Jump to content

Thoma Orollogaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Thoma Orollogaj (majtas)
Ministër i Drejtësisë
Në detyrë
9 nëntor 1936 – 12 prill 1938
Paraprirë ngaMehdi Frashëri
Pasuar ngaFaik Shatku
Të dhëna vetjake
U lind më1888
Korçë, Perandoria Osmane
Vdiq më30 nëntor 1947
Tirana, Republika Popullore e Shqipërisë
NënshtetësiaShqiptar
ArsimimiFakulteti i Drejtësisë, Athinë
Punësimigjyqtar, avokat

Thoma Orollogaj (Korçë, 1888 - 1947) ka qenë jurist, nëpunës i sistemit të drejtësisë, ministër i shtetit shqiptardhe anëtar i kryesisë së Ballit Kombëtar.

I lindur në vitin 1888, në Korçë studimet fillore dhe ato të mesme. Shkollën e lartë e ndoqi për jurisprudencë në Athinë dhe Paris.[1] Pas mbarimit të studimeve u kthye në Korçë më 1913, ku punoi si avokat dhe mbështeti Kostaq Kotën për pavarësi të zonës nga francezët.[2] Më 1917 - 1919 punoi si prokuror i gjyqit policor në Korçë, më pas nga 1919 gjer më 1926 vijoi si noter dhe avokat në vendlindje.[3]

Në vitin 1927, u bë anëtar i ligjit të komisioni të reformës legjislative në Shqipëri dhe profesor i së drejtës në shkollën e ligjit të Tiranë.[1] Më 1929 - 1932 qe kryetar i Gjykatës së Diktimit.[3]

Në vitin 1931 ai u bë presidenti i komisionit për reformat e kodit civil, ndërsa një vit më vonë, u zgjodh deputet i Korçës në parlamentin shqiptar.[2] Gjatë mandatit të dytë të Kostaq Kotës si kryeministrinë Orogollaji u bë ministër i Drejtësisë. Pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia gjatë Luftës së Dytë Botërore iu bashkua Ballit Kombëtar dhe u zgjodh anëtar i komitetit qendror të tij.[1] Në vitin 1943 ai ishte një përfaqësues nga Balli Kombëtar në Marrëveshjen e Mukjes.

Pas konsolidimit të pushtetit nga ana e Partisë së Punës së Shqipërisë, u arrestua më 1947. Pas torturave të rënda, vdes në hetuesinë e Tiranës më 30 nëntor 1947.[3]

  1. ^ a b c Neuwirth, Hubert (2008-09-09). Widerstand und Kollaboration in Albanien 1939-1944 (në gjermanisht). Otto Harrassowitz Verlag. fq. 174. ISBN 978-3-447-05783-7. Marrë më 30 dhjetor 2010.
  2. ^ a b Schmidt-Neke, Michael (1987). Enstehung und Ausbau der Königsdiktatur in Albanien, 1912-1939 (në gjermanisht). Oldenbourg Wissenschaftsverlag. fq. 348. ISBN 978-3-486-54321-6. Marrë më 30 dhjetor 2010.
  3. ^ a b c Dervishi, Kastriot (2012), Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet, Tiranë: 55, fq. 198, ISBN 978-99943-56-22-5