Jump to content

The Tea Party Goes to Washington

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
The Tea Party Goes to Washington
AutorRand Paul
Titulli origjinal'The Tea Party Goes to Washington'
ShtetiSHBA
GjuhaAnglisht
ZhanriPolitikë
BotoiCenter Street (Hachette Book Group)
Lloji i mediasHardcover
Faqe272
ISBNISBN 978-1-4555-0311-7

The Tea Party Goes to Washington është një libër i shkruar nga Senatori Rand Paul, i shtetit të Kentuckyt, SHBA. Libri, që është shkruar në bashkautorësi me Jack Hunter (prezantues radio, kolumnist dhe blogger),[1] përshkruan ndikimin e lëvizjes Tea Party mbi zgjedhjet e 2010 (midterm) në Shtetet e Bashkuara, dhe si pasojë ndikimin që lëvizja ka mbi gjithë sistemin politik.

Rand Paul u zgjodh në Senatin e Shteteve të Bashkuara në 2 nëntor 2010, edhe me ndikimin e aktivistëve të ndryshëm të lëvizjes Tea Party në Kentucky. Paul e konsideron vetveten si një anëtar të Tea Partyt, dhe që atëherë ka themeluar Tea Party Caucus në Senatin amerikan, së bashku me shumë senatorë të tjerë, përfshirë Senatorët Mike Lee, Jim DeMint dhe Jerry Moran.[2]

Libri doli në 22 shkurt 2011 dhe është botuar nga Center Street, një divizion botues kryesor i Hachette Book Group USA.[3]

Në një recension për librin, historiani Thomas Woods shkruan:

The Tea Party Goes to Washington . . . është një libër shumë më me ndikim nga sa mund të kenë pritur skeptikët e Rand Paulit, dhe gjithashtu është edhe një libër i zgjuar nga ana strategjike... Pa dyshim që anekdodat e Randit nga fushata dhe nga ditët e tija si djal që rritet në shtëpiinë e Paul-ve janë të mirë-ekzekutuara dhe tërheqëse, dhe jo të mërzitshme dhe hipokrite sikundër në shumë libra politikë. Më rëndësishëm akoma, Senatori Paul është i gatshëm të shtrojë qëndrime - mbi Patriotic Act, Kushtetutën e SHBA-ve, buxhetin federal, ekonominë e Shkollës Austriake, dhe kështu më tej - që nuk janë standarde për një njeri në pozicionin e tij.[1]

Referime dhe shënime

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ a b Woods, Tom (2011-02-21) Rand Paul’s Tea Party Manifesto Arkivuar 24 shkurt 2011 tek Wayback Machine, The American Conservative
  2. ^ Cordes, Nancy (2011-01-27). "Senate Tea Party Caucus Makes Its Mark". CBS News. Arkivuar nga origjinali më 3 nëntor 2012. Marrë më 2011-02-18. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ McMorris-Santoro, Evan (2010-11-23). "'The Tea Party Goes To Washington': Rand Paul Inks Book Deal". Talking Points Memo. Arkivuar nga origjinali më 9 dhjetor 2012. Marrë më 2011-02-18. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]