Channel4.com (në anglisht). Channel 4. 11 qershor 2006. Arkivuar nga origjinali më 1 nëntor 2007. Marrë më 11 qershor 2006.
  143. 1 2 "Portsmouth seal Muntari signing" (në anglisht). BBC Sport. 30 maj 2007. Marrë më 17 prill 2016.
  144. "Muntari the man for Milan" (në anglisht). Sky Sports. 10 prill 2012. Marrë më 17 prill 2016.
  145. 1 2 Debra Black (28 maj 2010). "Meet the soccer studs of 2010 South Africa World Cup" (në anglisht). The Star. Marrë më 17 prill 2016.
  146. "Undermanned Milan showed fight, says Inzaghi". FourFourTwo (në anglisht). 2 shkurt 2015. Marrë më 17 prill 2016.
  147. Luca Ruggiero (12 mars 2010). "Muntari da record: in un minuto espulsione e rigore contro!" (në italisht). Area Napoli. Marrë më 17 prill 2016.
  148. "I want to make it big in Europe – Muntari's brother Muniru" (në anglisht). Goal.com. 13 mars 2013.
  149. "My first prayer is the favorite part of my day - Sulley Muntari opens up on religious life". GhanaWeb (në anglisht). 3 gusht 2023. Marrë më 6 gusht 2023.
  150. "Ghanaian Footballer Sulley Muntari Spotted With His Lamborghini Gallardo". naijapose.com (në anglisht). 8 janar 2013. Arkivuar nga origjinali më 8 gusht 2014. Marrë më 31 korrik 2014.
  151. Shirlene Alusa-Brown (20 maj 2008). "Menaye Donkor - Royal Stool Bearer and Title Holder" (në anglisht). Modern Ghana.
  152. "Muntari and his wife have a child for the first time" (në anglisht). News Ghana. 20 qershor 2015. Marrë më 30 qershor 2020.
  153. "Sulley Muntari's Wife Menaye Donkor Confirms Arrival of Baby No.2 (VIDEO)". GhGossip (në anglisht). 17 shtator 2020. Arkivuar nga origjinali më 17 shtator 2020. Marrë më 18 shtator 2020.
  154. "Sulley Ali Muntari" (në anglisht). World Football. Marrë më 6 korrik 2025.
  155. Benjamin Strack-Zimmermann. "Sulley Ali Muntari" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 29 tetor 2022.
  156. "Sulleyman Ali "Sulley" Muntari - Goals in International Matches" (në anglisht). RSSSF. Marrë më 9 korrik 2025.
  157. 1 2 3 "Sulley Muntari" (në anglisht). Transfermarkt. Arkivuar nga origjinali më 9 nëntor 2022. Marrë më 9 korrik 2025.
  158. "Man Utd chasing Ghana teenager" (në anglisht). BBC Sport. 15 maj 2001. Marrë më 10 mars 2023.
  159. "FIFA World Youth Championship Argentina 2001 - Teams - Ghana - Matches" (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 17 korrik 2015. Marrë më 11 prill 2020.
  160. "26th Africa Cup of Nations Ghana 2008". cafonline.com (në anglisht). CAF. 9 shkurt 2008. Arkivuar nga origjinali më 14 shkurt 2008.
  161. "CAF - CAF Awards - Previous Editions - 2008". cafonline.com (në anglisht). CAF. Marrë më 18 janar 2017.
  162. "CAF names Best XI for Ghana 2008 ACN" (në anglisht). CAF Online. 10 shkurt 2008. Arkivuar nga origjinali më 13 shkurt 2008. Marrë më 11 shkurt 2008.
  163. Eddie K. Sekyere (30 qershor 2022). "Andre Ayew, Afena-Gyan and others win Calcio Trade Ball 2022 awards". MX24 (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 26 korrik 2022. Marrë më 26 korrik 2022.

Lidhje të jashme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]