Udha e shkronjave
| Udha e shkronjave | |
|---|---|
| Udha e shkronjave | |
| Regjia | Vladimir Prifti |
| Skenari | Peçi Dado Vladimir Prifti |
| Historia nga | Dhimitër Shuteriqi |
| Producentë | TVSH Televizioni Shqiptare |
| Në role kryesore | Sandër Prosi Bujar Lako Ndrekë Luca |
| Kinematografia | Pali Kuke |
| Muzika | Kujtim Laro |
| Planifikimi artistik | Besnik Kaltanji |
| Premiera |
|
| Shteti | Shqipëri |
| Gjuha | Shqip |
Udha e shkronjave është një film artistik televiziv shqiptar, prodhim i vitit 1978 i Radio Televizionit Shqiptar (RTVSH).
Regjisor i filmit është Vladimir Prifti, me skenar të Peçi Dados dhe Vladimir Priftit sipas tregimit të Dhimitër Shuteriqit, " Buka dhe thika" si dhe muzika nga Kujtim Laro.
Interpretojne:
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Sandër Prosi, mësues Todri
- Bujar Lako, Tunxhi
- Ndrekë Luca, Ndrio
- Agim Qirjaqi,
- Vangjo Grabocka,
- Muhamet Sherri,
- Luftar Pajo, Hanxhiu
Fabula
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mësues Dhaskal Todri, një patriot, i cili kishte ardhur nga jashtë shtetit, kishte lënë gjithë pasurinë e tij për të sjellë në Shqiperi nje ngarkesë me shkronja tunxhi dhe krijimin e shtypshkronjës së parë. Me kthimin e tij në atdhe, armiqtë e tij nuk ishin të kënaqur. Karvanxhiu i thjeshtë që e shoqëronte ngarkesën nuk arrin ta kuptojë dot patriotin, se përse kishte kaq shumë vlerë e gjithë kjo. Mësues Todri nuk pati mundësinë të arrijë në vendlindje pasi armiqtë e gjuhës shqipe e vrasin mësuesin patriot.