Jump to content

Truri

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Tru)


Truri i njeriut.
Truri i miut.

Truri (lat. cerebrum dhe greq. ἐγκέφαλον - enkefalon - "në kokë" ) tek njeriu dhe kafshët kurrizore është pjesa e trupit që gjendet në kokë i mbrojtur nga kafka dhe cipa trunore dhe që shërben për kapjen, përpunimin dhe ruajtjen e njoftimeve të marra (në një nivel të lartë) nëpërmjet organeve shqisore (syve, veshëve, etj.) për t´i shndërruar në lëvizje që janë mjeti i ndërveprimit me mjedisin e jashtëm. Truri është qendra e kontrollit të sistemit nervor qendror. Truri te shumica e kafshëve është i vendosur në kokë pranë aparatit shqisor dhe gojës. Kafshët jokurrizore nuk zotërojnë një tru qendror apo një grumbull të veçuar ganglionesh. Truri është një organ tejet i ndërlikuar. Truri i njeriut, p.sh. përbëhet nga më shumë se 10.000.000.000.000 neurone, secili i lidhur me mëse 1.000 të tjerë. Neuroshkenca është studimi shkencor i trurit dhe gjithë sistemit nervor.

Truri ndahet ne disa grupe:

-Arrçi Është pjesa e fundit e trurit e lidhur me palcën kurrizore.Është qendër për rregullimin e procesit të frymëmarrjes, të zemrës, gëlltitjes, të tkurrjes dhe zgjerimit të enëve të gjakut.

-Truri i vogël Është i zhvilluar mirë sidomos tek gjitarët, dhe te shumë llojeve të peshqve.Ai është qendër e drejtpeshimit, lëvizjes dhe koordinimit të punës së muskujve. Tek amfibet dhe zvarranikët është i zhvilluar pak.

-Truri i mesëm Është i vendosur në mes të trurit të madh dhe palcës kurrizore.Tek rruazorët primitiv truri i mesëm është vendi kryesor i lidhjes mes ngacmimeve dhe grupeve të muskujve.

-Truri i ndërmjetëm Është i vogël. Në pjesën e poshtme të tij gjendet hipofiza e lidhur me hipotalamusin si qendër kontrolluese e metabolizmit, temperaturës së trupit, procesin e gjumit dhe funksione të tjera, ndërsa në pjesën e sipërme epifiza si gjëndër me tajim.

-Truri i përparmë Te truri i përparmë ndodhen lobet ballore, janë të vendosura direkt pas ballit. Lobet ballore janë lobet më të mëdha në trurin e njeriut dhe janë gjithashtu rajoni më i zakonshëm i dëmtimit traumatik të trurit. Lobet ballore janë të rëndësishme për lëvizjen e vullnetshme, gjuhën shprehëse dhe për menaxhimin e funksioneve ekzekutive të nivelit më të lartë. Funksionet ekzekutive i referohen një koleksioni aftësish njohëse, duke përfshirë aftësinë për të planifikuar, organizuar, iniciuar, vetë-monitoruar dhe kontrolluar përgjigjet e dikujt për të arritur një qëllim. Lobet ballore konsiderohen qendra jonë e sjelljes dhe e kontrollit emocional dhe shtëpia e personalitetit tonë. Nuk ka asnjë pjesë tjetër të trurit ku lezionet mund të shkaktojnë një shumëllojshmëri kaq të gjerë simptomash

Zona e frikës ne tru

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Frika herë pas here na vë zjarrin nën këmbë dhe ndonjë herë tjetër na jep kurajo për të përballuar një rrezik.

Tre reagime të ndryshme që nuk i zgjedhim me ndërgjegje por që vendosen nga disa neurone të veçanta që quhen qeliza të tipit I, të pranishme në zonën cerebrale të amigdalës.

Shkencëtarët kanë zbuluar jo vetëm zonën e trurit por edhe specifikat e qelizave që vendosin reagimin e minjve. Ata kanë monitoruar aktivitetin e qelizave në trurin e minjve pasi iu nënshtruan stresit dhe frikës.

Ndodhja e "busullës morale"

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Skeda:Busulla morale e trurit.jpg

Kohët e fundit shkencëtarët kanë zbuluar "busullën morale" në trurin e njeriut, në zonën prapa veshit të djathtë, e cila konsiderohet se kontrollon vlerësimin e sjelljeve ndaj njerëzve të tjerë.

Gjerësisht, zona e vendosur prapa veshit të djathtë aktivizohet atëherë kur ne mendojmë për gabimet apo veprat e mira të njerëzve te tjerë. Shkencëtaret zbuluan se etika jonë dhe dallimi i të mirës nga e keqja nuk është vetëm një çështje e arsimimit, por ato janë të shkruara në tru.

Hulumtuesit kanë arritur që me anë të valës magnetike ta “ç’kyçin busullën morale" tek disa njerëz, gjë e cila u bëri të pamundur ketyre njerezve ndarjen e veprimeve të mira nga ato të këqija. Eksperimenti është kryer ashtu nga 12 vullnetarë qe kanë marrë nga 192 mini-skenarë dhe detyra e tyre ishte që të vlerësojnë sjelljet e heroit të këtyre skenarëve në një shkallë nga 1 (sjellje të paligjshme) deri 7 (sjellje të pranueshme).

Skenarët e njëjta u janë dhënë atyre gjatë dhe pas ekspozimit të një fushe magnetike, dhe përgjigjet e tyre ishin të ndryshme. Menaxhere e Projektit, Dr Liane Young, tha se ishte e mahnitshme për të parë se si fusha magnetike ndryshon krejtësisht gjykimin e njerëzve.

Përndryshe, kjo nuk është hera e parë që shkencëtarët në tru gjetën qendra përgjegjëse për, siç besohej, gjërat në lidhje me arsimimin. Vitin e kaluar, shkencëtarët amerikan gjithashtu pohuan se kanë gjetur "pikën e Zotit", d.m.th. një pjesë të trurit që rregullon ndjenjat dhe besimet fetare.

Truri i njeriut është truri me i përsosur

Truri i njeriut është i përbere nga 5 pjese: truri i madh, truri i mesëm, truri i ndërmjetëm, truri i vogël dhe palca kurrizore. Truri Tek fëmijët e posalindur është 400 g ndërsa tek njeriu i rritur 1400 g prej te cilëve 1200 g i përkasin trurit te madh.

Truri i një Gjeniu

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Çfarë e bën gjeniun gjeni? Kjo ishte pyetja qe motivoi Dr. Tomas Harvein për te izoluar trurin e fizikanit Albert Ajnshtajn (1879-1955) kur ai vdiq. Harvei e copëtoi trurin e Ajnshtajnit ne 240 pjese.

Hulumtimet treguan edhe pse truri i Ajnshtajnit kishte mase me te vogël se truri mesatar ai kishte perqendrim te larte te qelizave nervore ne koren trunore.Gjithashtu u konstatuan rrudha jo te zakonshme ne pjesen e trurit qe eshte qender per logjike matematikore.

Truri juaj ndalet se rrituri ne moshën 15-vjeçare ! Por te mesuarit nuk ndalet kurre ! Qelizat nervore te trurit tuaj gjate gjithe jetes formojne lidhje te reja. Truri juaj shfrytëzon shume fuqi (energji) sa edhe një poç elektrik i fuqise 10 watt. Pesha e trurit te femijes se posalindur eshte 400 gram kurse te njeriu i rritur truri peshon 1400gram ,ku prej tyre 1200 i perkasin trurit te madh.

Truri i njeriut ka kater lobe. Ato janë:

  • 1-Lobi frontal
  • 2-Lobi parietal
  • 3-Lobi oksiptal
  • 4-Lobi temporal.