Ushtria Çlirimtare e Çamërisë
Ushtria Çlirimtare e Çamërisë (UÇÇ) është një organizatë paraushtarake e raportuar në rajonin veriperëndimor grek të Epirit.[1] Organizata thuhet se është e lidhur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare, të dyja organizata paraushtarake shqiptare etnike në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut përkatësisht.
Në vitin 2001, në internet u publikua një video ku shiheshin anëtarët e maskuar të UÇÇ-së, udhëheqësi "Mehmeti" tha se Ushtria Çlirimtare do të formohej në Shqipërinë e Jugut, dhe që "rreth 1 milion shqiptarë në Greqinë Veriperëndimore - Çamëri, jetojnë pa asnjë të drejtë, UÇÇ-ja do të jetë përfaqësuesi i tyre legjitim”.[2]
Kur Presidenti i SHBA-ve George W. Bush vizitoi Tiranën më 10 qershor 2007, një delegacion i UÇÇ-së dërgoi një letër me kërkesa nacionaliste. Delegacionet e UÇÇ-së dërguan letra poashtu në ambasadat e SHBA-së në Romë dhe Tiranë.
Në vitin 2001, policia greke raportoi se grupi përbëhej nga afërsisht 30-40 shqiptarë. Nuk e ka mbështetjen zyrtare të qeverisë shqiptare.[3]
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Historia e Çamërisë
- Ushtria Çlirimtare e Kosovës
- Ushtria Çlirimtare Kombëtare
- Armata Kombëtare Shqiptare
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Vickers, Miranda (2002) (.pdf), The Cham Issue - Albanian National & Property Claims in Greece, ARAG Balkan Series, Swindon, United Kingdom: Defence Academy of the United Kingdom, pp. 21, ISBN 1-903584-76-0,
- ^ "I U GRCKOJ USKORO AKCIJE ALBANSKIH EKSTREMISTA?". B92.net (në serbisht). Marrë më 2023-03-19.
- ^ "Macedonian Press Agency: News in English, 2001-05-31" (në anglisht). Marrë më 14 maj 2015.