Tedi Dobi
Tedi Dobi | |
---|---|
Zëvendësministër i Drejtësisë | |
Në detyrë 3 prill 2024 – i tanishëm | |
Paraprirë nga | Adea Pirdeni |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 25 korrik 1991 Tiranë, Shqipëri |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Arsimimi | Li Po Chun United World College Universiteti i Edinburgut Universiteti Cornell Universiteti i Harvardit |
Punësimi | Jurist |
Tedi Dobi është jurist shqiptar, i cili prej prillit 2024 shërben si Zëvendësministër i Drejtësisë i Republikës së Shqipërisë dhe Negociator për Gjyqësorin dhe të Drejtat Themelore gjatë procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.[1]
Edukimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tedi Dobi ka kryer arsimin fillor dhe tetëvjeçar pranë Shkollës “Fan S. Noli” në Tiranë. Studimet parauniversitare i ka mbaruar pranë “Li Po Chun United World College”, pjesë e rrjetit të Kolegjeve të Botës së Bashkuar, në Hong Kong.
Z. Dobi zotëron diplomë të dyfishtë Bachelor në Drejtësi dhe Politikë nga Universiteti i Edinburgut dhe Master shkencor nga Universiteti Cornell si dhe ka përfunduar studime ekzekutive pranë Universitetit të Harvardit.
Karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tedi Dobi ka shërbyer si ekspert i nivelit të lartë për shtetin e së drejtës dhe integrimit Europian pranë projektit “Mbështetje për Procesin e Integrimit Europian të Shqipërisë” (SEI) si dhe pranë një numër projektesh të asistenës teknike Europiane, kryesisht në çështjet e parandalimit të korrupsionit, mbështetjes financiare nëpërmjet Instrumentit të Asistencës së Para-anëtarësimit si dhe të kontrollit të pajtueshmërisë me acquis të BE, në mbështetje të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Më herët, z. Dobi ka shërbyer në pozicionin e Këshilltarit në Kryeministri, si pjesë e programit LEAD Albania, ku është përfshirë me hartimin dhe përmirësimin e akteve prioritare përpara paraqitjes së tyre në Këshillin e Ministrave si dhe përgatitjen e projektmarrëveshjeve dhe udhëheqjen e negociatave teknike dhe diskutimeve mbi marrëveshje ndërkombëtare dypalëshe ose shumëpalëshe.[2]
Gjatë viteve 2017 deri 2021, Z. Dobi ka qënë i angazhuar si ekspert ligjor vendas pranë projektit EURALIUS në hartimin dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi, duke u përfshirë në hartimin e iniciativave ligjore në fushat e së drejtës civile dhe administrative, parandalimin e korrupsionit dhe pastrimit të parave, organizimin e disiplinën profesionale, profesionet e lira ligjore, arbitrazhin si dhe ndihmën juridike falas.
Paralelisht, ai ka mbështetur menaxhimin e ndryshimit dhe fuqizimin e kapaciteteve të Drejtorive të Inspektimit dhe të Kodifikimit të Ministrisë së Drejtësisë, si dhe ka mbështetur procesin e riorganizimit të punës në Gjykatën e Lartë në drejtim të një strukture më efikase dhe procedurave efektive për evadimin më të shpejtë të çështjeve.[3]
Z. Dobi ka shërbyer si pedagog i jashtëm në Universitetin e Tiranës për lëndët e Drejta Sociale dhe e Drejtë Biznesi dhe është trajnues në fusha si e drejta e biznesit, praktika, etika dhe disiplina profesionale, si dhe teknika legjislative për hartimin e akteve normative dhe të akteve përafruese me acquis të BE.[4]
Publikimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Dobi, Tedi. Ciubotaru, Cristina (2024). Metodologjia e Vlerësimit Preventiv për Korrupsion nga Kuvendi i Shqipërisë
- Dobi, Tedi (red.) (2021). Manual për Hartimin e Legjislacionit. Botimi 3-të.