Venera Lumani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Venera Lumani
Background information
Emri i lindjesVenera Lumani
Lindi (1990-06-16) 16 qershor 1990 (33 vjeç)
Struga (Ladorisht), Maqedoni[1]
këngëtare
Instrument(et)piano, kitarë

Venera Lumani (lindur më 16 qershor, 1990) është këngëtare shqiptare nga Struga (Ladorisht), Maqedoni[1].

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Venera ka lindur në fshatin LadorishtStrugës, ku dhe ka kryer mesimet fillore. Duke parë dëshirën e pasionin e madh për muzikën, prindërit e regjistrojnë Venerën që 5 vjeç në shkollë të muzikës, kështu që lidhja e saj me këngën është bërë e pandërprerë. Ka ndjekur shkollën e mesme për Kanto në Tetovë, dhe më pas studimet për muzikë në Fakultetin e Muzikës në Shkup [2]. Nga instrumentet muzikore njeh pianon dhe kitarën. Pasionin për këtë të fundit e ka trashëguar nga babai i saj i cili është kitarist i grupit “Shekulli i Dreqit”, Menderes Lumani [1]. Venera Lumani, është fituesja e edicionit të dytë të spektaklit më të madh shqiptar “The Voice of Albania” – Top Channel[3].

Diskografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • 2008: Dua të të dua
  • 2013: Natë e parë (ft. Lind Islami)
  • 2014: Mos më numëro
  • 2014: E doja
  • 2014: Dua të jetoj
  • 2015: Love

Burimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b c ladorishti.org Arkivuar 24 gusht 2013 tek Wayback Machine Venera Lumani: Biografia
  2. ^ top-channel.tv Arkivuar 3 qershor 2013 tek Wayback Machine Profilet e finalisteve: Venera Lumani
  3. ^ top-channel.tv Venera fiton "The Voice of Albania 2"