Vjosa Osmani
Vjosa Osmani | |
---|---|
Presidentja e 5-të e Kosovës | |
Titullar | |
Në detyrë 4 Prill 2021 | |
Kryeministri | Albin Kurti |
Paraprirë nga | Glauk Konjufca (aktrim) |
Me veprim | |
Në detyrë 5 Nëntor 2020 – 22 Mars 2021 | |
Kryeministri | Avdullah Hoti |
Paraprirë nga | Hashim Thaçi |
Pasuar nga | Glauk Konjufca (aktrim) |
Kryetarja e 6-të e Kuvendit të Kosovës | |
Në detyrë 3 Shkurt 2020 – 22 Mars 2021 | |
Presidenti | Hashim Thaçi |
Paraprirë nga | Glauk Konjufca |
Pasuar nga | Glauk Konjufca |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 17 Maj 1982 Mitrovicë, ish–Jugosllavia, (tani Republika e Kosovës) |
Partia politike |
|
Bashkjetuesja/et | Prindon Sadriu (martuar në vitin 2012) |
Fëmijët | 2 |
Arsimimi |
|
Punësimi | Politikane dhe Akademike Juridike |
Nënshkrimi | |
Vjosa Osmani – Sadriu (e lindur më 17 Maj 1982) është juriste dhe Presidentja e pestë e Republikës së Kosovës që nga data 4 Prill 2021.[1] Dy palë zgjedhjet e fundit të mbajtura në Kosovë e nxorën Vjosën si gruan deputete më të votuar në historinë e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ajo ka ligjëruar në Universitetin e Prishtinës, në R.I.T. Kosovo dhe në Universitetin e Pitsburgut.
E lindur dhe e rritur në qytetin e Mitrovicës, Vjosa Osmani u bë aktiviste politike dhe studioi drejtësi në Prishtinë si dhe në Shtetet e Bashkuara në Pittsburgh. Ajo ka punuar si këshilltare e presidentit të atëhershëm të Kosovës Fatmir Sejdiu para se të zgjidhej në Kuvend. Vjosa Osmani ka mbajtur pozitën e kryetarit të Kuvendit nga shkurti i vitit 2020 deri në mars 2021, si dhe ka shërbyer si ushtruese detyre e presidentit në periudhën nga nëntori 2020 deri në mars 2021 pas dorëheqjes së presidentit Hashim Thaçi. Pas zgjedhjes së saj si presidente, Vjosa Osmani u bë gruaja e dytë që mban këtë pozitë, si dhe është personi i parë që ka shërbyer si ushtrues detyre dhe presidente e Kosovës.
Vjosa Osmani ka kandiduar me sukses në një platformë kundër korrupsionit dhe ka shprehur dëshirën për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vjosa Osmani – Sadriu u lind më 17 maj të vitit 1982, në qytetin e Mitrovicës, Kosovë.[2] Shkollën fillore dhe atë të mesme, e përfundoi me sukses të shkëlqyeshëm në qytetin e saj të lindjes. Studimet themelore i përfundoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa studimet master dhe doktoraturën e përfundoi në Universitetin e Pitsburgut, në SHBA, ku u dallua në mesin e qindra studentëve ndërkombëtarë. Përgjatë të gjitha fazave të studimit, ajo ishte bursiste. Si profesoreshë universiteti në Kosovë ajo ligjëron lëndë nga fusha e së Drejtës Ndërkombëtare, ndërkaq në Amerikë ligjëron lëndën “Shtet-ndërtimi dhe e Drejta: Përvoja e Kosovës”.
Në përbërjen e Kuvendit të kaluar ka qenë kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike. Më herët ka shërbyer si Kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane dhe nënkryetare e Komisionit për Reforma Kushtetuese në Kosovë. Në zgjedhjet e 6 tetorit të viti 2019 u zgjodh deputete e Kuvendit të Kosovës. Në zgjedhjet e 14 marsi të viti 2021 u zgjodh deputete e Kuvendit të Kosovës. Më. 4 prill. 2021 u zgjodh kryetare e Kosovës.[3][4]
Krahas ndërtimit të karrierës së suksesshme, Vjosa është martuar dhe është nënë e dy vajzave binjake.
Veprimtaria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Angazhimi politik i familjes së Vjosës, ndikoi në formimin dhe angazhimin e saj politik. Karriera politike e Vjosës filloi qysh në adoleshencë, kur edhe ishte aktiviste e LDK-së, për t’u ngritur më pas ndër vite. Më 27 gusht të vitit 2009, Vjosa Osmani – Sadriu u zgjodh shefe e stafit të Presidentit të atëhershme të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu. Tash e tri mandate, Osmani është deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, me ç’rast në dy mandatet e fundit, ishte deputetja grua më e votuar në Kosovë.
Ndonëse në moshë të re, ajo njihet për kontributin e saj të dhënë për pavarësimin e Kosovës, saktësisht njihet kontributi i saj në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), ku në atë kohë ishte pjesë e palës kosovare në mbrojtjen e ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës, rast të cilin Kosova e kishte fituar kundrejt Serbisë. Në këtë proces jetik për pavarësimin e vendit, Vjosa ka shërbyer si përfaqësuese e Kosovës.
Çmimet dhe shpërblimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vjosa i përfundoi studimet e nivelit bachelor në Kosovë me bursë, e cila iu nda nga Ministria e Arsimit, duke u vlerësuar nga e njëjta si studentja më e mirë e Fakultetit Juridik në Kosovë. Njëherësh, ajo u zgjodh edhe një ndër pesë studentët më të mirë të vendit nga të gjitha fakultetet. Në vitin 2004, ajo ishte përfituese e bursës për përfundim të studimeve të nivelit master në Universitetin e Pitsburg-ut në SHBA. Në vitin 2005 është shpërblyer dy herë me Çmimin “Excellence For The Future Award”, nga Universiteti i Pitsburgut. Në vitin 2009, falë suksesit të treguar, kishte fituar përsëri bursë të plotë studimi, për përfundim të studimeve të doktoraturës në të njëjtin universitet, ku u fokusua përsëri në fushën e Juridikut, konkretisht në fushën e së Drejtës Ndërkombëtare. Po ashtu, për kontributin e saj në fushën e të drejtave të njeriut, ajo u vlerësua me Çmimin “Sheth International Achievement Award”, nga Universiteti i Pitsburgut.[5]
Fokusi politik i Vjosës është në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe për sigurimin e një juridiksioni të pavarur. Po ashtu, ajo është e fokusuar edhe në politikën e jashtme, veçanërisht në procesin e integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe në ruajtjen e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara. Përveç gjuhës amtare, flet edhe anglishten, turqishten, spanjishten dhe serbishten.
Tituj të veprave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ka publikuar libra, artikuj, monografi dhe punime nga fusha e të Drejtës Ndërkombëtare dhe Komerciale, si në gjuhën shqipe, ashtu edhe në atë angleze.
- The Role of the Parliamentary Diplomacy in Shaping the Foreign of the Policy of the Republic of Kosovo (University of Pittsburgh, Law Review, excepted publication: FALL 2014);
- Arbitration - A Guide for judges and practitioners (published by USAID, 2008);
- Balkans - Foreign Affairs, Politic and Socio-Cultures (co-author of section of Kosovo's Foreign Policy (EPOKA University Publications, Tirana, October 2011,ISBN:978-9928-4044-4-2);
- Kosovo's foreign policy: Five Years On (in "Political Thought: Foreign policy and aspects of international diplomacy", co-author, Year 2011, No 43, September 2013 Konrad Adenauer Stiftung;
- Bar Exam Manual - Section on Commercial Law (published by UNDP and Kosovo Chamber of Advocates, co-author, 2008);
- Representing Kosovo before the International Court of Justice( published by the Center of the International Legal Education (CILE Notes), September 2010, University of Pittsburgh - School of Law;
- Business Law - Authorized Lectures (published by Riinvest University, Kosovo, 2008);
- The Big Impact of a Small Program in the Development of the Rule of Law in Kosovo (in "The Export of Legal Education: Its Promise and impact in transition countries, published by Ashgate, 2009);
- MONOGRAPH: "Street Children in Kosovo", (published by the Finnish Human Rights Program in the Kosovo in three languages (English, Albanian, Serbian, 2004)[6]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=513595
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 1 shkurt 2020. Marrë më 6 shkurt 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=513595
- ^ https://telegrafi.com/vjosa-osmani-zgjidhet-presidente-e-kosoves/
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 28 mars 2019. Marrë më 6 shkurt 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 28 mars 2019. Marrë më 6 shkurt 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)