Jump to content

Tahir Pasha

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Tahir Pashë Krajani)
İşkodralı Tahir Paşa

Tahir Pasha i njohur edhe si Tahir pashë Krajani (tr. İşkodralı Tahir Paşa, sq. Tahir pashë Shkodrani; Shkodër, 1848 - Stamboll, 1913) ka qenë një mirliva ("gjeneral brigade") shqiptar i ushtrisë osmane që kishte shërbyer edhe vali në vende të ndryshme të Perandorisë Osmane.[1][2]

U lind në Shkodër, një nga gjashtë fëmijët e Haxhi Ali Efendisë, kadi i Podgoricës. Mejtepin e ndoqi në vendlindje, ku bëri edhe lëndën Hyrje në dituritë e fesë (turqisht: Mukaddemat-ı Ulûm-ı Dinîye) dhe të tjera lëndë themelore të fillores së kohës, prej ku më tej vijoi medresen. Pasi mori mësim në shumë lëndë, nxuri edhe arabishten e persishten në sajë të shkollimit në medrese, si dhe përsosi njohuritë e tij në turqisht, serbisht dhe shqip duke qenë gjuhët lokale të sanxhakut.[2]

Kur qe 20 vjeç, nisi punë në kazanë e Podgoricës më 1868 në Dhomën e shkresave zyrtare të kazasë.[2]

Xhevdet Tahir Belbez është djali i tij.

  1. ^ Gawrych, George (2006). The Crescent and the Eagle: Ottoman rule, Islam and the Albanians, 1874–1913 (në anglisht). London: IB Tauris. fq. 83. ISBN 9781845112875.
  2. ^ a b c Bozkurt, Uğur (prill 2019). "II. Abdülhamid'in Valilerinden İşkodralı Tahir Paşa'nın (1848-1913) Hayatı ve Devlet Adamlığı" [Jeta dhe shërbimi shtetëror i Tahir pashë Shkodranit (1848-1913) ndër valinjtë e Abdyl Hamidit II] (PDF). Iğdır Üniversitesi Sosyal Bilimler Dergisi (në turqisht). 8 (18). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 15 korrik 2020. Marrë më 4 korrik 2021.