Jump to content

Universiteti Kristal

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Universiteti Kristal
MotojaKristalizo të ardhmen
LlojiUniversitet Privat
Themelimi2005 (mbyllur në 2014)
ChairmanDoçente Emira Spahaj
PresidentiAhmet Muçaj
RektoriDr. Leontiev Çuçi
KampusiTiranë, Korçë, Fier, Përmet
Faqja zyrtarehttp://www.kristal.edu.al

Universiteti Kristal ishte një universitet privat fitimprurës në Tiranë, themeluar në vitin 2005 nga Kompania Kristal, me pronar Ahmet Muçaj dhe i mbyllur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në gusht 2014.[1]

I vendosur në periferi të kryeqytetit, rreth 3 Km larg qendrës së Tiranës, Universiteti Kristal ishte ndër universitetet e para private në vend.

Programet e studimit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Disiplinat e studimit (rreth 40) përfshinin:

  • Shkenca Mjekësore,
  • Juridik,
  • Ekonomik,
  • Inxhinieri,
  • Shkenca Shoqërore, Kulturore dhe Artistike.

Rektori dhe Dekanët e degës në Tiranë ishin:

Stafi akademik i Tiranes përfshinte:

Universiteti kishte filiale në Tiranë, Fier, Korçë, Kukës dhe Përmet. Ndërtimi i kampusit dhe konviktit në Tiranë nisi në vitin 2003 – 2004. Kampusi i Tiranës ofronte shërbime si: bibliotekë, restorant, transport falas dhe fjetje.

Kampusi i Fierit ndodhej në qendër të qytetit të Fierit. Studimi zhvillohej në dy fakultete: Fakulteti i Shkencave Politike dhe Fakulteti i Administrimit të Biznesit. Studentët vinin kryesisht nga Vlora, Lushnja, Fieri.

Kampusi i filialit të Korçës ndodhej në dalje të qytetit të Korçës. Studimi zhvillohej në dy fakultete: Fakulteti Juridik dhe Fakulteti i Infermierisë. Studentët vinin nga Korça, Pogradeci, Erseka, Çorovoda, Skrapari, Përmeti dhe Gjirokastra.

Universiteti Kristal ishte akredituar nga Ministria e Arsimit dhe Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë për Programin e Studimit në Drejtësi (DNP) për ciklin 3 vjeçar dhe Farmaci (DIND) për ciklin 5 vjeçar të integruar [2], por në gusht 2014 akreditimi i Universitetit u tërhoq dhe universiteti u mbyll nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, për shkak se Universiteti Kristal nuk kishte respektuar kriteret ligjore e nevojshme për vazhdimin e aktivitetit mësimor [1]

  1. ^ a b "Mbyllet edhe Universiteti i Bossit". Arkivuar nga origjinali më 25 tetor 2016. Marrë më 6 prill 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë". Arkivuar nga origjinali më 11 gusht 2009. Marrë më 17 maj 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)